Shpëtoi dy të mitur në Greqi nga mbytja, Mitsotakis i jep shqiptarit nënshtetësinë greke

17 Shtator 2025, 16:58Rajoni TEMA
Shpëtoi dy të mitur në Greqi nga mbytja, Mitsotakis i jep

Ledian Goka, shqiptari në Greqi i cili u shndërrua në hero pasi shpëtoi nga mbytja në lumë 2 fëmijë në muajin qershor 2025, ka marrë nënshtetësinë greke. Shqiptarit i është dorëzuar nënshtetësia nga vetë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili e ka falenderuar publikisht për aktin heroik.

“Ledian Goka në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar nga mbytja dy fëmijë në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos. Një akt vetëmohimi që është një shembull i humanizmit dhe heroizmit. Sot atij iu dha nënshtetësia greke. E falenderojmë”, ka shkruar në Facebook kryeministri Mitsotakis.

Shqiptari shpëtoi dy fëmijë të moshave 12 dhe 14 vjeç të cilët rrezikuan mbytjen në lumin Arachthos të Artës në Greqi. Madje, ai pësoi lëndime edhe vetë në këmbë gjatë tentativës për të shpëtuar dy të miturit.

Ledian Goga është nga Berati. Ai emigroi drejt Greqisë 24 vite më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç. Pesë vitet e fundit jeton në Artë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, 10 dhe 6 vjeç.

16 Komente

  1. J
    Jugu

    O te morri dreqi vendin dhe shtetin qe jep nenshtetesi per nje akt heroik, kur nenshtetesia duhet dhene per te gjithe shqiptaret qe kane mbe tre vjet pune dhe jete ne Greqi dhe qe jane te pa funde.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashi

      Jugu , ka mundësi të na thuash , në cilin vënd të botës e merr nënshtetësinë pas 3 vjetësh punë e jetesë në atë vënd ?

      Përgjigjjuni
      1. R
        Reli

        Ne Kanada

        Përgjigjjuni
        1. B
          Benevent

          S’eshte e vertete. Duhet te kesh jetuar si rezident i perhershem fillimisht per 3 vjet ne 5 vitet e fundit. Vetem me 3 vite pune me vize pune nuk e merr dot.

          Përgjigjjuni
    2. T
      Taulant

      Hajt te degjosh Jorgon tani qe mori nenshtetesin ...

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vari Janullen!

        Si ja ka dhënë nënshtetësinë greke? si shqiptar apo si grek fake alla FredBejler dhe vorjoqimarjot 300 eurosh?!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Allvanozi

          Shpetoi dhe ky, javen tjeter iken per ne Gjermani ose Amerike.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Olsi

            25 vite pune ne greqi, s'ka pasaporte Ben akt heroik dhe ja, pasaporta. Po ku ka me heroizem dhe kontribut ekonomik me te madh ne shtetin gerk sesa 25 vite jete ? Eh mër gërqira, rracë e azisë së vogel !

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jorgostan

              Shpresojmë ti ketë lënë emrin dhe kombësinë e vet dhe nuk ja ka ofruar si Jorgo?! Por në fund nuk është çudi kur kryeministri me nënë arvanito shqiptare dhe baba vlleh, është edhe vetë Jorgo si prindët dhe gjithë shteti i tij. Sëmundja e Jorgove na ka zënë morra edhe në Jugun tonë. Është një lloj dallëdie e mizerjes sonë çdo 100 vjet, sa herë që i ha kurrizi për një dru të mirë që kurrë nuk i ka përtuar në histori.

              Përgjigjjuni
              1. P
                PO , PO

                Sa antipatik eshte ky njeri (Micotaqi) , edhe kur qesh i duket si ngerdheshje , qe tregon se eshte duke menduar te kunderten e asaj qe po shtiret . Tipik grek i pa bese , si dobic qe eshte .

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni

                  E paska bërë greqirë të shkretin.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zefiri

                    Të paktën një falenderim për këtë njeri që nuk ktheu kurrizin kur dikush i kërkoj ndihmë!

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Korça

                      Urime shqiptarit që shpëtoi jetë fëmijësh dhe paçin jetën e gjatë, por ky lloj fytyre dhe ajo soj letre higjenike që i ka dhënë, janë gjëja më e shpifur dhe e parëndësishme e gjithë kësaj historie kaq njerëzore, humane dhe heroike.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arberori

                        Urime dhe ta mbash me shendet dokumentin e atdheut tend te ri. Eshte gje e madhe mirenjohja dhe vleresimi. Greqia e vleresoi kontributin e tij dhe kjo ka rendesi te madhe morale. Bravo.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Erdogan

                          "Trimat" e Saleh Proto-Papait nuk e kuptojne se nuk i ka kush ne Refene. 500 vjet ishin Administrata Osmane. Titujt (title angl) si Vezire,Pashallare,Bejlere Agallare tregojne per Dashurine e tyre per Sulltanin gje qe tregon sa kane vuajture Ata qe mbajten Kombesine Greke te Perandorit Ilyre me qender Kostantinopolis Polis kjo ne Nder te Tij. Mallkuar qofshi o Genitcere qe ndate Epirin e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Respect per nje Epirote te Vertete qe tregoi Vetemohim dhe Sacrifice. Ata "4 Meleone Arvanitas" e vleresuan kete act Heroik. Ta gezosh Kombesine Greke Zotni.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Reli

                            Shikojeni fytyren e shtetit Grek.Edhe pas 24 vitesh qendrimi. Ka ikur femije, dhe eshte bere me femije, dhe prap ja dhane shtetesine, per aktin heroik. Jo se i “takonte “.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje