Në një mesazh të ri për Prishtinën zyrtare, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano e përshkroi krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si një “detyrim të qartë ligjor”, të cilit nga sa nënkuptoi ai, Kosova, nuk i shpëton dot.
Krijimi i kësaj bashkësie duhet të paraqitet dhe diskutohet në dialog, u shpreh Stano. “Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës janë procese të veçanta.
Megjithatë, si BE ashtu edhe KE janë organizata të bazuara në respektimin e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të njerëzve që u përkasin pakicave kombëtare”, shpjegoi ai.
“Është e rëndësishme të kujtojmë se themelimi i Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe Asociacioni është detyrim i paplotësuar i Kosovës që rrjedh nga Marrëveshja e Dialogut e vitit 2013 – e vetmja Marrëveshje e Dialogut e ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës me 2/3 e shumicës.
Prandaj, është një detyrim i qartë ligjor për Kosovën sipas ligjit ndërkombëtar dhe rrjedhimisht një çështje e sundimit të ligjit, e rëndësishme për të dyja organizatat”.
Stano kujtoi se përmbajtja e statutit të paralajmëruar se do të hartohet nga Qeveria e Kosovës nuk dihet dhe nuk është diskutuar me Serbinë dhe ndërmjetësuesin e BE-së. “Prandaj, është e pamundur të vlerësohet përputhshmëria e tij me Marrëveshjet e 2013 dhe 2015 në këtë fazë”, u shpreh ai.
Kurti do e shkrun serbisht variantin e tij per asosiacion..... ketu ka ra Kosova me nkry VV.
Asociacioni eshte krijimi i 'Republica Serbska' ne Kosove, qe neser te beje referendum dhe te ndahet nga Kosova. Te drejtat e pakicave Kosova i ka ne kushtetute dhe nuk ka nevoje te krijoje asociacione per serbet, romet, maqedonasit, turqit e keshtu me radhe. Perse europa nuk lejon krijimin e asociacioneve ne vendet Europiane ku Polonia ka gjermane te shumte, Hungaria ka austriake, Zvicra ka italiane, e keshtu me radhe. Perse Spanja nuk krijon Asociacionin e shteteve baske!? Por Kosova duhet te krijoka asociacione qe nuk kane asnje baze historike, gjeografike, politike apo administrative! Serbet u mblodhen ne Mitrovice me urdher te Serbise, qe i kishte bere keto plane dhe i mbante ne sirtaret e saj gati per situata te tilla. Shiko se cfare po ndodh ne Bosnje-Hercegovine? 'Republica Serbska' po kerkon ndarjen nga Bosnja dhe bashkimin me Serbine. Ky eshte plani. Bravo Albin! Ke mbeshtetjen tone.
jo po se, anise po, po jo se - ashtu sic patëm dëgjuar me Bosnjën dekada më parë...
Kurti vazhdimisht ka humbir shancet qe i jane ofruar nga perendimi. Gjithmone ka gjetur ndonje "yckel" per te kundershtar duke i sherbyer ne kete menyre planit ruso-serb per mosgjetjen e zgjidhjeve dhe acarimin e vazhdueshem te situates ne Ballkan dhe me te edhe ne Evrope, qe eshte qellimi i Putinit. Ne rastin qe po diskutojme, Albini kish mundesi qe teorine e tij te dashur te "reciprocitetit" ta perdorte ne punen e asociacionit dhe te kerkonte qe drejtat e shqiptareve ne Serbi, te ishin njelloj si te drejtat e serbeve ne Kosove, ose e kunderta... Kjo do ja linte dopjogjashten Vuciqit ne dore... Bile Kurti si gjel qe eshte, ne kuader te kapardisjes se tij mund te deklaronte me plote gojen :Le ta beje Vuciqi asociacionin me te njeta te drejta qe ai do u japi shqiptereve te Serbise...Por jo... dhe keshtu jemi ku jemi dhe te na roje baca Kurti qe ne burgun serb, u perpunua me "hekur te nxehte". Poshte serbet keta kriminele te ndyre!
Ore injorant, kjo i takon Republikes se Shqiperise per ta bere, eshte e shkruar edhe ne kushtetute.
Injorant dhe idjot je vet, or "X". Republika e Shqiperise nuk ka probleme sic ka republika e Dardadhise(Dardhadhjese). Une nuk thashe qe kjo eshte gje e mire, por thashe qe mund te jete pergjgje per Kurtin ne kuader te asociacionit. Sidomos ne kushte kur Kurti ka dale mbret i Dardadhise qe presupozon se "kosovaret" nuk jane shqiptare" por "dardhjese". Ai, dhe vetem Ai, ka te drejte ta beje kete propozim sepse dardanet, dardhjanet dhe pordhanet e Serbise dhe Kosoves nuk jane shqiptare sic pretendon ti por jane rrace tjeter qe kane ardhur nga Marsi, sic pretendon Kurti. Ketu eshte puna or idjot qe nuk e kupton Kingun e Math te Dardhjereve. Ai eshte per nje shtet te ri ne Balkan te perbere nga popullsia me e re e cudicme e njerezimit. Kjo do e linte me duar bosh Vuciqin, qe mendon njelloj si Rama qe popullsia e Kosoves eshte shqiptare. Ketu eshte manovra! Kjo eshte loja! Faleminderit per mirekuptimin!
Afrika ka ligje mjaft të avancuara për mbrojtjen e specieve të vecanta. Le të shfrytëzohen si epigon për asociacionet eshkive.
Po , po. . . , sepse Europes nuk i mjafton vetem nje shtet qe e bene lemsh , i cili edhe sot nuk eshte shtet funksional si litari i lene jashte varrit , Bosnje-Herzegovinen , por kembengulin me cdo kusht qe te krijojne nje tjeter model edhe me te felliqur se ai qe gatuan ne Bosnje ! Une nuk kam pasur dhe nuk kam ndonje simpati per k/ministrin Kurti , por sa i perket "Associacionit" e mbeshtet me te dy duart .
Ne kete shtet te quajtur Kosove dhe te krijuar nga Fuqite e Medha si kosovaret-shqiptare ashtu edhe kosovaret-serbe, duhet te gezojne te njejtat te drejta. Vetem keshtu qytetaret kosovare te te gjitha etnive do te jetojne ne paqe.