FOTOT/ Nga sisteme anti-dronë tek tanket Leopard, Kroacia, 2 miliardë euro blerje armatimesh

3 Nëntor 2025, 13:40Rajoni TEMA

FOTOT/ Nga sisteme anti-dronë tek tanket Leopard, Kroacia, 2 miliardë

Kroacia do të blejë sisteme për mbrojtje nga dronët, armë të artilerisë, tanke dhe kamionë të rëndë me një vlerë prej rreth dy miliardë euro. Tanket "Leopard 2A8", obusët "Cezar" dhe kamionët "TATRA" do të financohen me kredi nga Bashkimi Evropian, ndërsa sistemi për mbrojtje kundër dronëve do të mbulohet nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes kroate .
Sistemi për mbrojtje kundër dronëve, me katër komponentë (dy të lëvizshëm dhe dy stacionarë) do të kushtojë rreth 125 milionë euro pa përfshirë taksat dhe do të mbrojnë infrastrukturën kritike ushtarake, përkatësisht dy aeroporte, si dhe pjesën civile të tyre.
Blerja e përbashkët e 18 obusëve vetëlëvizës "Cezar 6x6 MK2" do të realizohet përmes Agjencisë Franceze të Armatimit (DGA), së bashku me Estoninë, Bullgarinë, Portugalinë dhe Slloveninë. Paketa bazë përfshin 18 obusë vetëlëvizës "Cezar", ndërsa paketa shtesë përfshin mjete për zbulim dhe ndjekje objektivash, sisteme për kontrollin e zjarrit, komunikim dhe transmetim informacioni, automjete komunikimi, automjete të blinduara dhe automjete transporti për municion luftarak. Vlera e blerjes është rreth 320 milionë euro.
Kroacia po përgatit gjithashtu firmosjen e marrëveshjes për blerjen e 44 tankeve moderne "Leopard 2A8" me vlerë rreth 1,3 miliard euro.
Ndërsa kamionët "TATRA" plotësojnë të gjitha standardet e NATO-s për mbrojtje balistike dhe nga minat. Vlera e blerjes së 420 kamionëve është rreth 200 milionë euro.

2 Komente

  1. X
    Xy

    E shqiperia? Bleni prraqka me gjujt zoj ju shqipnia SE ju mbron Serbia juve me Princin Sali Berishoviqin.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Portale ne Kosovo nuk ke ti?

      Shqiperia ka egzistuar 115 vjet si shtet, me dhe pa aleat. Kosoves qaji hallin ti qe zbrazet per 48 ore po iku Amerika. Kjo sepse jeni 0. Nuk keni baze intelektuale

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje