Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

6 Shtator 2025, 16:48Rajoni TEMA
Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e

Përgjimet e paligjshme, skandalet, fyerjet dhe gjuha e urrejtjes kanë lënë në plan të dytë debatin për zgjidhjet reale të problemeve të qytetarëve, në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahen më 19 tetor.

Në bllokun politik shqiptar dominojnë akuzat për keqpërdorime mes kandidatëve për kryetar komune në Çair të Shkupit.

Për shembull, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka akuzuar ish-ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, se mban kontakte me ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në Budapest.

Shumica qeverisëse ka akuzuar, po ashtu, Osmanin se ka keqpërdorur 1.8 milion euro nga buxheti i shtetit për pastrimin dhe lyerjen e sallës, ku është mbajtur samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, duke i dhënë kontratën një kompanie që financon partinë e tij, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Osmani ka thënë se tenderi është zhvilluar ligjërisht dhe se as Prokuroria, as Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit nuk kanë gjetur shkelje.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka hedhur poshtë, siç i ka quajtur ai, manipulimet politike për gjoja dëshirën e shqiptarëve për ta ndarë Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se, nëse një synim i tillë do të kishte ekzistuar, do të ishte realizuar që në vitin 2001, kur shqiptarët kishin 15 mijë luftëtarë të armatosur.

Disa ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, Qeveria akuzon opozitën aktuale se ka ndërhyrë në sistemin e inteligjencës, duke ndjekur dhe dëgjuar në mënyrë të paligjshme liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë periudhës 2019–2024.

Të njëjtat akuza ai i ka ngritur edhe kur ka qenë në opozitë dhe është duke i përsëritur edhe tani që është në pushtet.

Duke folur në një seancë qeveritare këtë javë, Mickoski ka thënë se vendi po përballet me një skandal të ri: përgjime të paligjshme dhe keqpërdorim masiv të sistemit.

Ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB), Viktor Dimovski, i ka mohuar akuzat në rrjetin social Facebook dhe ka kërkuar që informacioni të deklasifikohet.

Opozita socialdemokrate e ka sfiduar Qeverinë të miratojë një rezolutë të përbashkët për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe për të përcaktuar linjat e kuqe politike.

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate në opozitë, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se do të publikojë një rezolutë për integrimin evropian, në të cilën do të vizatohen vijat e kuqe kombëtare.

“As kandidatët për poste, as votuesit nuk bëjnë dallim mes zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale, prandaj kemi tema dhe narrativë të të gjitha llojeve – madje edhe ato për integrimin në BE – në kontekstin e zgjedhjeve lokale, si këto që po vijnë”, thotë për Radion Evropa e Lirë politologu Bllagojçe Atanasovski.

Para zgjedhjeve lokale, politika është fokusuar më shumë te sulmet personale dhe temat që nuk lidhen direkt me problemet e përditshme të qytetarëve.

Politikanët përdorin vazhdimisht fjalë ofenduese, si “kriminel”, “dëgjues i verbër” e “mashtrues”, për të sulmuar njëri-tjetrin.

Lidhja Socialdemokrate opozitare akuzon kandidatin për kryetar bashkie të Shkupit, Orce Gjeorigijevski, se punon ekskluzivisht sipas urdhrave të liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, sepse, siç pretendon ai, po hesht për ndërtimet e paligjshme në qytet.

Të tjerë kandidatë për kryetarë bashkie kanë reaguar ndaj gjuhës së ashpër në rrjetet sociale, duke thënë se fushatat negative dhe sulmet personale ndaj tyre po përforcohen nga “militantët partiakë”. Analisti politik, Xhelal Neziri, thotë se arsyeja përse mbizotëron e ashtuquajtura fushatë negative është se rivalët politikë nuk ofrojnë alternativa reale dhe të besueshme për zgjedhjet.

“Pavarësisht përpjekjeve për të prezantuar projekte të bukura dhe zgjidhje efektive për problemet e qytetarëve, është e vështirë t’i bindësh votuesit se ato do të realizohen. Shumica e kandidatëve kanë përvojë politike – gjë që tani i pengon ata të bindin publikun se do t’i mbajnë premtimet e tyre”, shpjegon Neziri.

Ai shton se mungesa e besimit te votuesit – se diçka mund të ndryshohet, një problem i gjatë mund të zgjidhet ose komuna të modernizohet – i detyron partitë të përqendrohen te fushata negative.

“Kjo formë e propagandës negative drejtohet nga motoja ‘unë jam i keq, por kundërshtari im është katastrofë’”, shton ai.

Politologu Atanasovski thotë se kjo qasje është pjesë e “folklorit politik” maqedonas.

“Qytetarët, thjesht, janë mësuar me këtë lloj politike dhe, për fat të keq, politikanët ua shërbejnë”, thotë ai.

Disa nga kandidatët kanë filluar tashmë një fushatë joformale, me premtimet për një jetë më të mirë.

“Unë mendoj se edhe kandidatët që nuk janë të rinj në politikë, kanë potencial për të zhvilluar një fushatë pozitive dhe për të shpërndarë energji optimiste, sepse jo të gjithë i kanë thyer premtimet e tyre në të kaluarën”, thotë Neziri.

Sipas Atanasovskit, jo gjithçka është aq “e zezë” në këtë fushatë zgjedhore. Ai thotë se ka kandidatë për kryetarë bashkie që po zhvillojnë një fushatë pozitive dhe që i bazojnë premtimet e tyre në nevojat e qytetarëve në komuna.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut u shpallën më 9 gusht. Rundi i parë i votimit do të mbahet më 19 tetor dhe rundi i dytë dy javë më vonë, më 2 nëntor.

Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale me radhë që kur Maqedonia e Veriut fitoi pavarësinë./REL/

1 Komente

  1. M
    Marko Bocari

    Marredhenie shqiptaro-bullgare! Megjithese shqiptaret dhe bullgaret jane popuj fqinj, nuk ka ne histori ndonje tendence per "marredhenie vellazerore", ndoshta duke perjashtuar kohen kur Bullgaria udhehiqej nga Gjergj Dimitrov dhe Shqiperia nga Enver Hoxha. Por kjo ka qene nje kohe e shkurter ne fakt. Nga pikepamja etnike bullgaret jane sllavofoles turko-sllave. Parardhesit e pare te bullgareve te sotem (ku si bullgare perfshihen edhe sllavet e Makedonise se Veriut) jane peceneget, fise turke te ardhura dhe te vendosura ne brigjet e lumit Vollga. Aty ata u perzjene me fise sllave per disa shekuj dhe pastaj kaluan malet Karpate dhe zbriten ne Gadishullin Ilirik (Ballkanik), ne shek VI-VII te eres sone. Ne historiografine shqiptare as qe permendet qe shumica e trojeve shqiptare kane qene nen sundimin e Mbreterise Bullgare te Simeonit, ne shek IX-X te eres sone! Gjate kesaj periudhe ka patur edhe dyndje te popullsive bullgare (turko-sllave) nga lindja ne territoret perendimore te Ballkanit. Kryeqytet i Mbreterise bullgare te Simeonit u be qyteti shqiptar i Ohrit (qe i perkiste familjes princerore shqiptare te Gropajve). Nderkohe qe dihet qe mbreti bullgar Simeon eshte pagezuar i krishtere dhe ka ndertuar nje kishe te madhe ne Ballsh te Shqiperise (Gllavenice). Sidoqofte konflikte te medha midis shqiptareve dhe bullgareve nuk ka patur pas atyre koheve, por armiqesite kane ekzistuar ne territoret e aferta ku shqiptaret dhe bullgaret ishin fqinj. Keto teritore kane qene dhe jane hapesirat e Makedonise se Veriut (te Shkupit) dhe te Makedonise se jugut (te Selenikut). Ne keto territore shqiptaret dhe bullgaret jetojne prane njeri tjetrit, madje shpesh edhe ne perzierje territoriale. Keshtuqe sipas shume mundesive konflikti shqiptaro-bullgar eshte i pritshem ne te ardhmen, per dominimin e Makedonise se Veriut, e ndoshta pak me vone per dominimin e Makedonise se Jugut (ku aty nderfuten edhe neogreket). Ne kete kuptim mbeshtetja e Shqiperise per Makedonine e Veriut eshte e domosdoshme, qe ky shtet te mbetet jashte dominimit bullgar dhe te kete perparesine te futet nen dominimin shqiptar ne te ardhmen, pavaresisht se Bullgaria ka PLOTESISHT TE DREJTE ne ate qe kerkon nga keta "makedonc"-it, qe ata te pranojne origjinen dhe gjuhen e tyre si bullgare (pasi keshtu eshte e verteta). Mesa duket, krijimi me kalimin e kohes, i nje entiteti shteteror federal ku te perfshihen Shqiperia, Makedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi eshte nje projekt amerikan, qofte kjo e krijuar edhe brenda Bashkimit Evropian. Sipas te gjitha tendencave historike, Shqiperia, Bullgaria, Greqia dhe Turqia do perplasen te katerta ne brigjet e lumit Struma (qe eshte kufiri natyror midis Makedonise gjeografike dhe Thrakes gjeografike)!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje