Ministria e Mbrojtjes së Kosovës njoftoi të mërkurën se ka nënshkruar një kontratë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake, AM General. Kjo kompani ka bërë të ditur se sistemet e para HUMVEE Hawkeye i janë shitur Kosovës në kuadër të një kontrate trevjeçare, ndërsa dërgesat pritet të nisin brenda dy viteve të ardhshme.
Në komunikatën e lëshuar nga AM General thuhet se bëhet fjalë për një kontratë kornizë trevjeçare.
“Kompania e njohur për automjete taktike të lehta dhe zgjidhje mobiliteti, AM General, ka finalizuar një kontratë kornizë trevjeçare përmes Shitjes Direkte Komerciale (DCS) me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës për furnizimin me sisteme HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), si dhe me kamionë mbështetës nga familja e automjeteve HUMVEE, pjesë këmbimi dhe shërbime trajnimi dhe mirëmbajtjeje”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Përmes këtij sistemi synohet të rritet qëndrueshmëria, shumëfunksionaliteti dhe përdorimi i teknologjisë së avancuar në kapacitetet ushtarake të Kosovës.
Çfarë është HUMVEE Hawkeye?
HUMVEE Hawkeye është i pajisur me teknologjinë Soft Recoil, një sistem i avancuar që redukton ndjeshëm goditjen dhe presionin e krijuar gjatë qitjes së topit. Falë kësaj teknologjie, një top 105 milimetra mund të montohet drejtpërdrejt mbi automjetin taktik HUMVEE, pa e dëmtuar strukturën e tij dhe pa pasur nevojë për platforma të rënda apo statike.
Në praktikë, kjo do të thotë se sistemi mund të pozicionohet, të hapë zjarr dhe të largohet nga vendi i qitjes brenda më pak se 90 sekondave. Kjo shpejtësi veprimi është thelbësore në fushëbetejë, pasi zvogëlon rrezikun që pozicioni i artilerisë të zbulohet dhe të goditet nga zjarri kundërbaterik i kundërshtarit.
Ndryshe nga artileria tradicionale e tërhequr, e cila kërkon më shumë kohë për vendosje dhe zhvendosje, HUMVEE Hawkeye ofron lëvizshmëri të lartë, reagim të shpejtë dhe fleksibilitet operacional. Kjo i mundëson njësive të artilerisë të ndryshojnë shpejt pozicion, të veprojnë në terrene të vështira dhe të rrisin ndjeshëm mbijetesën e ekuipazhit.
Për Forcën e Sigurisë së Kosovës, kjo teknologji përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kapaciteteve të artilerisë, duke krijuar mundësi për qitje indirekte më efikase, mbështetje më të shpejtë për njësitë në terren dhe rritje të gatishmërisë operacionale në përgjithësi.
Përveç sistemeve HUMVEE Hawkeye, FSK-ja pritet të pajiset edhe me autoambulanca, kamionë për komandë dhe kontroll, si dhe mjete të tjera mbështetëse, të cilat mundësojnë funksionimin e një baterie të plotë artilerie dhe krijimin e kapaciteteve për qitje indirekte. Dërgesat pritet të nisin brenda dy viteve të ardhshme.
Çfarë është industria ushtarake AM General?
AM General projekton, prodhon dhe mbështet automjete të specializuara për klientë ushtarakë dhe komercialë. Prania e saj globale, me një gamë të gjerë produktesh në mbi 70 shtete, e pozicionon kompaninë në mënyrë unike për të rritur ndërveprueshmërinë dhe për të ndërtuar mbi partneritetet e saj afatgjata në industrinë e mbrojtjes dhe automobilizmit.
Portofoli i saj përfshin automjetet ikonike HUMVEE, Joint Light Tactical Vehicle A2 (JLTV A2), kamionin e lehtë taktik të gjeneratës së ardhshme Saber me nivele të përmirësuara mbrojtjeje, si dhe sistemin revolucionar Haëkeye 105mm Mobile Hoëitzer me teknologji Soft Recoil për platformat mobile. AM General synon përmirësim të vazhdueshëm, duke qenë gjithmonë i gatshëm për mision.
Kompania ka përvojë të gjerë në përmbushjen e nevojave në ndryshim të industrive të mbrojtjes dhe automobilizmit, e mbështetur nga punonjësit e saj në objektet kryesore në Indiana, Michigan dhe Ohio, si dhe nga një rrjet i fortë furnitorësh që shtrihet në 46 shtete.
Jane artileri te lehta 105 mm qe kane rreze max 17 km. Artileria vetlevizese ATMOS qe bleu Shqiperia ka rreze 40 km. Artilerite Serbe gjithashtu me rreze shume superiore. Keto blerje te lira, parti ne pushtet e Kosoves, do ja reklamoj analfabeteve sikur po ble bomba berthamore, sic beri me ata dronet e supermarketeve.
Pse e përmend Serbin ne temën e Dardanis a je shperm e Serbe apo Greke zhduki Gjak i ndyr
Ca thua moj autike prishtine? Si deficente mendore flet. Po kunder kujt keni plan te mbroheni? Maltes? Normale qe me Serbine do behet krahasimi
Po te Dhemb apo jo Shkavell
Ik moj flirto me djalin e axhes ti. Na mburr dhe qytetin e plehrave.