Ministri i Kurtit reagon pas marrjes në pyetje në Prokurori

28 Maj 2025, 16:58Rajoni TEMA
Ministri i Kurtit reagon pas marrjes në pyetje në Prokurori

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar një ditë pas bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë dhe intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

“Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherësh janë dëshmitarët më të vëmendshëm në çdo cep të Kosovës.

Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zhvilloi të martën bastisje në Ministrinë e Bujqësisë.

Prokurori i rastit, Admir Shala tha më 27 maj se Prokuroria Speciale ka nisur një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

 

1 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    O zot çfar triqhtimi,erdhi koha kur edhe pispolitikan si peci speci te shet moral dhe e ban vîtimen,nderkohe qe para pak ditesh mbronte bizismenin e serbise sepse ishte musliman tha mender ministri i cili te vetmin kontribut per kete pozite e ka paftyrsine dhe urrejtjen ndaj ish presidentit Thaqi dhe uçk-s, ndryshe kurre sdo ta kishin njohur shqiptaret as ata qe i falenderon se i paskan dhane me te "shtrejten" voten, dalin provat per qindra miljona euro dhe prap ka ftyre te arsyetohet, ne zvicerr psh apo ne ndonje vend europian ky pis dhe gjithe rrethi i tij sdo ta kishin parr diellin me sy per vite te tana.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje