Inteligjenca artificiale ushqen narrativë nacionalistë për statusin e Kosovës

6 Shtator 2025, 21:17Rajoni TEMA
Inteligjenca artificiale ushqen narrativë nacionalistë për

Nga Doruntina Baftiu, REL

“Grok, çka mund të më thuash për Kosovën?”

Kur kjo pyetje i shtrohet modelit të inteligjencës artificiale të platformës X, Grok - i ngjashëm me ChatGPT - ajo merr përgjigje me përmbajtje plotësisht të ndryshme, varësisht nga gjuha në të cilën bëhet.

“Kosova është Serbi”, përgjigjet në serbisht.

“Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008”, përgjigjet në shqip.

“Ka papajtueshmëri për statusin e Kosovës”, thotë në anglisht.

Pse ndodh kjo? Vetë Grok-u e shpjegon thjesht dhe shkurt.

“Kjo ndodh sepse unë përshtatem me shenjat kulturore dhe kontekstuale që janë të ngulitura në secilën gjuhë, të cilat mund të ndikojnë në mënyrën se si i interpretoj dhe u përgjigjem temave të ndjeshme si statusi i Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Grok-ut ndaj pyetjes së Radios Evropa e Lirë.

Kështu, Grok-u sqaron se, në serbisht, thekson “perspektivën e Serbisë, që e sheh Kosovën si krahinë autonome brenda kufijve të saj”; në shqip, paraqet “sovranitetin e Kosovës” si pikëpamje të Kosovës; ndërsa në anglisht synon “të ofrojë një pasqyrë neutrale dhe faktike, duke balancuar të dyja anët”.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar zyrën e medias të zhvilluesit të Grok-ut, por nuk ka marrë përgjigje.

Përgjigje nuk kanë dhënë as zhvilluesit e platformave të tjera të ngjashme, si ChatGPT - e bërë nga kompania OpenAI.

Si Grok, ashtu dhe ChatGPT dhe modele të tjera të ngjashme nuk mund të garantojnë se përgjigjet që japin ndaj pyetjeve të shtruara, janë të sakta.

Karolina Ewa Stanczak, hulumtuese në Qendrën për Inteligjencë Artificiale në Universitetin ETH të Cyrihut, thotë se problemi prapa kësaj qëndron te mënyra se si këto modele ndërtohen.

“Baza dhe thelbi i tyre është kryesisht një sasi e madhe teksti që ato shohin. Mund të imagjinoni që në disa gjuhë mund të gjenden tekste të ndryshme, opinione të ndryshme, këndvështrime të ndryshme mbi të njëjtën temë”, thotë Stanczak për Radion Evropa e Lirë.

Pra, nëse kur kërkohet për Kosovën në serbisht, shumica e materialit të publikuar online thotë se “Kosova është Serbi”, atëherë ato postime grumbullohen nga modeli i inteligjencës artificiale, që formulon një përgjigje bazuar në to.

Por, Stanczak tregon se zhvilluesit e këtyre modeleve kanë mundësi t’i luftojnë keqinformimet duke vendosur disa kontrolle që u tregojnë modeleve se si të sillen.

“Nëse po mblidhen të dhëna për trajnimin e modeleve gjuhësore, të dhënat duhet të kalojnë nëpër kontrolle për dezinformata”, thotë ajo.

Megjithatë, në këtë çështje ajo sheh disa probleme.

Së pari, këto modele nuk duhet patjetër t’ua japin të gjithëve përgjigjen e njëjtë. Ta zëmë se dikush në Kosovë pyet se sa larg është një vend nga Prishtina, përgjigjja është më mirë të jepet në kilometra, që përdoren në Kosovë për matjen e distancës, sesa në milje.

“Ka një vijë të hollë mes faktit që përdorues të ndryshëm do të kenë nevoja të ndryshme, prandaj modelet duhet t’u japin përgjigje të ndryshme, por, njëkohësisht, nuk duam që njerëzit të mbeten të ngujuar në një flluskë informacioni apo dezinformate”, thotë Stanczak.

Problemet e tjera? Ajo thotë se, si fushë e re, ka shumë pak mbikëqyrje dhe kufizime mbi modelet e ndryshme të inteligjencës artificiale dhe shumë nga përdoruesit e tyre nuk e kanë të qartë se si funksionojnë ato.

Kjo është veçanërisht e vërtetë në Kosovë, thotë Hyrije Mehmeti, ligjëruese në Universitetin e Prishtinës dhe pjesë e platformës për identifikimin e dezinformatave, Hibrid.info.

Ajo thotë se në Kosovë, ku përdorimi i modelit ChatGPT është i theksuar, niveli i edukimit digjital lë shumë për të dëshiruar.

Në muajt e fundit, gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë hasur në mjekë që përdorin modelin ChatGPT për të diagnostikuar e trajtuar pacientë, mësimdhënës që e përdorin atë për testim të nxënësve, e shumë raste të tjera të ngjashme.

Gjatë hulumtimeve për tema të ndryshme, ChatGPT shpeshherë ka bërë pretendime që më vonë kanë rezultuar të pavërteta.

Edhe Mehmeti thekson se këto sisteme, “për shkak të mënyrës se si trajnohen dhe burimeve të të dhënave që përdorin, shpeshherë japin përgjigje të pasakta ose kontradiktore”.

“Për qytetarët, veçanërisht ata të moshës së tretë apo ata që nuk kanë aftësi të zhvilluara në edukimin digjital, kjo mund të nxisë konfuzion, të dëmtojë besimin publik dhe madje të ndikojë në perceptimin e realitetit politik dhe shoqëror”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

Për këtë arsye, ajo sugjeron që institucionet në Kosovë të organizojnë trajnime dhe fushata ndërgjegjësuese për inteligjencën artificiale dhe rreziqet potenciale nga ajo, si dhe të bëhet verifikimi i informacionit para shpërndarjes më të madhe të tij.

“Në Kosovë ende është duke u folur për futjen e edukimit medial si lëndë të rregullt në shkolla dhe tashmë ka lindur nevoja edhe për edukimin digjital. Është shumë e rëndësishme veçanërisht për zhvillimin e mendimit kritik”, shton Mehmeti.

Si pjesë e Hibrid.info, ajo ka parë shpeshherë se si fotografi e video të krijuara me inteligjencë artificiale janë marrë për të vërteta nga shumë qytetarë dhe janë bërë virale në rrjete sociale.

“Kjo është shumë shqetësuese, sepse informacione jo të vërteta po merren si të vërteta nga qytetarët”, thotë Mehmeti.

“Në thelb, inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i fuqishëm, por pa aftësi të forta të edukimit mediatik e digjital, qytetarët mbeten të pambrojtur ndaj dezinformimit të gjeneruar apo të amplifikuar nga këto teknologji”, përfundon ajo.

10 Komente

  1. V
    Vrojtues i thjeshte

    Ore po Kosova krahine me status te diskutueshem eshte. Shif Google Mapsin ku shfaqet me pika te nderprera. Gabimi strategjik ishte qe u morr e mireqene qe dominimi perendimor do jete perjete duke mos investuar me urgjence ne arsim ne Kosove. Kjo beri qe ne momentin me delikat pushtetin ta marrin budallenjte. Pjese te fajit kemi dhe ne Shqiptaret qe nga keqardhja per ngjarjet e trishta te 98-99 i kemi perkedhelur me genjeshtra. U duheshe thene ne sy me kohe, "te dashur Kosovare duhet te zhvilloheni menderisht se jeni 1 shekull mbrapa". Zoti vente doren, por per cdo gje i duhet hedhur faji shumices analfabete ne Kosove. Paten nje super rast dhe po e hedhin ne plehra

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dak

      1. Motra( gazetare) ke ngaterruar inteligjencen artificiale me dy nenproduktet e tyre 2. Der me tani nuk eshte peruruar ndonje program nga keto kompani ku te na kene thene se “ zgjidhin probleme politike” 3. Me cfare kriteri e ke bere pyetjen, cfare te dhenash i ke ofruar “ inteligjences antificiale” per te zgjidhur qe ti nuk e paske zgjidhur dot me mendë e tu ?! Ik oj debile!!! Qe mos te te shaj vendce po te them verem debile. Keto debilet me emrin gazetare do pyrsin ai si behet shurra e do bejne artikuj

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo kombi kosovar

        Kombi Kosovar i LVV eshte i bindur se Bota eshte tepsie dhe jo e sferike, dhe Prishtia eshte qender e Botes. Cfare tjeter te presesh nga sekti i lexhendarit gjoja nacionalist Malazezi Kurti qe e udheheq nji vendh te 'shenjte' per Serbine.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Abu Aqif Al Kosovi

          Po Kosova vend me status te diskutueshem eshte. Me numer popullsie, 80% e planetit nuk e njeh. Gabimi strategjik numer 1 atje ishte qe u morr per te mireqene dominanca e perjetshme e perendimit. Gabimi strategjik numer 2 ishte qe arsimi vazhdoj te mbetet shume i pazhvilluar. Dhe ne momentin me delikat pushtetin e morren budallenjte atje, duke e vene ne nje rrezik fatal te ardhmen e ketij entiteti.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Serbi e Greqi, po na vjen dita!

            Nje bravo e madhe per Tema qe na mundeson te ketu te mblidhemi te gjithe serbet, Kosova dhe Shqiperia deri ne Berat jane toka serbe. Kete e di edhe Tema dhe kete gazeten Tema e falenderojme qe ne serbve po na mundes9n te promovojme serbizmin tone.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nexhmedin

              Shqiperia eshte Shqiperi vella. Shtet i pavarur, i njohur prej 115 vjetesh, me aleat apo pa aleat ja ka dale te mbijetoj. S te plq opinionet ketu, ke plot portale ne Kosove

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kosova është Shqipëri

                Kosova është copë Shqipërie që e pushtoi me zjarr dhe hekur soldateska shoveniste serbe. Kemi arritur të shkëputemi nga fulçinjët e kësaj bishe. Arritje historike. Për bashkim kombëtar kemi kohë.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tellalli

                  Kur paska qënë Shqipëri , Kosova dhe e pushtoi sërbia ? Asnjëherë . Përjetësisht ka qënë nën Sërbi , kurrë brënda kufijve shqiptare .

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nexhmedin

                    Fiks e the. Se kur kane interes ne Kosove shesin perralla sikur jane Shqiptar te thekur. Kur s kane interes e ke pare vete sa ndyre ja kepusin per ne, edhe ne emisjone televizive madje

                    Përgjigjjuni
                  2. N
                    Nexhmedin

                    Ate dua dhe une dhe realisht nje pjese e Kosovareve jane Shqiptar. Por nje pjese e konsiderueshme kane urrejtje per Shqiperine plus nga pamja ngjajne si etni te tjera, sllav ose mulate. Dhe nuk e di cili grup eshte dominant.

                    Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje