“Ministër na vranë”, Sveçla tregon telefonatën e parë pas sulmit në Banjskë: Serbia donte të na ripushtonte

9 Shtator 2025, 10:30Rajoni TEMA
“Ministër na vranë”, Sveçla tregon telefonatën

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka treguar telefonatën e parë që mori pas sulmit terrorist në Banjskë të Kosovës.

Zveçla ka rrëfyer në një intervistë në emisionin "Top Story" edhe detaje se si grupi paramilitar i serbëve me në krye Milan Radoiciçin, trajnoheshin në bazat ushtarake brenda në Serbi.

Pjesë nga intervista:

Xhelal Sveçla: Ishte pak para orës 3.00 dhe më merr drejtori rajonal i policisë së Kosovës u njoftova se kemi të vrarë…

Grida Duma: Si të tha, “ministër më vranë”?

Sveçla: Më tha ‘na vranë’ se ne kishim informata se këta terroristë po trajnoheshin në kazerma të ushtrisë së Serbisë në Serbi dhe patjetër që në vazhdën e disa sulmeve të mëparshme ishte një lajm shumë i keq…Kishim të bëjmë me një Serbi e cila nuk kishte përfunduar së ëndërruari ripushtimin e Kosovës. 

Duma: Ju e dinit që në kufi ata bënin trajnimin në një poligon?

Sveçla: Po, në disa poligone, në Kopanik ku Radoiçic ka një hotel të vetin., pastaj në Skevilade që është thellë në serbi, që është habu kompleksin e ushtrisë së Serbisë dhe u trajnuan nga personel profesionist ushtarak me pajisje dhe armatime të Serbisë. Ndoshta ia vlen të përmendet se janë parë dhe hambujt e dënuara nga Amerika ushtrisë së Serbisë dhe ata kanë bërë donacion për qëllime terroriste.

Duma: Kjo është një shtëpi e vjetër ku janë gjetur municione…

Sveçla: Këtu kam qenë dëshmitar kur kemi gjetur raketahedhës dore

Duma: Sa pak a shumë?

Sveçla: Shumë. Këtu po ashtu, dhe gjithandej.

Duma: Ishte armatim i mjaftueshëm për të hyrë deri ku në veri?

Sveçla: Për të mbërritur deri në Mitrovicë me elementin e befasisë. Ata në fillim të kësaj beteje kishin epërsi të shumëfishtë, kishin terrenin meqenëse policia jonë ndodhet poshtë

4 Komente

  1. E
    Ermal

    Ore une nuk jam anti-Kosove, por keto perralla lufterash legjendare qe shet Albin Kurti elektoratit te tij, ne Evrope s' i ha njeri. Pse ore me 30 kriminele me arme te lehta donte te pushtonte Serbia Kosoven? Me llogjike tani, po te donte, do bente me bomba 500 kiloshe aviacioni, barazh te rende artilerik dhe dhjetera mijera trupa te pajisura rende. Perralla analfabetesh keto.

    Përgjigjjuni
    1. n
      nacionalisti

      Biseden me Kusari - Lila me Radojcicin e tregoi ky te emisioni i Grida Sumes

      Përgjigjjuni
      1. I
        Igli Curri

        Nacionalist i bythës qënke ti. Ku të ishte kusari dhe kurti që më herët në pushtet, nuk do të ndodhnin as banjska e as gjykata speciale. Ha bari se vegjetarian po dukesh.

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zot na fal cfare ke krijuar !

        Me te intervistue Grida Suma !!!????

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje