Rusia e ka kritikuar ashpër Vuçiqin se po i dërgon fshurazi armë Ukrainës. Sipas burimeve ruse, armët që Serbia po ua shet disa vendeve të tjera, kanë përfunduar në duart e ukrainasve që po luftojnë kundër Rusisë.
Pas këtyre kritikave, Aleksandar Vuçiq i shqetësuar dukshëm, doli dje në mediat serbe dhe tha se ai personalisht do të urdhërojë ndërprerjen e të gjitha kontratave për shitjen e armëve dhe municioneve për të cilat ekziston dyshim "se po keqpërdoren dhe se mund të kenë përfunduar në frontin e luftës në Ukrainë".
Pas kritikave nga Moska, presidenti serb tha se ata menjëherë kanë themeluar një grup pune mes Serbisë dhe Rusisë për të shqyrtuar faktet në lidhje me akuzat e ngritura.
Serbia pohon se është "neutrale" në këtë konflikt, por sipas mediave, fakt është që Serbia është duke shitur armë në vende të cialt më pas po i dërgojnë në Ukrainë.
Nga ana tjetër, Serbia po përfiton me çmime më të lira gaz nga Rusia dhe benefite të tjera, siç është për shembull mbrojtja e Serbisë nga Rusia në arenën ndërkombëtare, në veçanti kur ka të bëjë me Kosovën.
Ndërsa për lojën e Vuçiqit me BE me siguri që jemi të gjithë të njoftuar.
Me një fjalë, ky farë lloj "neutraliteti" po shfrytëzohen për përfitime dhe lojëra të dy e trefishta në të gjitha anët. Por shtrohet pyetja: deri kur do të lejohet kjo lojë e Vuçiqit? (Bahri Cani)
Lini një Përgjigje