Bashkimi Evropian e ka kritikuar të martën një aksion policor të autoriteteve kosovare në veri të Kosovës ndaj zyrave financiare, duke e cilësuar atë si përshkallëzues dhe të njëanshëm.
“Operacionet e së hënës dëshmojnë edhe një herë se autoritetet e Kosovës u japin prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët në terren”, tha në një komunikatë për media zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Gjatë aksionit të së hënës, autoritetet në Kosovë i mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Gjatë aksionit, që autoritetet e Kosovës thanë se kishte të bënte me vendosjen “e rendit dhe ligjshmërisë”, u konfiskuan prova të ndryshme, përfshirë para.
Sikurse Shtetet e Bashkuara më herët, edhe Bashkimi Evropian e quajti vendimin e autoriteteve kosovare veprim të pakoordinuar dhe përshkallëzues.
“Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre zyrave pa një paralajmërim paraprak, apo pa koordinim, vetëm disa ditë pas takimit të fundit të dialogut, i cili po ashtu merrej me çështjen e këtyre objekteve të bankës Postare Kursimore, është një përshkallëzim dhe shkon kundër frymës së normalizimit dhe dëmton vullnetin e mirë të Kosovës në arritjen e normalizimit të raporteve përmes dialogut”, thuhet në komunikatë.
Kosova dhe Serbia janë takuar shtatë herë muajt e fundit në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për ta gjetur një zgjidhje për dërgimin e ndihmës financiare nga Serbia për serbët e Kosovës, por nuk kanë gjetur pajtim deri tani.
Pas takimit më të fundit javën e kaluar, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se takimi dështoi pasi pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje. Ndërsa kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, tha se pala kosovare i “refuzoi të gjitha propozimet”.
BE-ja tha më 15 maj pas takimit se, edhe pse e kishte bërë një propozim kompromisi që i “përshtatej” qëndrimeve të palëve “në shkallë maksimale të mundshme”, palët nuk u pajtuan për disa çështje kyçe, përfshirë as për shtrirjen e përgjithshme të aktiviteteve të entitetit të ri, fushëveprimin e përfituesve të këtij entiteti, dhe ndihmën financiare nga Serbia për institucionet e mbështetura nga Serbia në Kosovë.
Stano theksoi më 21 maj se aksioni policor i një dite më parë në veri i vë në rrezik zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që u arrit në fillim të vitit të kaluar.
“Operacioni i policisë së Kosovës po ashtu dëmton negociatat në vazhdim e sipër për një zgjidhje të përkohshme për njerëzit që kanë pasoja negative nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme”, shtoi ai.
Ai e përsëriti se “statusi i strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet me dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe”.
Stano u bëri thirrje dy vendeve fqinje t’i kthehen dialogut të Brukselit.
Aksioni i autoriteteve të Kosovës u krye një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se ka përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.
Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave./REL
Dardanet thojn: Kot lodhnje ju te Evropes. Ne t'VV nuk pytna per ju, jena n'venin tone, jena sovranista, do hajm ene bar e nuk bashkojna me Evropn. Qisoj na ka msu Kurti i madherishem.
ec e kupto se cka duan këta të perëndimit. në krye të qeverisë serbe qëndrojnë armiq të egër të perëndimit me me 85% mbështetës dhe nuk belbëzoni: me ne 100 % properëndimorë, na kapni për fyti - cka po u bëni serbëve! Pse përmendni se nuk paguajnë me vite energji, ata janë të ndieshëm dhe stresohen nga prania juaj. Lerëni të kenë edhe brinjë e le t´ju shqyejnë, se e kanë për kënaqësi, argëtim. Jeni jotolerantë ndaj fyerjeve që po ju bëjnë, po jo me motive politike, thjesht e kanë argëtim e kulturë antropologjike serbe. LEPE Turqi, Pronto, jes sir
Ne kohen kur exchange eshte mbare boteror, mbyllja e bankes Serbe nuk ka asnje perfitim per Kosoven, pervecse krijon nje ferkim tjeter te panevojshem, i jep nje shkak Serbise te ankohet e qaj, sikur Kosva kerkon ti vrase qytetaret Serbe ne Mitrovice. Qeveria e Albinit merret me cic-mic, nderkohe qe Kosova po humbet trenat njeri pas tjetrit. Treni i fundit ishte pranimi kosoves ne KiE, nuk u pranua se Albini ate qe premton ne mengjez, e mohon ne darke, eshte partner i pabesueshem. Amerika po lodhet me lojen e Albinit, po lodhet me mashtrimet e tij, kerkon njeri serioz te ulet ne tavoline. Kosova fitoi Ameriken ne Rambuje, sepse firmosi planin qe i vuri perpara Amerika. Po te mos kishte firmosur, sot ne kosove nuk do kishte asnje banor, vetem dele Serbe qe kullosin. Kete nuk kuptojne Kosova, duhet hequr Albini menjehere.
Kjo pune eshte me e Komplikar se sa e paraqet Albini. Pyetja e pare eshte se pse keto banka kane ekzistuar ne Kosove? Kush i hapi dhe pse? Pyetje tjeter eshte se nqs Albini i ka hapur ahere pse po i mbyll? NQS kane qene ilegale, pyetja eshte pse Albini i ka lejuar deri me sot? Duket qe kjo pune eshte nje psikopati e Albinit ne lojen e tij te rrezikshme me fatet e Kosoves(me falni Dardadhjese).
Albini, ti i dhjerë, (Dardania është shteti më ikonik i Ilirisë; vullkani i shqiptarisë) mendon ti se do hapte front të gjerë kundër shkive. Trashëgoi në mal me gafa politike të paraardhësve, ndërkohë që Rusia e "kampionatit botëror" dhe e "lojërave olimpike" të skenarit të OPORTUNITETIT PERËNDIMOR, që mori krah me periudhën presidenciale të Obamë cuditërisë konspirative e u thellua me sharlatanin Trump, shkaktoi përgjumjen e perëndimit (sillni ndër mend përqafimet) dhe boshti ortodoks i ekstremizmit shovenist hapi lojën e shahut në Ukrainë dhe, me lëshimet shkallë - shkallë ndaj Serbisë, gjeti objektiv shqiptarët përtë demonstruar seriozitet, me shpresë se do ta detyronin Albinin të bënte "vetëvrasje" për të kënaq orekset e ngatërrestarëve evropianë, duke krijuar situata se vetë vendosët të vetëvriteni përmes negociatave me Shkininë. Albini i duhet Amerikës. Pikë.