Një stuhi e fuqishme ka përfshirë qytetin e Heraklionit në ishullin e Kretës gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar reshje të rrëmbyeshme shiu, stuhi dhe përmbytje të shumta.
Rrugët në fshatrat përreth janë mbuluar nga uji, duke bllokuar qarkullimin në pothuajse të gjithë territorin.
Autoritetet lokale janë vendosur në gatishmëri të shtuar dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar. Ata rekomandojnë shmangien e udhëtimeve në rrugët problematike dhe ndjekjen e udhëzimeve të shërbimeve të emergjencës.
Gjithashtu është shpallur një për stuhi dhe reshje intensive shiu në të gjithë ishullin e Kretës, duke paralajmëruar për mundësinë e përmbytjeve të shpejta dhe dëmeve në infrastrukturë.
Sa bukur i vendos Tema titujt e lajmeve! Ja, si ky: "Stuhi e fuqishme përfshin Kretën dhe fshatrat përreth"!!!! Kreta dihet, është ishull, po fshatrat rreth Kretës si mund të spiegohen, kjo është çështja?!!!!!