Në të parën intervistë televizive, pas kthimit nga Kina, ku përkrah Xi Jinping, Vladimir Putin dhe Kim Jong Un mori pjesë në paradën ushtarake në Pekin, Aleksandër Vuçic është rikthyer të flasë me shqetësim për aleancën ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
Sipas tij “armiku” i përbashkët i këtij boshti ushtarak është Serbia dhe lidhja e aleancave të tilla në Ballkan për Vuçiç nuk është gjë e lehtë për Beogradin, pasi siç ai nënvizoi “kemi përvoja negative nga vitet 90’”.
“Ata mendojnë se kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët tona. Kur bën një aleancë me kroatët, është e qartë kundër kujt po e bën atë, sigurisht jo kundër austriakëve. Ne duhet të reagojmë me durim, me durim dhe qetësi, për të forcuar pozicionet tona në botë. Ata kanë një sfond të fortë në NATO, dhe do ta kenë atë edhe në këtë aleancë tjetër. Ata presin që Bullgaria t'u bashkohet atyre. Dhe ne nuk duhet të jemi të verbër, aleanca të ngjashme u bënë në të njëjtën mënyrë para luftës së madhe.
Të njëjtit u mblodhën kundër nesh, dhe ishin më të suksesshëm dhe më të fortë. Ata kishin mbështetje më të fortë nga jashtë, ishin më të mençur dhe në fund fituan, sepse për ta është një fitore kur i dëbojnë serbët nga vatra në Krajinë, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ky lloj formimi i boshteve shumështresore kundër Serbisë është shumë i rëndësishëm sepse Serbia shihet si një faktor që nuk dëshiron t'u shërbejë interesave të tyre”, tha Vuçic në intervistën për televizionin Pink.
Më tej, Presidenti serb tha se Sllovenia të premten zbuloi pa mëdyshje se po formohen boshte kundër Serbisë për shkak të situatës në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për qëllimet e dikujt, sepse ata nuk e bënë këtë për të ngrënë karkaleca deti, por për të punuar drejtpërdrejt kundër interesave të popullit serb”, theksoi Vuçiç.
Më tej, Vuçic foli për vizitën e tij në Kinë duke nënvizuar se atje me nivelin e armatimeve në paradë, pa atë se çfarë e pret botën në të ardhmen.
“Ajo që pashë në Kinë është se të gjithë po përgatiten për diçka në të ardhmen. Dhe e shihni se në të gjitha vendet evropiane, ata armatosen në maksimum. Edhe këtu në rajon”, shtoi ai.
Vuçiç gjithashtu paralajmëroi se njerëzit në paradën e madhe ushtarake që do të mbahet në Beograd më 20 shtator do të shohin një ndryshim të madh të forcave serbe krahasuar me të kaluarën.
“E pyeta Tiosav Janković-in, komandantin legjendar që tani është në krye të Ushtrisë Serbe. Ai mori pjesë në rrëzimin e avionit të aleancës së NATO-s. E pyeta nëse do t'i kishim shkaktuar më shumë dëme paktit të NATO-s nëse do të kishim atë që kemi tani. Ai heshti për një minutë, pastaj tha: ‘Shumë, shumë, shumë më tepër’. Aq shumë saqë ne jemi një pengesë e fortë, dhe për këtë arsye askush nuk mund të na sulmojë. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë, por nuk duam luftëra dhe konflikte. Por është e qartë se dikush po bën aleanca ushtarake kundër nesh”, deklaroi Vuçiç. (A2)
Hahahaha vici-Vucic ben propagande per konsum te brendshem per te marre vota pensionistash. Cdo kategori tjeter e kupton qe vec Amerikes s ka njeri tjeter interes per Kosoven, as ne Europe, aq me pak ne Shqiperi qe propaganda e vetvendosjes e ka shpallur armike te Kosoves.
Mos e rruj trapin sa te kesh agjentin tend me te mire Albin Kurti, per Kosoven je ne rregull, sa per NATO-n, ishalla po e krruan bythen dhe njehere, te ta shpjegojne mire se ca behet. Kokerr legeni, flet surrati jot per NATO-n qe perpara se t'ju sulmonte VETEM OBJEKTET USHTARAKE, ju njoftonte njehere qe te mos kishit viktima, ashtu dhe ju ngriti bythet perpjete
Edi Rama duhet të zgjedhë: 1. Të dalë hapur pro Vučić-it, ose 2. Të dal hapur kundër kësaj propagande të Vučić-it.
Rama eshte me Shqiperine. Shqiperia perfundimisht eshte distancuar nga perrallat e vellazerise me Kosoven sepse i kemi njohur cfare jane. Keshtu qe Rama do bashkepunoj si me Kosoven si me Serbine pa mbajtur asnje ane. Sinqerisht fare ky mendim
Ti, si duket, po i jep "përgjigje" fantazive tuaja :) Vučić - goja e tij - po flet për "boshtin kroato-shqiptar kundër Serbisë" e ti thua Rama është me Shqipërinë e si intereson kujt Kosova. Vučić e ka me Shqipërinë, zotrote! Por ti qëndron këtu kujdestar për ti shkruar nga disa komente përçarëse. 300 - europistë ?
Vucic tallet me pensionistet dhe analfabetet si puna jote. Shqiperise mos ja ki merakun se ka egzistuar nja 115 vjet si shtet, shumicen e kohes pa aleat e s ka pjerdhur per njeri. Ishalla mos ndodhte e keqja se ju ka dale boja cep me cep dhe s jua hap me njeri deren si ne '99. Askujt s i plasi per analfabetet e Kosoves ketu, mos genje veten. Rrjedhimisht Rama s ka interes te merret me nje ceshtje qe populli qe e ka votuar e shperfill
Vučić flet për "shqiptarët kundër Serbisë" , ti prap me fantazitë për Kosovën :)
S i intereson njeriu Kosova ne Shqiperi. Pervec nanje te fantaksuri nga ata tifozet kuqezi. Nuk jemi ne vitet 90 me. Jemi ne epoken e informacionit, njerezit informohen e krijojne opinione te pavarura.
Vukaka ka bere cicin dhe po perpiqet te terheqe vemendjen me perralla.Dihet kush eshte agresori ne Ballkan ,qe kur erdhen nga p.dhi semes jashtqitja ruse.