
Njohja e Kosovës nga Greqia për vetë grekët është një çështje kohe dhe më nuk përbën dilemë nëse shteti i tyre duhet ta bëjë këtë. Por, për të lëvizur institucionet greke nga pozicioni ku janë në drejtim të ndryshimit të politikës ndaj shtetit më të ri në Europë, duhet ndihmuar edhe me rritjen e kontaktit mes dy popujve meqë mungesa e tij ka stagnuar opinionin e grekëve për Kosovën në vitet e 90-ta. Megjithatë, për përmirësimin e lidhjeve mes kosovarëve dhe grekëve mund të ndikojë edhe përmirësimi i lidhjeve shqiptaro-greke, përkundër që këto raporte janë të ndara. Për hidhërimin e Serbisë në rast të njohjes së pavarësisë së Kosovës, Greqisë nuk i bëhet fort vonë.
Këto pikëpamje i shpalosi në një intervistë për Gazetën Express eksperti grek për politikat në Ballkan, Nikolaos Tzifakis, i cili gjithashtu është edhe njohës i mirë i raporteve mes Prishtinës dhe Athinës.
Ai nuk ka folur për kohën se kur do të ndodhë vendosja e plotë e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve ballkanike, por thotë se qëndrimi që ka mbajtur shteti i tij ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë çon drejt njohjes, të cilën me shumë ngulm e kanë kërkuar së fundmi krerët kosovarë nga ata grekë pas realitetit të ri gjeopolitik që krijoi lufta në Ukrainë – realitet ky që rriti ambiciet e Kosovës për të përmirësuar pozitën e saj politike në aspektin ndërkombëtar.
Në këtë drejtim, Tzifakis dha lajme pozitive për përshtypjen që kanë grekët aktualisht ndaj shtetit të Kosovës.
“Shumë qytetarë në Greqi më shumë po e shohin pavarësinë e Kosovës si një çështje se “kur” do të ndodhë sesa si një çështje se “nëse” do të ndodhë”, tha ai.
Eksperti grek, i cili është edhe anëtar i Grupit Këshillues për Politikat e Ballkanit në Europë (BiEPAG), thotë se mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë po ia komplikon punët edhe Greqisë ndaj Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, sipas tij, problematikat e Kosovës me shtetësinë e saj po ndikojnë edhe në minimin e potencialit të marrëdhënieve Kosovë-Greqi
Gazeta Express: A mendoni se lufta në Ukrainë ndikoi në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë?
Jo nuk mendoj kështu. Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Kosovës janë përmirësuar vazhdimisht gjatë vjetëve të fundit. Athina ka qenë e vendosur që për një kohë të eksplorojë ide që nxisin lidhjet në fusha të ndryshme të marrëdhënieve ekonomike, pavarësisht vendimit të saj për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.
Gazeta Express: Në rrethanat aktuale të shkaktuara nga kjo luftë, krerët e institucioneve të Kosovës kanë intensifikuar thirrjet drejtuar Greqisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. A mendoni se ky është momentumi që Greqia ta bëjë këtë?
Shumë qytetarë në Greqi më shumë po e shohin pavarësinë e Kosovës si një çështje se “kur” do të ndodhë sesa si një çështje se “nëse” do të ndodhë. Megjithatë, nuk mund të spekuloj për kohën e një ndryshimi të mundshëm të drejtimit të politikës. Qeveritë e njëpasnjëshme greke e kanë marrë në konsideratë reagimin e opinionit publik vendas ndaj një vendimi të tillë dhe Greqia po hyn në një periudhë të gjatë parazgjedhore (zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më së voni në qershor 2023). Çështja e Kosovës nuk është në krye të agjendës politike greke. Në fakt, ky është pikërisht problemi. Populli grek nuk është informuar për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe shumë grekë vazhdojë të kenë perceptime dhe ide (ndoshta të shtrembëruara) që u formësuan në vitet e 1990-ta. Ka nevojë që të rritet kontakti e të thellohen lidhjet midis dy shoqërive, si dhe të mësohet më shumë për njëra-tjetrën. Për më tepër, megjithëse marrëdhëniet greko-shqiptare dhe greko-kosovare janë dy histori të ndryshme, përmirësimi i marrëdhënieve midis Athinës dhe Tiranës do të ndikojë pozitivisht edhe në perceptimet greke për Kosovën.
Gazeta Express: Kryeministri Albin Kurti pati thënë që njohja e Kosovës nga Greqia e bën atë lidere në rajon. A mendoni që edhe Greqia fiton politikisht duke e njohur Kosovën?
Nuk është sekret se mosmarrëveshja e stërzgjatur Serbi-Kosovë i ka shtuar ndërlikime politikës greke ndaj Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, ka shumë potencial të pashfrytëzuar në marrëdhëniet Greqi-Kosovë. Pavarësisht se distanca ndërmjet Selanikut dhe Prishtinës është afër 323 km, marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve janë të pazhvilluara. Kjo ndodh kryesisht për shkak të shfaqjes së problemeve të shumta teknike, shumica e të cilave lidhen me shtetësinë e kontestuar ndërkombëtarisht të Kosovës dhe të politikës mosnjohëse që mban Greqia. Prandaj, normalizimi i plotë i pozitës së Kosovës në sistemin ndërkombëtar do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë rajonin, si dhe për rritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gazeta Express: Në rast se Greqia e njeh Kosovën, a mendoni që do të ketë kosto për shtetin grek me përkeqësimin e raporteve me Serbinë?
Beogradi me siguri do të mërzitet nga një vendim i tillë. Megjithatë, Serbia nuk i ka shkëputur lidhjet me asnjë nga njohësit e Kosovës. Madje, ajo ka kërkuar që të krijojë marrëdhënie më të ngushta me vendet që kanë bërë fushatë për shtimin e njohjeve të Kosovës. Një rast i tillë është Turqia. Aktualisht, lidhjet politike dhe ekonomike të Serbisë me Turqinë janë në shumë aspekte më të mëdha se lidhjet përkatëse greko-serbe. Gjithashtu, është bërë shumë përparim në marrëdhëniet serbo-turke në kohën kur Greqia dhe Turqia ishin në prag të luftës. Në fund të fundit, reagimi i Serbisë ndoshta nuk është shqetësimi kryesor i autoriteteve greke kur bëhet fjalë për të marrë vendime për marrëdhëniet me Kosovën.
*Nikolaos Tzifakis është Asistent Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit të Peloponezit në Greqi. Fushë e tij e interesit janë teoritë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, politikat e jashtme të BE-së dhe politikat në Ballkan.
Kur do qe ta njohe Greqia Kosoven, tashme demin vetes ja beri. Greket kane vertetuar me kokfortesi para gjithe opinionit nderkombetar, qe jane nje shtet i parashikueshem, ku idjotesia eshte rregull. Ne vend tju pergjigjen sfidave si kombe te qyteteruar, struken me kokfortesi prej mushke per dekada te tera ne llucen e ballkanizmit tribal, sì e vetmja mbrojtje e fiseve primitive. Si ne rastin e Maqedonise, si ne rastin e Kosoves ishte me e lehte per Perendimin te rishkruante historine dhe te ndertonte dy shtete ne 20 vjet nga giri i Jogosllavise, se sa te nxirrte Greqine nga shpella ku futi koken.
Më duket se nuk e ke idenë e pozicionit, forcës dhe rolit që Greqia luan në arenën ndërkombëtare, por të falet se truri jot i vogël është bombarduar kaq shumë nga propaganda anti greke në Shqipëri e Kosovë sa që është e pamundur të shikosh e kuptosh realitetin. Së pari, duhet të kuptosh se ishte i vetmi vend jo vetëm i Ballkanit, por i gjithë Europës Lindore e Jug-lindore pjesë e botës perëndimore. Së dyti, Maqedonia ishte një krijesë e Jugosllavisë dhe jo e Perëndimit. Greqia me argumente shkencore i përcaktoi emrin Maqedoni e Veriut kur në të njëjtën kohë tribut e armatosura terroriste-islamike kërkonin shpërbërjen e atij vendi. Së treti, është shovinizmi shqiptar me idetë e "Shqipërisë së Madhe" që pretendojnë territore nga të gjitha vendet ballkanike duke përfshirë edhe atë të Greqisë me harta e harta-flamuj që pengojnë ecurinë e një njohje të Kosovës nga Greqia. Së katërti, në një kohë kur 1/3 e popullsisë shqiptare jeton e punon në Greqi, kur ky vend ka ndihmuar më shumë se kushdo ekonominë, stabilitetin dhe futjen e Shqipërisë në familjen europiane, është politika tribale shqiptare që shprehet hapur se aleati i saj strategjik, kulturor, ideologjik e vëllazëror është Turqia dhe regjimi totalitar i Erdoganit.
O "Free minde", o mendje e pjerdhur. Ne llumin e ballkanit tribal (dhe mut qe te hash), jeni zhytur Ju o majmuna, o shpellar Kaukazi. .@. Greqia eshte nje shtet serioz, jo vetem Europian, por mban mbi supet e saje pergjegjesin e peshes historike, te dy Mbrekullive te periudhes se njerezimit. .@. Ate te Antikitetit dhe ate te Bizantit, nuk mund te pozicionohet ne nje realitet pervers qe eshte krijuar. Sepse eshte perversitet qe nje vend si Kosova, .. 1. Me emer Serb (Kosov=fush e dellenjave). 2. Me 370 monumente kulture te UNESCO Orthodhokse Serbe. 3. Pas pushtimit nga Otomanet Kosova nga duart Serbe te princve Syefan Dushan, Brankovic, Princ Lazar (se fundmi) ... nga 100% Orthodhokse eshte sot ne 98% Islamike, nga Turk Arnaut. .@. Dhe kete perversitet Historik duhet me kaq lehtesi ta njofi. Pa harruar qe me nofjen e Kosoves nga Greqia eshte nje paralelizim i njofjes se nje tjetr Perversiteti, i atij te njofjes se Qipros Turke, ku majmunat Turko-mongol, me shkakun e mos nderhyrjes Greke, e kane te pushtuar akoma edhe sot me qindra mijra ushtar dhe armatime. .@. AΘΑΝΑΤΙ ΕΛΛΑΣ Nje gje eshte e sigurt, nuk gabon asnjeher enstikti i mencuris Helene.
@ ti matrpilliku urren dhe kjo te demton llogjiken… Car Dushani pushtoi gjithe Ballkanin. Ai pra ishte serb dhe pushtoi edhe Greqine dhe shpalli veten mbret te serbeve dhe grekeve….etj…
Me ne fund po "ftillohen" edhe primitivet aziatike te BE.....vjen nje dite....qe edhe hajvani e kupton qe eshte hajvan....dhe qe eshte sjelle si i tille.....dhe ku mund te pasqyrohet ky realitet me bukur..se sa tek fqinjet tane jugore primitive.....
Shkrim profesionist. Duhet patur parasysh nje gje. Greqia eshte shume familjare me faktorin shqiptar. Ajo ruan nje ekujliber me kete rast sepse ka edhe problemin e Qipros. Nje gje eshte e sigurte nga historia. Sa here qe greket e gjejne gjuhen me shqiptaret, aq here behen keq dhe bashke kundra shqiptareve binomi Rusi-Turqi.
Si dy popujt me te vjeter ne Ballkan qe greket dhe shqiparet do te duhej te mbeshtesin njeri tjeterin ne cdo rast siq bejne vendet nordike mes vete. Perpos kesaj, Greqia do te duhej te ishte avokati kryesor i perfshirjes sa me te shpejte ne vendeve te Ballkanit ne BE dhe NATO. Jo vetem se kjo eshte gjeja e duhur per tu bere por eshte edhe ne interesin e vete Greqise. Stabiliteti, bashkepunimi ne ekonomi dhe siguria ( shporrja e fuqive lindore nga Ballkani - Rusi, Turqi dhe vendet arabe) do te japin perfitime substanciale per vete Greqine por edhe per gjithe vendet e Ballkanit. Gjithashtu edhe brenda BE dhe NATOs secilit i duhen aleatet. Grupi i Vishegradit (Poloni, Ceki, Sllovaki, Hungari) perkrahin njeri-tjetrin dhe avancojne intersat e perbashketa brenda BE