Aksident tragjik në Greqi, makina përplas motorin, humb jetën i riu shqiptar

17 Maj 2024, 10:13Rajoni TEMA
Aksident tragjik në Greqi, makina përplas motorin, humb jetën i

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën  si pasojë e një aksidenti pas mesnatës në Nea Eritrea në Greqi.

Bëhet fjalë për Angjele Saliun, me origjinë nga Cërriku, i cili ka qenë duke drejtuar motorin kur rreth orës 00.30 është përplasur me një automjet të drejtuar nga një 63-vjeçar grek.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 22-vjeçari shqiptar, trupi i të cilit është transportuar me autoambulancë drejt spitalit.

Nga veprimet e para në vendngjarje është konstatuar mungesa e kaskës mbrojtëse tek viktima ndërkohë që drejtuesi i automjetit, greku Konstantino Ioannou 63-vjeç, është arrestuar. 

Lini një Përgjigje