Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se më 14 shtator, në ora 14:00, do të organizojë një protestë në qytetin e Hagës, aty ku po zhvillohet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, në një intervistë për Ekonomia Online ka deklaruar se organizimi është në fazën përfundimtare dhe interesimi për pjesëmarrje është i madh, si nga Kosova ashtu edhe nga diaspora.
Ai theksoi se lejet për protestën janë marrë nga autoritetet holandeze dhe se gjithçka është gati.
“Organizimi po ndodh shumë mirë, jemi në fazën përfundimtare. E kemi pasur shumë bashkëluftëtarë tanë që kanë qenë të interesuar për të shkuar me autobus të marrin pjesë në protestë. Disa na kanë ndihmuar me përkujdesjen e autobusëve. Diku do të jenë pesë autobusë që do të nisen nga Kosova dhe do të bëjmë rrugën për në Shqipëri, target nga Italia pastaj në Holandë, për shkak se frigohen të kalojnë në vendet tjera, për faktin që në Serbi kujdesen me na vu në listat e Interpolit që të mos na dalin probleme, kalojmë nga Shqipëria. Organizimi në diasporë po shkon si më së miri, ka interesim nga Gjermania, Zvicra, deri tek Australia dhe Amerika. Jemi në fazën finale, me autoritetet holandeze kemi përfunduar të gjitha procedurat e lejes. Gjithçka sa i përket mirëmbajtjes ka përfunduar, vetëm po presim pjesëmarrjen në protestë”, ka deklaruar Syla.
Sipas tij, protesta do të mbahet një ditë para paraqitjes së një dëshmitari amerikan në gjykatë, si shenjë përkrahjeje për ish-bashkëluftëtarët dhe një mesazh për Gjykatën Speciale dhe bashkësinë ndërkombëtare.
“Ideja ka qenë ajo ditë, për shkak se dëshmitari amerikan do të jetë menjëherë në ditën e nesërme. Kjo është një lloj mbështetjeje bashkëluftëtarëve tanë, që ne jemi me ju. I gëzohemi faktit që dëshmitari është amerikan. Mesazhi jonë kryesor është për Gjykatën Speciale dhe Bashkësinë Ndërkombëtare – jo në emrin tim – pra, populli jonë i thotë kësaj gjykate që nuk mundeni me marrë vendime në emrin tonë, sepse ka ndryshuar gjithçka përmbajtja e kësaj gjykate dhe misioni i saj. Për shkak se ka devijuar misionin e saj, nuk mundet me vendos në emër të popullit. Gjithmonë po shkon të rritet numri i organizatorëve që do të merren me protestën. Do të jetë madhështore, sepse interesimi është shumë i madh”, tha ai për EO.
do te kete edhe tourkotsamides ne proteste!?
Mos ki merak o bishti i qenit se do marrim to muni tis mavas sou , te te shtojme rracen se e keni problem te madh e asnjehere nuk jeni bere pa u mbarsur nga shqiptaret ,turqit, e gjithe rracat qe mbart ky glob.
If you don't like Albanian websites,get a . fuck out
Shumica do jene duke palluat tet´shoqe.
Bravo veteranëve të UÇK....turpi i takon gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndyrë të kësaj gjykate që në vënd që të meren me krimet e Serbisë fajësojnë luftëtarët që mbrojtën vendin.Çdo gjë është mashtrim këta plera janë të pa aftë kujtoni sa kohë e mbajtën krye kriminelin Millosheviç dhe nuk e dënuan dot deri sa Zoti veproi.
JU lumte patriteve kosovare /100 serbe qe vrau qe ben kerme te shemtuara ne kosove qendron i arrestuar , kurse kriminele te tjere qe kane vrare me dhjetra mijra jane president dhe kryeminister. Haga ose te funksinoje sic duhe ,ose te mbyllet .Dualizmi eshte anti demakratik
Keto te quajtur veterane te kishin protestuar kur Hashim Thaçi e te tjere aprovuan ne parlamentin e Kosoves vet denimin e tyre. Mos u beni qesharak!
Bravo UCK, ju lumte djema, dilini per zot kosoves se ja u mori serbi prap. ICC e ka humb legjimitetin me fake prossecution te UCK. ICC serbian/russian kompromat.
Protesta te medha e te pafund duhet te ndodhin ne Prishtine e jo ne Hage!