Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje qytetarëve të saj: Shmangni udhëtimet drejt Serbisë, së paku në këtë periudhë

10 Shtator 2025, 08:56Rajoni TEMA
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje qytetarëve të saj: Shmangni

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka bërë një apel për qytetarët që të mos udhëtojnë, në këtë periudhë, nëpër territorin e Serbisë. Kjo thirrje vjen pas konfirmimit të arrestimit të shtetasit të Kosovës, Hazir (Arif) Haziri, nga autoritetet serbe më 8 shtator 2025, në pikën kufitare në Merdarë, gjatë hyrjes së tij në Serbi me automjet privat.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale, MPJD i këshillon fuqishëm qytetarët e Republikës së Kosovës të shmangin çdo udhëtim që përfshin kalimin nëpër Serbi, për të mbrojtur sigurinë dhe mirëqenien e tyre,” thuhet në deklaratë.

Ministria gjithashtu shpreh shqetësim të thellë për sjelljen e autoriteteve serbe dhe thekson domosdoshmërinë e një reagimi të menjëhershëm nga Bashkësia Ndërkombëtare ndaj veprimeve shtypëse që janë në kundërshtim me parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe konventave për të drejtat e njeriut.

Po ashtu, MPJD nënvizon se rritja e rasteve të ndalimeve dhe trajtimeve të pahijshme ndaj qytetarëve të Kosovës përbën shkelje të rëndë të frymës së dialogut dhe marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë.

3 Komente

  1. E
    Epirioti

    Duhej bere qe vite me pare ... po me mire vone se kurre!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      E turpshme dhe e paarsyeshme qe shqiptaret kalojne neper serbi edhe pse duhet ta dijne se sa veta u arrestuan kete vit psh. sidoqofte zedhensja e kurrcit qe mashtron shqiptaret se eshte edhe ministreshe e puneve te jashtme (te kota) çenka kujtuar tash se duhet shmangur kalimin neper serbi veqmas ne kete kohe! Po kur ishte koga qe shqiptaret te kalojne neper serbi moj spikerice apo ju ka mashtruar radojqiqi, e si ka mundesi qe kurrci me shpesh shkon ne greqi sesa ne Drenice dhe spo ju ndihmon as miku grek micotakis po dejona mihajli si e bija e tyre a spo mund tju ndihmon sado pak apo te gjithe angazhimin e keni kunder uçk-s dhe opozites!

      Përgjigjjuni
      1. U
        Udha bregdetare

        Autostrada e Adriatikut që lidh Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë, duhet ndërtuar urgjentisht me financa të përbashkëta edhe me Kosovën, Maqedoninë. BE do të ndihmonte.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje