Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 në Llapashticë të Podujevës ku një person është vrarë me breshëri plumbash.
Viktima është identifikuar si Bashkim Spahiu banues në fshatin Gllamnik, i cili është qëlluar për vdekje me 10 plumba teksa po qëndronte brenda automjetit të tij.
Arbër Havolli dyshohet të jetë vrasësi ndërsa arsyet e krimit vijojnë të jenë të paqarta. Ndërkohë hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
‘‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Lini një Përgjigje