Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të marrë pjesë dhe as do të përfaqësohet në samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Bruksel. Në një intervistë në televizionin public serb, Vuçiç, ka deklaruar se e ka marrë vendimin personalisht dhe se askush tjetër nuk duhet fajqësuar për këtë.
"Ballkani Perëndimor do të jetë pa Serbinë", tha ai në mënyrë domethënëse duke nënkuptuar se formati pëson një defiçit strategjik.
"Duke bërë këtë besoj se po mbroj Republikën Serbe dhe interesat e saj, sepse ne duhet të tregojmë çfarë kemi arritur".
Samiti është mbajtur sot datë 17 dhjetor.
Lini një Përgjigje