Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë

18 Shtator 2025, 14:00Rajoni TEMA
Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli në veriun e Kosovës ka gjetur pajisje ushtarake, që tha se dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë.

Sipas policisë, mëngjesin e 18 shtatorit, njësia e hetimeve Stacionit Policor Zveçan ka hasur në një rimorkio ku gjeti “dy thasë me uniforma, jelekë antiplumbë, pesë karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje tjera ushtarake”.

Po ashtu janë konfiskuar rroba të tjera ushtarake, përfshirë edhe një uniformë kamofluese.

“Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkisnin një personi të dyshimtë, i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska”, tha Policia, duke shtuar se ky rast është nën hetim.

Më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Kosova fajëson Serbinë, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë për këtë rast. Aktualisht, gjykimi po zhvillohet ndaj tre të akuzuarve. Ndërkaq, Radoiçiq dhe 41 të tjerë të akuzuar për këtë rast ndodhen në arrati. Radoiçiq besohet se gjendet në Serbi.

Ndryshe, autoritetet kosovare kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme kohë pas kohe në pjesë të ndryshme të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe.(REL)

5 Komente

  1. S
    Shkurt Shqip

    Me bekimet e Tiranës zyrtare këto ngjarje qe eshte futur nën ombrellen e ballkanit te hapur. Njësoj Enveri ndaj Fadilit ka bërë. Tani rama ndaj Kurtit. Për ate e kërkon hashimin rama se e ka analfabet dhe e mund gjethqysh. Nuk mund të qëndrojmë me ata miq që duan kthimin e serrbisë në Kosovë edhe nëse ai është amë jevgu për interesa të tij të plaçkitjes së shqiptareve

    Përgjigjjuni
    1. J
      Julian

      Mendohu njehere pastaj shkruaj.Se mire qe i ke rremuje fjalite, po ja ke futur dhe si kau peles. Rrezik po ju tha Albini ndonje dite ju "ne 99 kena luftu me Shqipnine", e besoni direkte hahahaha

      Përgjigjjuni
    2. D
      Diella

      Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emilia

        Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamur Struga

          Per zbulimin e keti arsenali te armatimit ,haga e vucicit e ka gati akt padine penale,Te gjitheve ate deshire ata polic te cilet e zbukuan kete arsenal,kane shkelur te drejtat e minoritetit serb,te sanksionuara me ligjet e beogradit..u rrezikohet jeta dhe kush e ka radhen tani ne gjyq?.Pastaj zemerohet cristofer hilli ,e ja qe zemerohet si shume bashke mendimtar nostalgjik....Hajde bote hajdee si gjarrperi ne thes ke qen dhe e tille ke mbetur...I varferi i ndershmi ne token ne shtepine e vet,shpallet fajtor.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje