Kurti sulmon Gjykatën Kushtetuese: Po funksionon si hije e opozitës ndaj Vetëvendosjes

7 Shtator 2025, 13:30Rajoni TEMA
Kurti sulmon Gjykatën Kushtetuese: Po funksionon si hije e opozitës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese, për të cilën tha se po funksionion si hije politike e opozitës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ku Kurti u propozua sërish për kryeministër, ai tha se në këto muajt e krizës politike, tre muaj vonesë u shkaktuan si pasojë e Kushtetueses, me bllokadat që ajo ka vendosur.

“Gjykata Kushtetutese po funksionon si një hije politike opozite e Vetëvendosjes. Meqë tani u zgjodh kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetarë, Gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së Listës Serbe.

Pa arsyeshëm, besoj unë dhe kërkoj që 120 deputetë të Republikës të vegjetojnë deri më 30 shtator. Kjo është ngjashëm sikur ministri ynë i Shëndëtësisë, Arben Vitia, të lëshojë një vendim mjeksor të ata 7 gjyqtarë duhet të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar të tyre.

Të vetmen dilemë që kam është nëse kjo masë është më shumë absurde apo e dëmshme.  Gati nga katër muaj e gjysmë prej mesit të prillit deri te zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese.

2/3 e kohës kemi qenë duke pritur vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilës i adresohej opozita”, deklaroi Kurti.

Kurti shtoi se nuk është hera e parë që Kushtetuesja ka penguar sipas tij punët e mira të qeverisë.

Sipas tij, në tetë raste, me vendimet e kësaj gjykate, janë penguar nismat reformuese të qeverisë duke u shpallur si antikushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese na e ka rrëzuar ligjin për vendosjen e çmimit tavan. Kjo ka qenë dita më e pikëlluese e imja si kryeministër", shtoi ai.

5 Komente

  1. A
    Alnalfabetet Funksinal.

    Ky Bythqir, Flet si Saliu i Tiranes, Ik o kokrra Mashtruesit lëre Kosovën rehat ,se nje dite do te dali qe je Leva e Beogradit dhe vetem te futesh ne P.te S. Lavdi UÇK-së .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bolshevike

      Ky bolshevike koqevar kur vjen koha e votes fut flamure e hymne ( kuptohet eshte i tije) shqiptar , kur mer votat hopaaa e nderone futé flamurin Lara Lara fantazi e dhjerjes se lopes e Rambushit nga Glloqani

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurti duhet rrezue me protesta

        Kurti i ka ba Kosoves ate qe nuk ja ka Serbia kurre ndonjehere ne histori, ai e ka varros perfundimisht shtetin me te ri ne bote.

        Përgjigjjuni
        1. i
          ish PD e Berishës mafioze

          Bravo Kurthi, po ecen sigurt Beni rrugës anti kombëtare të babait ideologjik krimineli Salih Karaxhiq Beridhës, UDB-it serb .

          Përgjigjjuni
          1. @
            @.

            Paska len Sali krimineli nje kopil ne Kosovë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje