Dorëheqja e Haradinajt, Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së:

24 Maj 2026, 15:35Rajoni TEMA
Dorëheqja e Haradinajt, Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së:

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie të mbajtur këtë të dielë.

Gjini i cili është edhe kandidat për kryeministër nga AAK-ja ka folur para delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së.

Ai ka theksuar se AAK-ja nuk po nis nga fillimi, por nga një bazë e ndërtuar ndër vite me besim dhe bashkëpunim.

“Vëllezër e motra, unë besoj fort se gjithçka për të cilën po flasim sot është e arritshme. Nuk jemi duke u nisur prej tokës, por prej një ndërtese të jashtëzakonshme që e kemi ndërtuar së bashku me ju, kryetar. Po nisemi prej besimit që e kemi për Kosovën, prej bindjeve që i kemi ndërtuar me qindra e mijëra njerëz në Kosovë. Nuk jemi duke u nisur prej zeros dhe kjo na jep forcë: ne mundemi, Aleanca mundet, Kosova mundet. Kosova ka njerëz, Aleanca ka njerëz”, tha ai.

4 Komente

  1. K
    Kavalioti

    Me ne fund shpetoi AAK nga Ramushi.

    Përgjigjjuni
    1. E
      EMIGRANTI

      Ndoshta e ka me hile se kujton se mos e zgjedhin president,sic eshte zgjedh perhere K/M me votat e te tjereve.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Clever

        Renjen nen 4% te AAK ne zgjedhjet e 7 qershorit po e len Laramushi nen drejtimin e Gjinushit.

        Përgjigjjuni
        1. Hakiu

          Kurr ta kthen Çakorrin dhe jep sqarim per aneksmarveshtjen Gjukanovic,-Thaqi-Ramushi per Çakorrin,flasum se kush ishte lamushi.Kjo eshte vetum nje pike nga 1000 pike-mekatet e tij.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje