Sulmi i Kurtit ndaj Kushtetueses - Reagon ambasada gjermane: Politika të përmbahet nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale

9 Shtator 2025, 12:00Rajoni TEMA
Sulmi i Kurtit ndaj Kushtetueses - Reagon ambasada gjermane: Politika të

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka reaguar pas kritikave për vendimet, që kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, i drejtuan gjykatës më të lartë të vendit.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ambasada thekson rëndësinë e pavarësisë gjyqësore si një gur themeli i sundimit të ligjit dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqësorit.

“Ambasada Gjermane në Prishtinë thekson rëndësinë e pavarësisë gjyqësore si një gur themeli i sundimit të ligjit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë gjyqësorit dhe të përmbahen nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ky reagim vjen dy ditë pasi Kurti kritikoi Kushtetuesen për vendimet që i ka marrë gjatë mandatit të tij qeverisës, dhe ato të muajve të fundit lidhur me konstituim të Kuvendit dhe një ditë pas reagimit të gjykatës kushtetuese. Kjo e fundit ka shprehur shqetësim për “deklarimet e pamatura” të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve politikë.

Përmes një reagimi, Kushtetuesja tha më 8 shtator se pavarësia dhe paanshmëria e saj janë të mbrojtura me Kushtetutë dhe asnjë “institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj”.

“Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gjyqtarët kushtetues përbën cenim të parimit themelor të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe në vetë demokracinë”, u tha në reagim.

Sipas gjykatës në të lartë në Kosovë, vendimet e saj bazohen në Kushtetutë, praktika gjyqësore dhe në standarde ndërkombëtare.

5 Komente

  1. H
    Humoristi

    Haxhilesha,pas mbi 124 votimeve nuk u zgjodh si kryetare e kuvendit ,por u zgodh nenkryetare,pas thirrjeve te saja antikombetare,qe kosovaret te mos pushojne ne Shqiperi,se qorapkuqi nuk po e dojke Edi Ramen!?Ne programin qeveritare Kyrti Vladimiri genjen kosovaret se do ta sundoje Tiramen!?A ka rrene me te trashe!?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      Te verteta te dhimshme ke thene. Gjithnje i kam menduar Kosovaret si Shqiptare te vuajtur. Por realisht ata kane mentalitet kolonizues sic the dhe ti. Duan te Kosovarizojne Shqiperine, jo te Shqiptarizohen vete

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mandi

      Mos u merrni me Kosoven se i rregullon punet vete.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Keshilltari

        Gjykata respektohet deri sa ajo zbaton kushtetuten e ligjet kur i shkel ato apo vepron politikisht ajo nuk mund te respektohet

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kris

          Te njejten gje beri dhe Rama

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje