Vuçeviç: Albin Kurti do t’i vërë flakën rajonit

9 Shtator 2025, 16:45Rajoni TEMA
Vuçeviç: Albin Kurti do t’i vërë flakën

Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç, ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, me pretendimin e paqenë se po nxit tensione në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në rrjetin social X, Vuçeviç reagoi ndaj deklaratave të Kurtit për një aleancë të mundshme ushtarake mes Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke e cilësuar këtë si një “kërcënim të drejtpërdrejtë për Serbinë dhe kombin serb” dhe një hap drejt “Shqipërisë së Madhe”.

“Kurti po përpiqet të shkaktojë përshkallëzim të konfliktit dhe të vërë në flakë rajonin. Aleancat ushtarake të drejtuara kundër Serbisë na rikujtojnë ngjarjet e viteve ’90 dhe qartësisht tregojnë se çfarë po përgatitet kundër popullit serb”, tha Vuçeviç.

Sipas tij, deklaratat e autoriteteve të Prishtinës përbëjnë shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila përcakton se KFOR-i është i vetmi formacion ushtarak i autorizuar në Kosovë.

“Ne jemi të gatshëm të mbrojmë popullin tonë dhe atdheun, por nuk dëshirojmë konflikt me askënd. Serbia nuk kërcënon dhe nuk tund armë, ndryshe nga ata që duan të na kthejnë në vitet ’90”, u shpreh ai.

Ai shtoi se Serbia po forcon kapacitetet e saj ushtarake dhe politike për të ruajtur stabilitetin rajonal dhe paralajmëroi se më 20 shtator në Beograd do të mbahet një paradë ushtarake, e cila sipas tij do të tregojë “sa moderne dhe e fuqishme është Serbia sot në funksion të paqes”.

8 Komente

  1. K
    Kritiku

    Mut i kemi dhe ne politikanet, me Rame, me Berishe e shok. Po sa i mbrapshte ka qene ky Kurti per Kosoven s ka pershkrim. Mblodhi gjithe budallenjte atje, i beri turme, i indoktrinoj si kult fetar ekstrem. Me dhimsen njerezit normale ne Kosove. E frikshme kur budallenjte marrin pushtetin

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zana

      Mos te dhimbsen ty njerezit e Kosoves, merru me shpine tende qe ta kane pushtuar evgjitet e Indise

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kritiku

        Po pse re koqe Kosove, sepse ka disa puntore Indie? Qofshin me shendet. Pse Kosova nuk i ka gjithe puntoret e krahut Indian? 100%. Ju po ju iken gjithe rinia nga fukaralleku dhe pasiguria mendjen e ke te shash Shqiperine. Shqiperia ka egzistuar. nja 115 vjet shumicen e kohes pa aleat. Krahine juaj me status te diskutueshem, sipas cdo analize gjeopolitike, ne rradhe te pare nuk mbijeton dot demografikisht, lere pastaj zot na ruaj, kur te iki Amerika. Se e sigurt qe do iki per 10-20 vjetet e ardhshme

        Përgjigjjuni
    2. d
      denis

      Kjo është e vërtetë Albin Kurti fryhet sepse aty është KFOR se në të kundërtën për 24 orë Serbia e pushton.

      Përgjigjjuni
      1. 7
        77

        Serb budalla. Perëndimi nuk ka asnjë lloj simpatie për ne shqiptarët. Na sheh si myslimanë, orjentalë dhe tribalë. Për t'u konsideruar seriozisht nga Perëndimi, më shumë se rezultat i punës, bindjeve apo servilizmit tonë të pashembullt, duhet t'i jemi mirënjohës shtetit hajvan serb. Vazhdoni kështu se në vend të bjello serbisë ruse në zemër të Europës, vetëm Beogradin do tu lini si shtet të vetëm serbëve! Ju jeni shpresa e vetme e shqiptarëve për një Kosovë të Madhe bashkë me Sanxhakun , fqinjë te një Shqipëri të Madhe

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beogradi në flakë

          Nuk ka si Kurti t'i vërë zjarrin rajonit, se rajoni ka zot. Por duket se serbët po ja arrijnë vet për së mbari, ti vën zjarrin Serbisë që po hyn në luftë civile dhe që shpërbërjen etniko territoriale nuk e ka përfunduar akoma. Kurti luftën e tij e fitoi, duke mos imituar serbët, duke marrë nën kontroll gjithë territorin e Kosovës, duke forcuar ushtrinë dhe ekonominë e Kosovës, duke ju kthyer në hi gjithë intrigat e Serbisë për të destabilizuar Kosovën, duke forcuar aleancat rajonale dhe strategjike, duke ditur të presë me durim rezultatet e kulturës vet shkatërruese të serbo mëdhenjve, që nisen t'ju hapin gropën fqinjëve dhe përfundojnë të djegin shtëpinë e tyre. Tani për tani flaka është ndezur veçse në Beograd, nga sharlatanët që e drejtojnë. Kurti veçse ka fikur flakën që sharlatanët e Beogradit, deshën t'i vinin Kosovës. Dhe e bëri si trim. Pa u qurravitur. Pa u mburrur. Dhe shpesh herë i izoluar dhe braktisur edhe nga vetë Shqipëria, BEja dhe qeveria amerikane. Kosova fitoi me Kurtin. Beogradit sa po i ka filluar flaka në qiell me Vuçiçin.

          Përgjigjjuni
          1. K
            K O R C A

            Z. Vucevic , shqiptaret nuk e kane rrezikuar kurre , as edhe nje here te vetme popullin serb gjate historise . Ajo qe eshte e verteta , eshte e kunderta e kesaj qe thoni . Nga serbet kane vuajtur shume , jo vetem shqiptaret por edhe popujt e tjere te kesaj hapesire ballkanike , me idete e tyre sunduese perandorake qe edhe sot fluturojne me presh ne b*** . Por ty te ka verbuar urrejtja e terb uar racore dhe nuk di cfar flet .

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flamur Struga

              Analfabetet e serbise kolonizatore ,perdorin propaganden e tyre me lot ne sy,Se kush eshte verte ai qe e deshiron zjarrin shkaterrimin,aneksimin e tokave ,kjo nuk do shume zgjuaresi.Per zgjuaresine dredhirat qe i personifikon armikun tone rusoserb,mjafton te numerojme hedhjen e terroristeve me arme moderne,kidnapimin e policeve ne token e Republikes serbine Kosoves Kosoves,ndalimin e e pese shteteve per mosnjohje dhe pasuria qe i blejne keto falanga,armatimi nga te gjitha armet moderne.....perballe te gjitha ketyre qendron Republika e Kosoves me nje ushtri ,polivi popull ne vigjilence,me aleatet tane besnik SHBA,ANGLI,GJERMANI...Rpublika e Kosoves e ka vulen e vet te PAVARESISE,INTEGRITETIN E SAJ qent le te lehin....Po keto te cmendurit qe thone fjalet me te leqija plote urrejtje kunder Albin Kurti,te jene pjella nga gjaku shqipetar apo kopile karpate.kelyshe bushtre.Te gjitha mundesite jane ne tavoline ..vetem se: Republika e Kosoves eshte nje Ujvare qe do jetoj ne shekuj.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje