“Eurodeputetët fundërrinat më të këqija” - Fyerjet e Vuçiqit ngrenë në këmbë BE-në

10 Shtator 2025, 12:46Rajoni TEMA
“Eurodeputetët fundërrinat më të këqija” -

Nga Bashkimi Evropian pret mbështetje, ndërsa disa eurodeputetë i quan “fundrrinat më të këqija”.

Fyerjet e shprehura nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po përballet me muaj të tërë protestash masive antiqeveritare, ndezën alarmin midis institucioneve evropiane.

Ngjarjet në këtë vend, përfshirë veprimet e policisë gjatë protestave, u përshkruan si shqetësuese nga institucionet evropiane.

Disa eurodeputetë propozuan të shqyrtojnë mbështetjen e mëtejshme financiare për Serbinë - vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian - ndërsa opozita vendase i bëri thirrje BE-së që të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të Qeverisë serbe, shkruan "REL".

Pas kritikave, Vuçiq pranoi se ndoshta gaboi që i quajti eurodeputetët e Partisë së Gjelbër Evropiane fundrrina, duke thënë se për ta mendon “shumë më keq”.

Më 9 shtator, në Parlamentin Evropian u mbajt një diskutim për demokracinë në Serbi, i organizuar nga eurodeputetët e Socialistëve dhe Demokratëve, të grupit Rindërtojmë Evropën dhe të Gjelbrit.

Këto grupe përbëjnë mbi një të tretën e eurodeputetëve.

Jellica Miniq, nga Lëvizja Evropiane në Serbi, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e Vuçiqit ishin tronditëse për evropianët dhe njerëzit nga institucionet evropiane.

“Është një pikë kthese që i ngriti të gjithë në BE në këmbë”, thotë ajo.

Miniq kujton se Vuçiq edhe më parë i ka ofenduar zyrtarët evropianë, por, sipas saj, tani “ka ardhur koha për të paguar çmimin” për këto deklarata.

“Besoj se tani do të fillojë llogaridhënia për gjithçka që ka ndodhur më parë”, thotë ajo.

Kriza disamujore në Serbi u shkaktua nga shembja e një strehe të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku, për pasojë, humbën jetën 16 persona.

Në protestat masive antiqeveritare, protestuesit e udhëhequr nga studentët kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjëse për këtë incident.

Protestuesit akuzojnë policinë për përdorim të forcës së tepërt gjatë shpërndarjes së tyre, por një gjë e tillë mohohet nga autoritetet dhe vetë policia.

 

4 Komente

  1. B
    Bato

    Nje prej tyre Beleri

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tes

      E ka me Bejlerin dhe disa si puna e Bejlerit.

      Përgjigjjuni
      1. d
        doktori

        Per here te pare Vuçiç ka folur drejt.Pse nuk eshte funderrine Fredi Bejleri apo keni dyshime.Si ai mund te jene edhe shume kamikaze ne ate podium

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taku

          E prejm me bast qe NUK do ket llogaridhënie... Po fare! Fashizmi dhe rracizmi shpërblehen nga BE... Kur bëhet fjalë për Serbinë natyrisht...! Kanë dhën 30 vite rresht prova për ktë pun

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje