E quajti hije të opozitës - Kushtetuesja i përgjigjet Albin Kurtit: Deklaratë e pamatur e zyrtarëve shtetërorë

9 Shtator 2025, 09:30Rajoni TEMA
E quajti hije të opozitës - Kushtetuesja i përgjigjet Albin

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i është përgjigjur Albin Kurtit, pas kritikave që kryeministri në detyrë lëshoi në adresë të saj.

Gjykata ka shprehur shqetësimin për ato që i ka quajtur “deklarime të pamatura të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve politikë”.

Përmes një komunikate për media Kushtetuesja, pa ia përmendur emrin Kurtit, ka thënë se pavarësia e saj nuk është privilegj i gjyqtarëve që ajo ka, por është themel i shtetit të së drejtës.

“Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës janë të mbrojtura me Kushtetutë, dhe asnjë institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj.

Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gjyqtarët kushtetues përbën cenim të parimit themelor të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe në vetë demokracinë”, thuhet në komunikatë.

Albin Kurti u konfirmua si kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli parti e parë në zgjedhje, por Gjykata Kushtetuese në vendimin e disa ditëve më parë ka urdhëruar të pezullohet çdo proces që ka lidhje me formimin e qeverisë së re.

Kurti e cilësoi Kushtetuesen si “hijen e opozitës kundrejt Vetëvendosjes”, por gjykata thekson se vendimet e saj bazohen ekskluzivisht në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në praktikën e saj gjyqësore, si dhe në standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

4 Komente

  1. L
    Labeati

    Me gjeni nje vend ne bote qe Gj Kushtetuese ndalon parlamentin te mblidhet ne seance qofte dhe te votoje qeverine apo seance te zakonshme?

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ili

      Ma gjej nje vend ne bote ku ligji thot nenkryetaret votohen ne bllok jo me emer e vetem ne kisove nuk zbatohe, ather gjykata kushtetuese per kete pune edhte

      Përgjigjjuni
    2. P
      Populli

      Parlamenti eshte organii me I larte kushtetues

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe BINI

        Eh mor Bin je vellai i Lexhendes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje