Gruaja vrau burrin më pas veten, postimi prekës i motrës së 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! U shkatërrua familja ime

29 Nëntor 2024, 19:50Rajoni TEMA
Gruaja vrau burrin më pas veten, postimi prekës i motrës së

Ngjarja e rëndë në Florida të SHBA, ku gruaja vrau burrin e saj nga Kosova, Pajtim Krasniqi dhe më pas i dha fund jetës ka tronditur mbarë opinionin në zonën ku ata banonin, por edhe në Kosovë.

Motra e Pajtimit, Albana Krasniqi ka prekur me postimin e saj për vëllain e ndjerë. Ajo thotë se Sabrina zgjodhi t’i marrë jetën, duke e qëlluar me pesë plumba.

Ajo shkruan se Sabrina i ka shkatërruar familjen, ndërsa thekson se “ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij”.

“Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, ka shkruar motra e viktimës në Facebook.

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me pesë plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë Pajtim”, ka shkruar mes tjerash Albana Krasniqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 27 nentor në apartamentin e tyre luksoz në Hallandale Beach në Florida.

Nga hetimet rezulton se ka qenë 27-vjeçarja Sabrina, e cila ka qëlluar me armë zjarri bashkëshortin e saj, Pajtim Krasniqi, më pas ajo i ka dhënë fund jetës.

“Nga hetimet është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në një njoftim për media të premten, por nuk dha detaje për arsyet që mund të kenë çuar në këtë krim të dyfishtë.

3 Komente

  1. T
    TURI EMIGR

    NGUSHELIME FAMILJEVE.TE TRADHETOSH DDHE TE VRASESH ATE QE TRADHTON ME DUKET E CUDITESHME .!!!VETEM NQS AI KA USHTRUAR DHUNE NDAJ SAJ !!!! BOTA ECEN PARA DHE NE SHKOJME MBRAPA , VAZHDOJME ME KANUNIN E L. DUKAGJINIT. NJE JETE KEMI DHE JETA KA SHUME HUMNERA , SHUME LUFTE....DHE SA VJEN BEHET AKOMA ME E VESHTIRE...

    Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje