Shërbimi i Jashtëm i Zbulimit të Rusisë (SVR) akuzoi të enjten industrinë serbe të mbrojtjes për furnizimin e Ukrainës me armë, pavarësisht qëndrimit zyrtar të neutralitetit që ka mbajtur Beogradi në lidhje me luftën, raporton The Moscow Times.
Sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të SVR-së, të paktën shtatë kompani kryesore të industrisë serbe të mbrojtjes kanë dërguar qindra mijëra raketa dhe miliona fishekë për armë të vogla drejt Ukrainës, duke përdorur, siç pretendohet, “certifikata të rreme të përdoruesit final”.
“Këto dërgesa vështirë se mund të justifikohen me qëllime ‘humanitare’. Qëllimi i tyre i vetëm i dukshëm është të vrasin dhe plagosin ushtarë dhe civilë rusë,” thuhet në deklaratën e SVR-së, e cila i cilëson këto veprime si “një përpjekje për t’i ngulur Rusisë një thikë pas shpine”.
Sipas një raporti të publikuar verën e kaluar nga Financial Times, Serbia ka eksportuar municione në vlerë prej 800 milionë eurosh (afro 908 milionë dollarë) drejt Ukrainës përmes vendeve të treta, që nga nisja e agresionit të plotë të Rusisë në vitin 2022.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili vizitoi Moskën këtë muaj me rastin e paradës ushtarake të Ditës së Fitores, ka mbrojtur eksportet duke i cilësuar si transaksione të ligjshme të realizuara përmes ndërmjetësve, si SHBA, Spanja dhe Çekia.
Mos u besoni,këto janë marifetllëqe që ti hedhin hi syve të opinionit të EU!
Hajde loje hajde, po kush i ha?
Saliu furnizonte ushtrine serbe me nafte per te levizur tanket kunder UCK, Vuciqi furnizon Ukrainen me arme per te vrare ruset. Eshte ashiqare qe si Saliu ashtu edhe Vuciqi jane te pabese. Saliu ishte i pabese me shqiptaret e Kosoves, duke e mbajtur vehten shqiptar te Shqiperise. Vuciqi nuk ka gjak rusi por eshte serb i kulluar, prandaj eshte me larte se Saliu qe vret vellezrit e tij per vehte, kurse Vucqi thjeshte vret kusherinjte e tij ruse duke furnizuar Ukrainen me arme. Me nje fjale ku e ku Saliu me Vuciqin. Saliu eshte ne nivelin e vampirit, kurse Vuciqi ne nivelin e nje matrapazi..
Serbet ne pergjithesi jane te pabese! Shqiptaret e Dardanise qe per fat te keq kane jetuar nen okupimin serb,e tregojne nje vaki te dy familjeve,nje shqiptare dhe nje serbe,te cilat kishin jetuar ne paqe dhe miqesi. Nje dite plaku serb ishte ne gjendje para vdekjes,kur e dergon nje femije me e thirre shqiptarin. Kur arriti shqiptari,pasi e pyeti serbin e shtrire ne krevat per shendet,ky ia ktheu:-A din perse te kam thirre? Jo i thote ky! Ndersa,plaku serbe,e çon jastekun dhe e nxejerr sopaten e mprehur mire! Kete sopat,o kojshi e kam ruajtur per Ty! Lexuesin e nderuar,e njoftoj bindshem se mbi 90% e serbeve madhore te Kosoves,ne nje fare forme kane marre pjese ne krime ndaj shqiptareve,edhe ata qe jane rritur,me perkrahjen e shqiptareve,kurre nuk kemi bese ne serbe hegjemoniste dhe antishqiptare as qe duhet te kemi ne te ardhmen!
Pa gajle, nuk krisën kurrë sepse të dy janë njëjte dhe historikisht të njohura me bindje fashiste - hegjemoniste e gjenocidite. Kjo është e një episod e lojës pistë midis tyre kundër popujve liridashës dhe vendev demokratike perëndimore - BE dhe SHBA.