Në ceremoninë e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani lavdëroi lart rolin dhe përkushtimin e kësaj force që nga krijimi e deri sot.
Ajo tha se historia e Policisë është histori guximi, përballjeje me sfida dhe besnikërie ndaj shtetit. Osmani theksoi se Policia ka qenë gjithmonë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Pavarësisht krizave dhe kërcënimeve, ajo theksoi se besnikëria e policëve ndaj Republikës nuk është lëkundur asnjëherë.
Presidentja vlerësoi sidomos angazhimin e Policisë në veriun e vendit, ku ajo ka vepruar me profesionalizëm dhe trimëri. Sipas saj, të qenit pjesë e kësaj force nuk është vetëm një detyrë ligjore, por edhe një akt i thellë patriotizmi.
Uniforma e Policisë përfaqëson rendin, ligjin dhe dinjitetin shtetëror. Ajo theksoi se policët e Kosovës janë të gatshëm të kontribuojnë edhe në misione ndërkombëtare. Me këtë, ata e pozicionojnë Kosovën si partnere në sigurinë globale. Në përmbyllje, Osmani tha se është jetike që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL dhe organizata të tjera të sigurisë ndërkombëtare.
KJO ESHTE PALLE FARE......DEBILE PROSERBE,AVOKATE DHE NOTERE E ALBINDENOVICIT
Ama e shkolluar :)
E mjera Kosove cilet e drejtojne kombin kosovar te krijuar nga Serbia.
Po gënjen ngapak, qerratà ;)
KETE EMBLEMEN E POLICISE A E KEN BERE NE SERBI ME NESHKRIMIN "KOSOVO POLICE"?
Uniformat e Policis dhe ushtris se Kosoves,me kujtojn thenien e njerit ( duke e njohur nga afer ne rinin time, dhe katapultimin e tij,pa ja pasur iden e biznesit qe do te ngrinte,mendojn se ishte nje spiun i rekrutuar,per te spiunuar dy nga Profesoret e tij ) me nje formim mesatar( i cili esht shum i diskutueshem ne opinioni Shqiptar per kapjen e politikes PS - PD) : E perse duhet te bejm dicka tonen ,kur mund te kopjojm te huajt ! Uniformave Amerikane ne Kosov ju kan nderru stemen ,e vetmja qe ju mungon Policeve ne Kosov, jan kapelet e Sherifave !
I ke pare kur flasin me hunde? hahaha ose budallalleqet qe flasin keta gjasme politikane te Kosoves? Embarassing