Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së: Albin Kurti hoqi dorë nga rrugëtimi euroatlantik i Kosovës

16 Maj 2024, 19:41Rajoni TEMA
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së: Albin Kurti hoqi dorë nga

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku ka sulmuar ashper Albin Kurtin lidhur me deshtimin e Kosoves per te qene anetare e Keshillit te Evropes, siç paralajmerohet ne letren e Gjermanise Frances dhe Italise drejtuar Kurtit.

Abdixhiku shkruan:

"Pasi gabuan adresën e pranuesve të letrës - merreni me mend - pasi ndryshuan në finish gjithë strategjinë dialoguse, zhbënë të gjitha qëndrimet dhe me të humbën të gjtiha argumentet e mosveprimit me kohë; pasi e konsideruan diplomacinë si një kafe militantësh ku shiten gjepurat e tyre populiste, Republika e Kosovës mbeti e humbur, e turpëruar dhe sërish e kushtëzuar rëndë.
Letra e tre aleatëve të pavarësisë dhe rrugëtimit tonë shtetar, nuk ekspozon thejsht një Kryeministër populist që manipulon me ndjenjat nacionale në dëm të interesave shtetare. Ajo e ekspozon Kosovën si një shtet që nuk di të jetë serioz në arenën ndërkombëtare.
Partnerët e Kosovës nuk janë militantë partiakë që kur Kryeministri i viziton u jep pasqyrën e shtetit të falimentuar si sukses qeveritar. Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës nuk është platformë zgjedhore mbi të cilën merren votat.
Populistët këtë peshë përfaqësimi nuk e kuptojnë dot. Prandaj dhe të turpërojnë, të dështojnë dhe të dëmtojnë.
LDK-ja nuk ka bërë dhe as nuk bën politikë elektorale me marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. E kuptojmë peshën e vërtetë të shtetësisë. LDK-ja qëndron e palëkundur në këtë rrugëtim, prandaj me kohë ka propozuar autorësinë e Republikës ndaj detyrimeve ndërkombëtare, si parakusht i evitimit të dështimeve historike e dëmeve pas dështimeve - ku dhe jemi sot.
Në relaciont e tilla, ka një kohë kur duhet përballur me argumente politike dhe ka një kohë kur duhet qëndruar në ballë të angazhimeve ndërkombëtare. Këtu dallojnë prijësit prej populistëve, patriotët prej mashtruesve.
Shteti i Kosovës dhe qytetarët tanë nuk ua kanë borxh të ardhmen një njeriu që luan me detyrimet e shtetësisë e që rrënon teputacionin e shtetit të Kosovës kaq keq. Duke i trajtuar partnerët si militantë, diplomacinë si kafehane e Kosovën si fushë mbjellje e korrjeje të votave momentale në dëm të prodhimeve të duhura ndërkombëtare, ne po shndërrohemi në një vend të zymtë dhe pa perspektivë.
Heqja dorë nga rrugëtimi euroatlantik është tragjedi. Dhe këtë heqje dore duhet ta parandalojmë si popull, si shtet si gjeneratë e ardhmja e së cilës po merret peng nga një njeri.
Prandaj populistët duhet të përballen me dështimet e tyre kapitale, me humbjen e madhe kombëtare.
Dorëheqja, më pas shpërndarja, në fund zgjedhjet dhe fitorja e politikës normale."

6 Komente

  1. M
    Muti ti e kaka ai pizge te tjeret ..

    Ha hii huuu flete ky Titisti , kosovo - centriste i LDK parti Serbe qe kur shkoje presidenti Shqiptare nuk e takoje kur shkoje ai i Malit te zi i shkoje ne hotel , bojkotoini keta koqevare plehra si ky dhe Pitkini Vetfundosjes nga Cerrnagora ...

    Përgjigjjuni
    1. U
      UÇK

      Pse nuk e ngeh popullin ti shkuli nga qeveria Albin , Gervalle , e gjithe te tjeret ?

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Cohuni ne protesta, cfare opozite e mbaruar jeni? Nuk e shikoni qe po ju con te gjitheve ne gremine Albin Kurti? Kur do coheni ta largoni, kur te behet Kosova si Palestina?

        Përgjigjjuni
        1. L
          Leni deklarate dhe veproni Lumir, ndrysh kthehu ne

          Lumir, nuk je ma i mire ti. Leri pordhet dhe dilni si opozite e bashkuar ne protesta per rrezimin e Kurtit dhe futuni ne gjedhje tevreja shoejt. I premtoni popullit se do i ndaloni me ligj partite serbe si VV qe punojne kunder Kosoves. Tregohu mendje hapur, Asociacioni eshte e keqja me e vogel, dhe per te Kosova mund te kerkon garanci nga quinti, p.sh. garanci per rishikim te kufijve Kosove - Serbi nese asosiacioni del keq. Je politikan i ri, dhe duhet te behesh lider, e lideri merr vendime per te ardhmen me te mire. Sot eshte tabu, por neser kufijte do rishikohe se nuk behet Kosova shtet ndryshe. Cfare humbet Kosova nge ndrimi i Veriut me Presheve-Bujanovc? Si ekonomist i mire qe je, kuptoje se Trepca dhe rezervat minerale te saj vlejne sa boll njerez e mendojne ne Kosove. Shih mineralet e Shqiperise te pasur me to, nuk vlejn sa mendohej. Pastaj liria ne shtetin tuj vlen mijra here me shume se plumbi Trepces qe nuk ka te ardhme. Ti e din se po tia vlente kapitalizmi no kish investu ne te. Statusi Kosoves nuk pengon investitiret private ku ata shohin se vlen aq shume. De ne fund, pa komplekse, menoje sa bukur e mire do ish oer ju e per ne nese do jetonim ne nje shtet te vetem?! Ky mund te jete nje garanci tjeter qe mund ti kerkoni kuintit nese deshton asociacioni i komunave serbe me vetem disa mije banore serbe.

          Përgjigjjuni
          1. h
            hurlaburla

            Lumo Avdi-xhiku pellazgu i LDK, terheq vemendjen e gazetarve me endrra koti.

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti

              Z. Abdixhiku, Kurti nuk eshte kunder Europes, por nuk eshte servil e hipokrit si ju, pasi e do me shpirt Kosoven dhe nuk lejon qe ajo te behet placke tregu per te plotesuar endrrat e Serbise. Duket sheshit se ju si " Yes man " do te permbushni te gjithe tekat e Serbise , duke zbatuar " keshillat " e zyrtareve perendimore , te cilet interesohen vetem per qetesi e stabilitet ne rajon dhe per kete I konvenon te mbeshtesin Serbine, pasi atje pozite e opozite kane te njejtin qendrim lidhur me Kosoven, jo si ju qe jeni gati ta nxirrni ne " shitje " vetem per karrige pushteti.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje