Goditet grupi kriminal në Greqi, 4 të arrestuar në pranga edhe 2 shqiptarë/ Trafikonin marijuanë dhe hashash çokollatë në Athinë

18 Dhjetor 2025, 20:00Rajoni TEMA
Goditet grupi kriminal në Greqi, 4 të arrestuar në pranga edhe 2

Një aksion i zhvilluar nga autoritetet greke është finalizuar me goditjen e një grupi kriminal në Greqi.

Sipas mediave greke anëtarët e grupit kriminal trafikonin sasi të konsiderueshme të marijuanës dhe hashashit çokollatë në Athinë.

Në pranga kanë rënë 4 anëtarë të organizatës, 2 shqiptarë të moshës 55 dhe 30 vjeç dhe 2 grekë të moshës 22 dhe 30 vjeç, të cilët u kapën duke poseduar sasi të lëndëve narkotike për trafikim.

30-vjeçari i arrestuar është shtetasi Kostandinos Jorgji nga Tepelena, i njohur me emrin artistik “For3al”.

22-vjeçari grek, në përpjekje për të penguar kontrollin e policisë, bëri rezistencë të fortë, duke i shtyrë oficerët duke u përplasur edhe me policinë.

Siç zbuloi hetimi, personat e arrestuar kishin krijuar një organizatë kriminale, me një infrastrukturë dhe hierarki profesionale, duke siguruar aktivitetin e tyre kriminal të pandërprerë me kalimin e kohës, me qëllim trafikimin e drogës dhe realizimin e një fitimi të madh të paligjshëm.

Konkretisht, pas takimeve të paracaktuara, ata tregtonin sasi marijuanë dhe hashashi çokollatë te individë të ndryshëm, duke e shitur marijuanën për 2.500 euro për kilogram dhe hashashin çokollatë për 5.000 euro për kilogram.

Lini një Përgjigje