Qeveria greke prezanton shkurtimin më të madh të taksave që nga viti 1974

8 Shtator 2025, 20:30Rajoni TEMA
Qeveria greke prezanton shkurtimin më të madh të taksave që

Qeveria greke e Kyriakso Mitsotakis ka prezantuar reformën fiskale që pretendohet se sjell uljen më të madhe të taksave që nga viti 1974, kur vendi u rikthye në demokraci.

Sipas ministrit të Financave, Kyriakos Pierrakakis reforma përfshin:

-Ulje me 2% të taksimit për të ardhurat mes 10 000 euro-40 000 euro. Të ardhurat mes 40 000 euro-60 000 euro ulen në 39% nga 44% aktualisht.

-Familjet me një fëmijë me të ardhura 10 000 euro-20 000 euro taksohen 18%, ato me dy fëmijë 16%, familjet me tre fëmijë 9% dhe ato me katër apo më shumë nuk do të paguajnë. Familjet me të ardhura 20 000 euro-30 000 euro përfitojnë ulje me 2% në taksim për çdo fëmijë.

-Për grekët nën 25 vjeç, taksimi për të ardhurat deri në 20 000 euro do të eliminohet. Ata mes 26-30 vjeç paguajnë 9% për të ardhura mes 10 000 euro-20 000 euro.

-671 000 pensionistë do të përfitojnë çdo nëntor 250 euro pension suplementar.

-Rritje pagash për administratën dhe ushtarakët.

-Eliminim që nga viti 2027 të taksës për pronën në rezidencën kryesore në qytete me më pak se 1 500 banorë, përveç Athinës. Sipas qeverisë greke rikualifikohen 1 milionë shtëpi.

-Heqje e taksës mbi televizionin.

Sipas Ministrisë greke të Financave nga reforma do të përfitojnë 4 milionë taksapagues për një kosto që shkon 1.2 miliardë në vitin 2026 dhe 1.6 miliardë në vitin 2027.

6 Komente

  1. L
    L

    Komplimemti!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ermal

      Pavaresisht perplasjeve te 2 shekujve te fundit, per mua populli grek eshte popull kushuri me ate shqiptar. Dhe jo, nuk jane te gjithe Greket Napoleon Zerva, madje dikush mund te argumentoj qe ai ish Arvanit ne vetvete. Nje pjese jane shume miqesor dhe te dashur

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        Ne fakt per shtresen e mesme dhe per qirate s ka bere asgje keto jane per te pasurit me teper , ,pyetja shtrohet ,ky rrobshkerdhyeri i rilindjes do ti uli ndonjehere apo vetem ngritje

        Përgjigjjuni
        1. h
          himarjotiqis

          E ci duhet shqipetareve se c'fare vendos qeveria greke, apo jeni kthyer ne shtojca te propagandes greke .....!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            Po kujt i plasi sa ndryshijne taksat ne Greqi!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigranti

              Një leksion për Kanadanë ku njerëzit janë kthyer në skllevër.... Vetëm taksa për të marë frymë mungon!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje