Grekët e konfuzuar - Një pjesë nuk e njohin Belerin, pjesa tjetër e vlerësojnë si shqiptar!

15 Prill 2024, 22:25Rajoni TEMA
Grekët e konfuzuar - Një pjesë nuk e njohin Belerin, pjesa

Çështja e Fredi Belerit është shndërruar në një betejë mes Shqipërisë dhe Greqisë që tashmë rrezikon të shkojë në skenën më të madhe politike të BE-së, Parlamentin Europian.

Kjo pasi kryeministri grek Kostandin Miçotaqis e kandidoi atë mes 42 emrave për eurodeputetë nga partia e tij.

Por nga një vëzhgim në rrjetet sociale, ajo që bie në sy është se qytetarët e thjeshtë grekë, në pjesën më të madhe ose nuk e njohin fare se kush është Beleri, ose mendojnë se ai është një shqiptar që është zgjedhur në nder të komunitetit të madh të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

“Nejse, ai është shqiptar... dhe çfarë na intereson ....”, komenton një qytetar grek në një prej medieve për të cilën Beleri ka bërë edhe një reagim, “Protothema”.

Një tjetër qytetar grek sulmon partinë e Miçotaqisit duke shkruar: “në tentativë të dështuar vënë shqiptarët e dënuar”.

Akoma edhe më qesharake e bën situatën komenti krejt i pafajshëm i një qytetari grek në një prej gazetave “online” më popullore në Greqi. Ai shkruan: “Shumë mirë që kandiduan një shqiptar, e meriton të përfaqësojë një komunitet prej 500 mijë shqiptarësh në Athinë”.

Vetëm në disa raste të vogla, vihen re komentues që e njohin situatën, dhe në shumicën e këtyre rasteve rezultojnë të jenë shtetas nga ata që vetëquhen “minoritarë grekë”.

5 Komente

  1. p
    pjeter

    Edhe disa gazetare shqiptare po ashtu,nuk din se ne ç'gjuhe duhet te shkruajne, te "konfuzuar" patjeter!!

    Përgjigjjuni
    1. 5
      5G

      Çfarë është kjo fjalë "konfuzuar" se i qr gjuhës shqipe!!

      Përgjigjjuni
      1. F
        F..k

        Ti qenke I konfuzuar nga brain o wool gazetar.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje emigrant shqiptar ne Greqi prej 30 vitesh

          Sic duket Micotaqis me trup eshte ne ND kurse me mendje eshte tek Agimi i Arte grek.Qellimi i Micos eshte te marre votat e minoritareve dhe te atyre grekeve qe e kane ngrene propoganden zyrtare te qeverise greke ,por dhe te asaj pjese te opozitet qe i eshte bashkuar asaj dhe eshte shprehur publikisht ne mbeshtetje te ketij krimineli ultra te djathte dhe agjent te sherbimeve sekrete greke (sic mund te permendet psh. Andereas Loverdos,qe ka themeluar se fundi dhe nje parti demokrtike,sic e quajne, apo dhe vete KKE-ja me shprese te marrin ndonje vote nga partia e Kacidhiarit e Mihallojakosit)).E gjitha kjo eshte ve vazhden e synimeve te shtetit grek per jugun e shqiperise,loje qe vazhdon prej vitit 1913 dhe qe here ngrihet e here ulet por qe asnjehere nuk nderpritet dhe sot behet duke perdorur progonatasin e shnderruar ne Himarjote Vorioepirot. Eshte turp dhe nuk i ben nder greqise qe nje kryeminister i vetedeklaruar si europian me fjale te katandiset qe per njr grusht votash te bjere ne nivele tetilla poshteruese sa te perdore dhe fytyra kriminale si Bejleri ete tjere si ky.Dhe kjo ne nje kohe kur dhe vete legjioslacioni grek e ndalon qe [persona te denuar te marrin pjese e te zgjidhen nga partite politike.Tani se si e perse e ben kete Micua,ai e di.Nje gje eshte e sigurt.Kjo eshte nje diskreditim si per Nea Demokracine ashtu dhe per vete krieministrin grek Micotaqis,qe ecen ne rrugen e Jotopullit e te Kacidhiarit e Co!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Saranda

            Gjyshi i Mitsotaqisit ishte pjesmarres ne maskrat ndaj çamëve. Mos harroni shqiptarë!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje