Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis paketë masash me vlerë 1.6 mld euro: Reformë e guximshme

6 Shtator 2025, 22:49Rajoni TEMA

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis paketë masash me

Në një moment të vështirë të vitit të 7 të qeverisjes, kur popullariteti i konservatorëve vazhdon të bjerë kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe banesave, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur nga Panairi i 89-të Ndërkombëtar i Selanikut, një paketë masash me vlerë 1.6 mld euro që ai i quajti reformat më të guximshme të viteve të fundit, të cilat prekin më shumë se 4 milionë grekë.

Në fjalën e tij, ai theksoi se Greqia ka kaluar nga kriza në stabilitet, duke ulur papunësinë, rritur investimet dhe turizmin, dhe duke rikthyer besimin ndërkombëtar.

Mitsotakis tha se prioriteti mbetet mbështetja e të ardhurave të qytetarëve përballë rritjes së kostos së jetesës, por pa kompromentuar stabilitetin fiskal.

Ndër masat kryesore janë ulja e normave tatimore me 2 pikë për të gjithë dhe ulje shtesë për familjet me fëmijë, si dhe tatim zero për të rinjtë deri në 25 vjeç me të ardhura deri në 20 mijë euro.

Deri në moshën 30 vjeç, tatimi ulet nga 22% në vetëm 9%. Përfitimi për të gjitha këto katigori do të jetë nga 400 deri në 4100 euro në vit.

Në një prej aspekteve të luftës ndaj rritjes së çmimeve të banesave ai tha se qeveria greke planifikon ndërtimin e 2 mijë apartamenteve në ish-repartet ushtarake për qytetarët pa banesë, si dhe normë më të ulët 25% për qiratë nga 12.000- 24000 mijë euro.

Në fshatrat me më pak se 1.500 banorë, taksa mbi banesën e parë, ENFIA, do të përgjysmohet në vitin 2026 dhe do të hiqet plotësisht një vit më pas, ndërsa në ishujt e vegjël kufitarë do të ketë ulje të TVSH-së me 30%.

Një tjetër masë është rritja e pagave për mbi 151.000 pjesëtarë të forcave të armatosura, policisë, zjarrfikësve, rojes bregdetare si dhe diplomatëve. Për pensionistët, diferenca personale do të përgjysmohet në vitin 2026 dhe do të hiqet plotësisht në 2027, duke sjellë përfitime për qindra mijëra qytetarë.

Mitsotakis theksoi se Greqia nuk do të bëjë kurrë kompromis me sigurinë kombëtare dhe rolin e saj në Europë, ndërsa paralajmëroi katër reforma afatgjata deri në vitin 2030: një diplomë të re kombëtare për arsimin, një sistem shëndetësor publik të përmirësuar, modernizimin e urbanistikës dhe kadastrës, si dhe një hartë të re energjetike kombëtare.

“Unë nuk jap premtime boshe dhe as para që nuk ekzistojnë. Jap vetëm plane konkrete për zhvillim, me synimin që në vitin 2027 vendi të hapë një kapitull të ri, edhe më të suksesshëm”, u shpreh ai.

Ndërkohë pasditen e së shtunës janë zhvilluar mitingje proteste antiqeveritare në Selanik nga gjithë sindikatat e vendit, ndërsa në qytetet e tjera dhe në Athinë ka pasur protesta për tragjedinë e trenave dy vjet më parë, ku humbën jetn 57 persona.

7 Komente

  1. p
    pjeter

    Kjo eshte e keqja me keta, bejne aksione qe te duken per popullin dhe ja futin nga krahu tjeter po popullit!! 1.6 mld per Greqine eshte goxha shifer per kete operacion, problemi eshte se Greqia nuk ka para menjane, ato 1.6 mld euro ulje taksash, do i marri andej nga ka, nga sherbimet, keshtu qe ,ata qe perfitonin ato sherbime falas do ju shtohen nga xhepi per ti paguar ne qofte se u duan ato sherbime qe do mungojne, sepse nga mbrojta nuk behet fjale te marrin para, perkundrazi, aty u shtuan fondet nga buxheti, hiqen nga aty ku shperndahen me shume, si psh. shendetesia dhe arsimi. Nje qeverri e mire nuk ul taksat, ajo ben te mundur ti vjeli taksat dhe mundesisht te gjithe te kontribojne, ajo ben te mundur qe gjikush te paguaje taksa ne proporcion me te ardhurat, nuk i shoerdoron ato, dhe mban sherbime per gjithe te cilisise se larte ne nenyre falas,mund te duket utopike por jo edhe shume, ne vendet "nordike" jane te zote per keto pune, rezultati? Jetojne shume here me mire se kushdo tjeter.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Po ta preu Putini gazin o mavri per ndihmen ushtarake per nazistet e Ukrahines mbarove o Idiot. Apo do marresh LNG nga Shtetet e Bashkuara? Si dergon ndihma ushtarake kur je nen pushtimin e Turqise qe ne 1974-en? Per cfare Nato po flasim o Idiote. Kur Israeli bombardoi anijen turke ne ndihme te Palestines perpara 11 vjeteve ne ujerat "internacionale" ku ishte Neni nr 5 i Natos qe gjoja nje pjesetare i saj nese goditet te tjeret do u "vijne ne ndihme"!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Për kombin Platonian të Ferid Bejlerëve...

        Mos na hapni barkun me recitimet e këtij karagjoz! Ky është kukull. Perëndimi për të evituar shpërbërjen e Greqisë e cila nuk ka bazë etnike por një diktaturë klerikale dhe gënjeshtre , drejtohet me rotacion nga tre familje dhe pinjollët e tyre. Ekonomia, financa, ushtria, historia fake, identiteti fake janë të gjitha pronë në duart e atyre që i sajuan. Ekonomia e Greqisë varet nga Merrill Lynch, nga Banka e thesarit amerikan, nga banka Europiane, nga turistët që i çojnë dhe nga tregu i shkëmbimit ekonomik detar, që perëndimi i ka ofruar Greqisë, bashkë me një flotë komerciale që tashmë po perëndon, pasi perëndimi nuk ka më fuqinë të ndërtojë anije me një çmim të arsyeshëm. Që Greqia të vazhdojë në të njejtën rrugë i duhet të kthehet në një koloni kineze. Por Kina ka kulturën e vet 5000 vjeçare, nuk i duhet " demokracia" e perëndimit si ideologji kolonizuese. Dhe si gjithmonë perëndimi vazhdon dhe ushqen me dokrra sajesat e veta të depersonalizuara, deri ditën kur si çdo perandori në histori, të fillojë shkërrmoqjen nga barku i vet i squllur, pikërisht aty ku filloi 200 vjet më parë ngordhja e Perandorisë Osmane nga kryengritjet e shqiptarëve.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gerrkeve cekic ballit

          Rrace gebelesh dembele qe Evropa i mban me buke. Greqia eshte gruaja e perendimit dhe kurva e lindjes.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Ccc

            Të shesin Fredi Bejlirin se mund ta blej Shqipëria për majmun cirku

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dubai Ballkan

              Ky është vetëm fillimi i suksesit, me një kryeministër gjysëm shqipo Arvanitas dhe gjysëm vlleh. Prit kur kryeministri i Greqisë të bëhet 300 euroshi i Progonatit që përfaqson në parlamentin evropian kulturën mijëravjeçare , Platoni, Aristotelin, Pitagorën.

              Përgjigjjuni
              1. k
                koleka- erdogan

                Kurse imami i surrelit, ne vendin me te varfer te Europes, vazhdon dhe ben te kunderten.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje