Konfliktet mes adoleshentëve me përdorim të mjeteve të mprehta shënohen dhe në Greqi, ku vetëm dy ditë më parë, më 15 dhjetor në Kipseli, një vajzë 16-vjeçare plagosi me thikë një bashkëmoshatare të saj në ambientet e shkollës.
Sipas mediave greke, e gjitha nisi për shkak të ofendimeve, ndërsa autorja 16 vjeç, sapo ishte transferuar në këtë shkollë dhe ishte dita e saj e parë.
Arsyeja e transferimit ka qenë për të njëjtën arsye, mbajtje të mjeteve të mprehta dhe konfliktet fizike të ashpra me bashkëmoshatarët e saj.
Vajza e plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plagën e mori në krahë.
Pas kësaj ngjarjeje, nxënësit dhe prindërit e kësaj shkolle kanë protestuar për sigurinë e të miturve, për shkak se dihej që 16-vjeçarja e transferuar ishte ‘problematike’ për nga sjellja sepse ajo ka plagosur dhe dy bashkëmoshatarë të tjerë më parë. Ngjarja ndodhi që në ditën e saj të parë të transferimit në shkollën e re në Kipseli.
Por, ditën e sotme, 16 dhjetor, protesta e nxënësve mori një formë tjetër, aspak e dhunshme. Nxënësit arritën të kyçnin brenda zyrës së tyre, drejtorin dhe nëndrejtorin e kësaj shkolle, si një mesazh për të gjithë ngjarjen që mund të parandalohej, teksa kërkesa e të miturve është mbrojtje në ambiente shkollore.
Stafi u detyrua të telefononte policinë për të hapur dyert e zyrave dhe për të vënë sadopak rregull në ambientet shkollore.
16-vjeçarja sakaq, ka dëshmuar për uniformat blu se e mitura e plagosur e ofendoi. Ajo ndodhet në paraburgimin e të miturve sipas sistemit grek.
Lini një Përgjigje