Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

18 Shtator 2025, 18:31Rajoni TEMA
Haga lë në paraburgim ish-liderët e UÇK-së Kadri

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur  për vijimin e masës së paraburgimit ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët bashkë me Hashim Thaçin akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Sipas tri vendimeve të ndara të bëra publike më 18 shtator 2025, Prokuroria ka pretenduar se ekziston rreziku që tre të akuzuarit t’i ikin drejtësisë, të kryejnë krime të tjera dhe të pengojnë drejtësinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Charles Smith III, në vendim thekson se s’ka informacion të mjaftueshëm që justifikon një konstatim se të akuzuarit mund t’i ikin drejtësisë nëse lirohen.

Megjithatë, sipas Gjykatës, ekziston rreziku që të akuzuarit të pengojnë përparimin e procedurave të Gjykatës dhe të kryejnë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar prova në këtë rast dhe/ose mund të thirren në procedura paralele.

Andaj, Gjykata vendosi që Veselit, Krasniqit dhe Selimit, t’iu vazhdohet paraburgimi.

Ndryshe, dëshmitarët e mbrojtjes filluan të dëshmojnë më 15 shtator. Dëshmitari i parë ishte James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit i cili dëshmoi më 15, 16 dhe 17 shtator 2025. Kurse, Paul Ëilliams dëshmoi më 17 dhe 18 shtator.

Më 14 shtator 2025, në Hagë u mbajt një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare e mërgimtarë të shumtë

DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë.

Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. (REL)

6 Komente

  1. N
    Njollosja

    Kēta tē katērt jo vetēm qē jan sjell keq me Sērbēt dhe patriotēt e tyre, por dhe disa shqiptar me probleme tē shēndetit (nga Shqipēria), i kanē vendosur nē vijēn e parē tē luftimeve.Kērkojm burgim pērjetē.Sērbia justifikohej nga eksodi Kosovar, si shkak i mburjes së tyre me pushkē tē viteve 1943-1944.Po humbim hydrokarburet e nēntokēs sonē pēr tē shlyer shpenzimet e Pentagonit nē ndērhyrjen e 1999, si dhe po armatosemi 4% tē PIB çdo vit pēr shkak tē stupid kosovarve.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkjau eshte mut muti

      Shkja ibqelbur "Njollosja", Ti je vetem nje shkjau qelbur, nje shkja kafshe e degjeneruar gjenocidiale. Tani ti shkja i qelbur te ka mbet vetem edhe lufta aty brenda ne Shkini, shkja i qelbur, qen bir qeni.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tirana

      Ramiu e kërkon hashimin se e ka analfabet dhe e mund gjethqysh. Nuk mund të qëndrojmë me ata miq që duan kthimin e serrbisë në Kosovë edhe nëse ai është vendi amë. jevgu rami për interesa të tij të plaçkitjes së shqiptareve

      Përgjigjjuni
      1. M
        Marchmichen

        OH VLLA NE STERVITJEN DRINI I BARDHE NE 99 U PERDOREN QAQ SE KISHTE SHUM FORCA DIVIZIONI KUKESIT, NE TJERA STERVITJE VINTIN PERFORCIME NGA TIRANA ATHERE KA MAJ QERSHOR 1999 KISHIN TE GJITHE, EDHE UNE MENOJ PSE PSE PSE TASH PO DALIN DITA DITES FAKTET SI PARDJE SHBA AMERIKA I KISH KERKU THACIT MOS MU HAKMAR NE FORCAT SERBE QE U NISEN ME IK EDHE KUNDER TJERVE PERQITA PLOT KRIMINELA KAN PSHTU ME IK SE THOJKE SHBA NA TANI DALIM KEQ NE MEDIA NESE I SULMONI E SHUM TJERA SENE QE PI KUPTOJ MA SHUM SI NE KUFI AMERIKANIT JAN KAN PREZENC TU I VEZHGU FORCAT E USHTRISE SHIQPTARE GJIOTHE KOHEN....EDHE UNE PRAP MENOJ ISHIN DUFT POLITIKANET SHQIPTAR ATHERE MI THAN PO HIM ME RREZIKU MORE PER POPULLIN TENDE TOKEN TENDE TBAHET QKA TBAHET HERET A VON E KISHIN KUPTU E PRANU EDHE NDERKOMBART PO KTO NE SHQIPERI SHIHET EDHE SOT NGAJN SHUM MAS NATOS SI KLYSHA NUK GUCOJN ME VENDOS NIHER VETE.....SPEDI ME PAS HI AJ RUSI NUK KISH RREZIKU ATHERE AJ PIJANI JELCINI ME HI NE LUFTE BOTERORE PER SHKIJET PER KOSOVEN POR ME PLAN ORGANIZIM I KISHMI SHPORR VETE BRENDA PAK MUAJVE SHKIJET DHE TANI KOSOVA ISH BA SHQIPERI POR PO DALIN DETAJET E HUAJVE SOT SE KOKA KAN SHTIR DHE SI KAN LAN ME VEPRU VEQ NE SITUAT EKSTREME KUR HINEN DO KILOMETRA NE SHQIPERI AIAIIAAAIAI

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          Haga merr vesh vec me pushke. Mbase ka ardhur koha qe UCK-ja te shkoje ne Hage dhe te liroje djemte tane. Eshte e turpshme qe te akuzosh persona qe u vetedorezuan ne Hage se do ikin apo do bejne krime te tjera? Se pari care krimesh paskan bere ata qe thuheshka se do bejne krime te tjera. Deri me sot anje krim nuk ju eshte vertetuar heronjve te UCK-se. Europa kurve duhet te marre ate qe meriton, pervec urrejtjes tone. A doni akoma te futeni ne BE?

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Siq shifet qlirimtaret jane ne burg sepse kemi aq shume bashkepunetor te serbise qe flason shqip sa nuk kan ftyre as frike te dalin edhe ne media dhe te deklarohen se jan kunder uçk-s dhe kosoves e pro serbise, mjafton te shofim mender marchmichen, tirana,njollosja, flamur struga e deri te pseudoanalist zebica-zajednica e ramabaja qe ta kuptojme pse munak basha eshte kryetar i kuvendit, sepse serbia ka "lavruar" gjate ne kosove dhe tash kopilat e sajbpi ja bajne argatin, si çdo her mbase.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje