Franca: Anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të shqyrtohet më vonë

17 Maj 2024, 12:52Rajoni TEMA
Franca: Anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të

Ministri i Francës për Çështje Evropiane, Jean-Noel Barrot, ka potencuar se në këtë fazë, sipas Francës, ekziston rreziku që çështja e Kosovës të shkaktojë përçarje në mes të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Për këtë arsye në vlerësimin e tij çështja e anëtarësimit duhet të shqyrtohet më vonë.

“Megjithatë, Franca beson se në këtë drejtim, Kosova ka një rrugë të caktuar për ta kaluar dhe Franca është në dispozicion për ta shoqëruar Kosovën në atë rrugë”, ka theksuar Barrot, para seancës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Kosova përfundimisht nuk hyri në agjendën e seancës së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Arsyeja për këtë ishte kushtëzimi që Gjermania dhe Franca i bënë Kosovës duke kërkuar nga ajo hapa konkret në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Kosova refuzoi të bëjë një gjë të tillë, madje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kushtëzimi i bërë nga Franca dhe Gjermania ishte “absurd”.

 

10 Komente

  1. U
    U pa dhe puna e VV

    Tani Kosova eshte ne udhkryq qe se ka prit. Asht vu ne pikpytje shtetesia e Kosoves. Makroni duket se don ta zhduke nga politika Kurti, dhe drejt e ka. Franca e don Kosoven, por dardanet nuk dun veten e tyne, jazek u kjofte!

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Asnjeri nuk deshiron ta zhduke Kurtin dhe as nuk po i pjerdh shume per Kurtin, por Franca me Gjermanine dhe Ameriken po perpiqen te rregullojne gjendjen ne Ballkan. Dhe kur propozimet e tyre quhen "absurde" nga kryeministri kosovar, normal qe do kete kritika.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Teo

      Po si nuk e bindi Edi Makronin cudi...ai ja degjon llafne Bert Cimcakizit

      Përgjigjjuni
      1. 0
        0

        Edin nuk e pjerdh as Vucici, jo koka e Evropes.

        Përgjigjjuni
      2. @
        @

        Do ishte mire qe Kosova te degjonte me te medhenjte e Evropes, dhe te mos hidhte vickla kot se asgje nuk fitohet kur me i dobeti ben te fortin para me te forteve. Aq me teper kur do ishte ne interes te Kosoves se pambrojtur te kishte marredhenie te mira me BE-ne, sidomos ne kete periudhe lufte te Rusise dhe kur Serbia nuk shihet me sy te mire nga Evropa prej luftes ne Ukraine. Si shembull konkret, se fundmi Franca nuk pranoi t'i shiste Serbise 12 avione Rafale per 3 miliarde euro, per shkak te lidhjeve ruse. Eshte mire qe Kosova te degjoje te medhenjte se uthulla e forte gerryen enen e vet. Evropa eshte me Kosoven dhe tani ne kohe lufte dhe ne nje kohe kur ne Amerike mund te vije ne krye nje megaloman pro rus, Kosova ka nevoje per mbeshtetjen e Evropes dhe duhet te degjoje me te medhenjte e Evropes.

        Përgjigjjuni
        1. P
          PO , PO

          " Me vone " , do me thene " . . . ne kalendrat greke . "

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turp

            Lideret e Ballkanit jane te gjithe debila injorante te papjekur qe zihen si macja me miun dhe duhet t'i pajtojne njeqind here evropianet (taksirat Frances dhe Gjermanise) sikur jane kalamaj 3 vjec. Ballkani kot nuk quhet fucia me barut e Evropes.

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti

              " Kosova ka nje rruge te caktuar per te kaluar dhe Franca eshte ne dispozicion per ta shoqeruar Kosoven ne ate drejtim " thote ministri francez, pasi Franca ishte pikerisht ajo qe beri te mundur nderprerjen e rruges per ne Europe. Kjo eshte arrogance dhe hipokrizi e paster, qe kerkon ta konsideroje Kosoven e drejtuesit e saj si femije qe duhen kapur per dore per ti treguar rrugen, megjithese Kosova i plotesoi te gjitha kriteret caktuara nga Keshilli i Europes. Njekohesisht keta arrogante nuk duan Kurtin, i cili sillet ne menyre korrekte me ta dhe mbron interesat kombetare, por servile qe tu rrine gatitu per gjithshka thone, edhe pse te jene kunder ketyre interesave. Ishte i pritur ky qendrim francez, pasi ishte po Franca qe cuditerisht nje oficer ushtarak i saj spiunoi tek serbet per bombardimet e Natos, dhe po ajo qe vuri traun mbi Iber qe mendonte se do te sillte ndarjen e Veriut te Kosoves. Prandaj duan te rrezojne Kurtin , i cili po del kunder ketij plani duke luftuar per unifikimin e kontrollin ne gjithe territorin e saj.

              Përgjigjjuni
              1. $
                $

                Nuk eshte vetem Franca, shoku, meqe ate e keni shume inat dhe e mbani per "armik te madh" kur ne fakt nuk ju pjerdh hic dhe e njeh pavaresine e Kosoves prej kohesh dhe deshiron integrimin e Kosoves ne Evrope. Mendimin dhe qendrimin e Frances per Kosoven, e ndan gjithe Bashkimi Evropian, perfshire Gjermanine dhe Italine, sic u tregua dje me letren qe i kishin derguar Kurtit tre shtetet kryesore te Evropes, Franca, Gjermania dhe Italia, te nenshkruar me firme nga lideret e ketyre shteteve. Te njejtin mendim me Francen, Gjermanine, Italine dhe BE-ne per Asociacionin e ndan edhe Amerika. Kosova po lufton si miza perpara luaneve duke dale kunder shteteve te medha pa pasur asgje ne dore dhe vetem sa i ben keq vetes.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sin

                Kurti nis lufte kot me shtetet e medha, na quan "absurde" kushtezimin e Frances dhe Gjermanise, me nje gjuhe injoranti. E ka bere Kosoven te duket si dhia e zgjebosur qe ben numra kot. Gjithe shtetet e Ballkanit keshtu jane ne fakt, brekdhjere qe kacafyten me njeri tjetrin.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje