Dy “non grata” pjesë e qeverisë së re serbe, Escobar: Jemi të zhgënjyer

22 Maj 2024, 09:45Rajoni TEMA
Dy “non grata” pjesë e qeverisë së re serbe, Escobar:

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili është në ditët e fundit të tij në këtë pozitë deri në marrjen e një roli të ri në diplomacinë amerikane, në një intervistë për Atlantic Council ka folur për raportet në mes të SHBA-së dhe Serbisë, dhe Kosovës.

Escobar ka thënë se SHBA është e zhgënjyer me faktin se dy zyrtar të sanksionuar nga DASH janë futur si emra në qeverinë e re të Serbisë. 

Diplomati amerikan ka thënë se raporti i Serbisë me SHBA-në varet nga disa kushte, se si Serbia sillet me fqinjët dhe se si ndërvepron me partnerët euro-atlantik.

Escobar ka thënë se në të kaluarën raporti i SHBA-së dhe Kosovës ka qenë më i mirë dhe e ka cilësuar si një raport sfidues. Diplomati amerikan ka thënë se SHBA mbetet e përkushtuar për pavarësinë, integritetin territorial e sigurinë e Kosovës dhe një gjë e tillë s’do të ndryshojë kurrë.

Gjithashtu ka thënë se SHBA ka një lidhje tepër të thellë me popullin e Kosovës dhe se SHBA-ja mbetet një shtet shumë pro-Kosovës. Escobar ka thënë se kudo që udhëton e ka ndjenjën reciproke që populli i Kosovës janë pro-amerikan. Diplomati amerikan thotë se kjo i jep një forcë dhe stabilitet raportit, megjithatë shton se s’është sekret që raporti mes dy vendeve ka pasur sfida.

Këtu Escobar përmend të pasurit një vizion të përbashkët për rajonin dhe për atë se si mund të avancohet projekti kombëtar i Kosovës. Ai tutje ka shtuar se shpreson që do të vazhdohet përmirësimi i raportit në mes të SHBA-së dhe Kosovës dhe thotë se jo vetëm SHBA, por edhe nga i gjithë QUINT ka vetëm vullnet të mirë për të përmirësuar raportin me Kosovën.

“Do të thoja që Kosova ka pasur një raport të mirë me SHBA-në në të kaluarën. Është një raport sfidues. Siç kam thënë më parë, SHBA është e përkushtuar plotësisht për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës, kjo s’do të ndryshojë kurrë. Kemi një raport tepër të thellë me popullin e Kosovës, dhe kjo s’do të ndryshojë kurrë. SHBA mbetet shumë pro-Kosovës. Kudo që udhëtojë unë e kam atë ndjenjën reciproke që ata janë shumë pro-amerikan.

Kjo i jep një forcë dhe stabilitet raportit. Por thënë këtë, s’është sekret që kemi pasur sfida në të pasurit një vizion të përbashkët për rajonin dhe se si mund të punojmë bashkë për të avancuar projektin kombëtar të Kosovës. Unë shpresoj që do të vazhdojmë të përmirësojmë këtë raport. Dhe mund të them që ka veçse vullnet të mirë, jo vetëm në SHBA, por në gjithë QUINT-in për të përmirësuar raportin”, ka thënë Escobar.

2 Komente

  1. F
    Fantaziasti

    Eshte nje ndermarrje e nivelit te ulet nga ana dipllomatike e nje dipllomati te ketij rangu si Eskobar. Duket sikur keto fjale nuk jane per "inteligjencen" artificiale, por per fshataret dhe shtresen e ulet te Kosoves. Eskobari fare hapur si nje "fshatar i zakonshen" kuvendon me popullin e Kosevs dhe u spjegon me llafe direkte se Amerika eshte , ka qene dhe do jete me Kosoven. Une nuk jam fshatar dhe e kam kuptuar kete me kohe qe diten qe Amerika i dha lirine Kosoves, se Kosova eshte interesi i Amerikes dhe perendimit ne frontin e "Lindjes". Me thene te verteten nuk kam qene i qarte me politiken e Kurtit qe gjithmone ka hedhur gure ne rotat e Amerikes dhe Evroped dhe ka sabotuar politiken e tyre. Fillimisht kam menduar se Kurti i kupton mire keto pune sepse edhe Kurti nuk eshte "fshatar i pagedhendur" por i kam dhene te drejte me spjegimin se Kurti duke ditur kete predispozicon te panderuar te Amerikes ka menduar me shume per vehte se sa per Ameriken dhe ka ndjekur politiken populiste te luftes patriotike ne te tera frontet. E ka bere kete per ti bere qejfin nivelit te ulet fshatar te Kosoves kunder intelektualeve, per tu evidentuar si patrioti i pare ne Kosove. Gjithmone Kurti ka pasur nje ide me te mire se Amerika...Psh reciprocitetin ai e perdori si presion per Ameriken dhe Evropen qe ta detyronin Serbine te njihte Kosoven fillimisht dhe pastaj ai te bisedonte per planet e metejshe. Pra kerkonte me shume se ci jepnin dhe une e justifikoje ma idene se Kurti eshte baca jone. Qe te mos zgjatem me shume, keto fjale te Eskobarit i drejtohen pikerisht nivelit te ulet si puna ime ne te shkuaren dhe ju tregon popullit te Kosoves me fjale fshatare qe Kurti nuk ka arsye te kundershtoje sepse Amerika ka lidhje shpirterore me Kosoven dhe ajo di se cben. Me nje fjale mos degjoni Kurtin sepse ai punon per vehte nga qe punon sipas planeve nga nga padrinua dhe nuk punon per Kosoven. Eskobar i ben thirrje puntoreve, fshatereve, rrugaceve te Kosoves me fjalor ordiner qe te mos votojne per Kurtin sepse ai eshte i dyshimte. Eshte i dyshimte se me politiken e tij ka vene ne dyshim dashurine e Amerikes per shqiptaret dhe dashurine tone per "nenen" Amerike. Me siguri keto fjale jane si fluturimi i zgalemit para furtunes dhe Eskobar indirekt mbeshtet Makronin ne kritikat kunder Kurtit. Dicka po pergatitet! Tani pres qe tere "dardanet" e Kurtit si skiftera dhe kursesi si shqiponja te me hidhen per fyti. Ata urejne edhe emrin tone shqiptar dhe sipas skenarit serb percajne shqiptarizmen sipas krahinave dhe fshatrave ku jetojne. Padrinua urren ne kulm "bashkimin tone kombetar" dhe cuditrisht edhe Albini e urren kete ide....

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gostivari

      Sa shprehje skajshmërisht EUF(emrore)emike, zotëri ! Ne që lakmojmë që shqiptarët e Luginës as që ëndërrojnë të jenë të diskriminuar si shkiet në Dardani.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje