“Gjuha shqipe nuk negociohet”, paralajmërohet protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV

23 Maj 2026, 22:50Rajoni TEMA

Një protestë solidarizuese në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mbahet të martën në Tiranë, pas tensioneve të krijuara lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës dhe protestave të zhvilluara së fundmi në Shkup.

Protesta është paralajmëruar nga aktivisti Mevlan Ademi përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku ai ka bërë thirrje për mobilizim dhe mbështetje ndaj kërkesave të studentëve shqiptarë.

“Zëri ynë nuk do të ndalet, ashtu siç nuk do të ndalet as kërkesa jonë pa kompromis për zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Më 26 maj mblidhemi në Tiranë në orën 17:00 dhe pas saj në Prishtinë, e më pas, bashkë si ‘të paedukatë’ që na quajnë, do të rikthehemi sërish në Shkup, kësaj here para Qeverisë që shkel mbi të drejtat tona me arrogancë. Ne nuk do të zmbrapsemi. Ne nuk do të heshtim. Gjuha shqipe nuk negociohet”, shkruan Ademi.

5 Komente

  1. D
    Drinizi

    Një gjuhë që e flasin mbi 30%e poullsis dhe nuk është gjuhë zyrtare në gjithë teritorin e një shteti është skandal.Le të jetë si në Zvicër,Belgjik ,…..le të jetë si në Kosovë ,ku 5% e serbëve kanë sebishten gjuhë të barabart zyrtare me shqipen ,në gjithë Kosovën.Në Maqedoni kush i hekën tabelat e rrugëve që ishin edhe shqip ,favotizohet,kush i hekë mbishkrimet po ashtu,asnjë dokument zyrtarë në shqipë nuk lëshohet në gjithë teritorin e këti shteti.Gjithë shqiptarët e punësuar flasin maqedonisht asnjë maqedon as edhe mirdita nuk të thotë.Mos flasim më për punsimin e shqiptarëve….

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjergj Kastrioti dv

      Se per flamur e per gjuhe amtare/ ngjallen prape heronjte tane ne varre!

      Përgjigjjuni
      1. b
        bashkimi për dejtësi

        Vëllezër, u bëj LUTJE mos kërkoni gjuhë shqipe vetëm në fakultet por në gjithë territorin në Yllirid ku kombi flet gjuha shqipe sepse kjo është drejtë historike e fituar me gjake dhe e drejtë e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare.

        Përgjigjjuni
        1. #
          #

          Maqedonia Veriut do ketë fatin e Ukrainës nëse guxon të cënojë gjuhën shqipe.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tellalli

            Pse kështu, apo do t'a sulmojë Shqipëria ?

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje