Pas njohjes së Kosovës nga Siria në fund të muajit tetor 2025, shtete të tjera nga rajoni i Lindjes së Mesme mund të ndjekin shembullin e saj në të ardhmen e afërt, sipas një analize të Observatorit Evropian për Ballkanin dhe Kaukazin (OBCT).
Për vëzhguesit, sukseset e fundit diplomatike të Kosovës në këtë rajon lidhen ngushtë me zhvillimet gjeopolitike, përfshirë rënien e regjimit të Bashar al-Asad në Siri dhe dobësimin e Hezbollahut – një nga aktorët kryesorë politikë dhe ushtarakë në Liban.
Nehat Islami, ish-korrespondent i Kosovës në Liban, ka vlerësuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Siria ishte një lloj “sinjali diplomatik” që, sipas gjykimit të tij, dëshmon se raportet gjeo-strategjike janë duke ndryshuar në Lindjen e Mesme.
“Siria nuk kishte njohur Kosovën gjatë dinastisë së Asadëve, jo për shkak të ndonjë kundërshtie ndaj Kosovës, por sepse Siria ishte një satelit i verbër i Rusisë , që nga koha e Hafez al-Asad, duke vazhduar edhe nën udhëheqjen e të birit”, ka kujtuar ai.
Islami ka shprehur besimin se shumë vende arabe do të njohin Kosovën në të ardhmen, duke marrë parasysh situatën e re në rajon dhe mbështetjen e aleatëve të Kosovës, posaçërisht të Shteteve të Bashkuara, Turqisë dhe Arabisë Saudite.
“Do të ishte normale që Libani ta njohë Kosovën”, ka nënvizuar ai duke përmendur arsyet që e kanë mbajtur Beirutin të rezervuar ndaj Prishtinës. “Gjatë periudhës së Asadëve ishte politikisht i varur nga Siria. Libani ishte në praktikë i pushtuar nga ushtria siriane dhe shërbimet e inteligjencës siriane nga viti 1976 deri më 1990”.
Butrint Berisha, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka konsideruar gjithashtu se imazhi i vendit në Lindjen e Mesme është përmirësuar viteve të fundit, ndërsa njohja nga Siria mund të krijojë një terren të favorshëm për avancimin diplomatik të Kosovës.
“Në Iran nuk mund të priten lëvizje substanciale për njohje, përderisa regjimi aktual mbetet në pushtet. Por duke shfrytëzuar njohjen e Sirisë, pritet që Kosova të zgjerojë përpjekjet e saj lobuese në Liban dhe Irak”, ka argumentuar mes tjerash Berisha.
Ndryshe, dy shtete afrikane i janë shtuar listës së njohjeve të Kosovës gjatë vitit 2025. Kosova është njohur nga Kenia dhe Sudani duke i shtyrë vëzhguesit e zhvillimeve të paralajmërojnë për një valë të re të njohjeve për shtetin më të ri në Evropë. albanianpost
Kosova dhe Shqipria, nga lindja e mesm dhe Turqia presin Xhamia dhe korrupsion me ju vjedhë e evron e fundit bashkë me politikant shqip folës, kaqë presim nga lindja e mesm dhe Turqia. Çfarë do presim leksjone për demokracinë? apo si ndertohët shteti dhe kombi? Di kushë ndonjë vendë Myslimanë në botë që ka demokracie?
Ne radhe te pare Kosovaret te njohin e te respektojne shtetin e tyre.
Bravos Astrit e vërtet ata pjesërisht e njohin shtetin dhe Pavarësinë e tyre pra janë dualist politik – mashtrues e shkelës të kushtetutës. Osmanka – pseudo presednica në yyrat dhe folëtoret e saja ka edhe stemën dhe flamurin PARTIK e jo Kombëtar
Bravo!