Masat ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Europian kanë sjellë pasoja financiare. Mbi 613 milionë euro konsiderohet se është vlera e projekteve që janë pezulluar, ndërsa mbi 7 milionë janë humbur tërësisht. Heqja e graduale e masave është paralajmëruar nga Kaja Kallas por nuk është sqaruar se kur ato do të hiqen tërësisht.
Prej dy vitesh Kosova është nën masat ndëshkuese të Bashkimit Europian. Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme Kaja Kallas paralajmëroi heqjen graduale të tyre duke kushtëzuar me situatën në terren në veri.
Bashkimi Europian nuk ka sqaruar se cilat masa kanë filluar të hiqen fillimisht apo se kur ato do të hiqen plotësisht.
Mirëpo, ajo çfarë dihet janë pasojat financiare të këtyre masave ku disa prej projekteve të cilat kanë qenë të planifikuara të realizohen janë pezulluar ndërsa disa të tjera kanë humbur në tërësi.
“Vlera totale e këtyre projekteve është 613.4 milionë euro. 7.1 milionë euro nga kjo vlerë kanë humbur në tërësi kjo si rezultat i kalimit të afateve të lejuara për nisjen e procedurave për projekte të caktuara. Këto masa kanë ndikuar direkt në zbatimin e projekteve që financohen nga fondet IPA në vlerë prej 218 milionë euro dhe ËBIF në vlerë prej 395.5 milionë euro”, tha për A2 CNN Adelina Rukolli nga Instituti GAP.
Nga fondet IPA janë ndikuar marrëveshjet e nënshkruara nga vitit 2020, 2021 dhe 2022 dhe një marrëveshje e paproceduar që është e vitit 2024.
Ndërsa nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) janë bllokuar tetë aplikime për grante dhe kredi. Dy prej tyre gjatë vitit 2023 dhe gjashtë të tjera gjatë vitit 2024.
“Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin me 350.7 milionë euro, energjinë me 114.4 milionë euro, digjitalizimin me 57 milionë euro dhe kulturën me 15 milionë euro”, theksoi Rukolli.
Humbësit më të mëdhenj konsiderohen qytetarët pasi ka projekte që përfshirjen e shtrirjen e rrjetit të ujërave të zeza apo edhe të ngrohtores.
Masat ndëshkuese u vendosen pas trazirave në katër komunat e veriut ku serbët kundërshtonin vendimin që kryetarët shqiptarë të hynin në objektet komunale.
Po nga Ipard sa humbi Shqiperia. Nese ka vend ku duhet te nderhyje spaku eshte pikerisht aty.
koqevar o koqevar, ne vend te trurit ke nje kar. Komento ne portalet e fshatit tend, s ke pune ketu
Mbajeni Albinin me shëndet ju në Kosovë që votuat për të. Ju qiftë perëndimi mbrapa e para. Zemra ma do t'ju drejtohem me fjalët "vëllezër e motra" por nuk mundem sepse shumica dërrmuese e kosovarëve që takoj më drejtohen me shprehjen e urryer "ju të Shqipnisë", si dhe më çajnë karin me teori konspirative se sa të këqija i vijnë Kosovës nga Shqipëria, plus që shfaqni një arrogancë të padurueshme. Sa mirë do të ishte t'jua mbante xhepi arrogancën, por ja që nuk e keni këtë luks, jeni pa pare, pa forcë, keni vetëm pordhë dhe kafene ku i tregoni njëri-tjetrit përralla delirante. Pra, më hongëshi mutin dhe ju bëftë mirë.
Kam aq kohe qe e them qe Koqevaret duan plazhet,detin, malet nga Shqiperia. Por jo Shqiptaret. Ne na shajne, e percmojne a thua sikur vete jane Zvicerane. (vete ne fakt jane super handikapate)