Hipokrizia e Spanjës, që është kthyer në mbrojtësen më të madhe të Palestinës: Po Kosova?

18 Shtator 2025, 09:52Rajoni TEMA
Hipokrizia e Spanjës, që është kthyer në

Spanja e mbron vetëvendosjen veç kur nuk kërcënon interesat e saj gjeostrategjike dhe tregtare, duke ngritur zërin për Palestinën, por duke injoruar realitetin e Kosovës.

Jordi Cabré, shkrimtar katalanas, ka vënë në dukje paradoksin e politikës së jashtme të Spanjës. Kosova, sipas tij, përbën një shembull të qasjes selektive të Spanjës kur vjen puna tek çështja e lëvizjes së popujve për vetëvendosje. Spanja vazhdon të mos e njohë shtetin që shpalli pavarësinë pas luftës së saj çlirimtare dhe mbështetjes së shumicës prej shteteve perëndimore, por ajo nuk nguron të ngrejë zërin për Palestinën.

Cabré nënvizon se ky kurs tregon se Spanjës i intereson të mbajë kontroll mbi precedentët e vetëvendosjes, duke shmangur çdo njohje që mund të ketë implikime për çështjet e autonomisë përbrenda territorit spanjoll, sikurse është rasti i Katalonjës.

Ai thekson se kjo është në kontrast me rreshtimin e Spanjës me Marokun në çështjen e Saharës Perëndimore, ku Spanja mbështeti pushtuesin duke i dhënë përparësi interesave gjeostrategjike dhe tregtare mbi parimet e drejtësisë ndërkombëtare.

“Spanja mbron të drejtat e njeriut vetëm kur ato nuk kompromentojnë marrëdhëniet tregtare, marrëveshjet e migracionit ose interesat gjeostrategjike… Për kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez, vetëvendosja funksionon vetëm nëse është mijëra kilometra larg, nëse nuk ndikon në arkitekturën e regjimit të vitit 1978 dhe nëse i lejon Spanjës të projektojë veten në botë si një shtet demokratik shembullor”, shkruan Cabré.

Për Cabré, rasti i Kosovës mbetet një pasqyrë e qartë ku Spanja nuk dëshiron të shohë vetveten: një shembull i vetëvendosjes së realizuar në bazë të së drejtës historike, por që mbetet i pathënë nga Madridi për të mos hapur derën e dialogut me Katalonjën.

Ndryshe, qeveria spanjolle vazhdimisht etikon hapin unilateral të Kosovës në vitin 2008 nën pretendimin e shkeljes të së drejtës ndërkombëtare, ndonëse komuniteti i organizuar ndërkombëtar përsërit se njohja e Kosovës përbën një rast sui generis – një situatë e veçantë që lind nga kushtet specifike historike, politike dhe humanitare – dhe nuk mund të shihet si një precedent për ndonjë rrethanë tjetër në botën e sotme.

12 Komente

  1. N
    Nadia

    T Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

    Përgjigjjuni
    1. I
      Investment

      Padłem ofiarą oszustów podszywających się pod influencerów i traderów kryptowalutowych, którzy ukradli miliony USDT z mojej firmy. Pomimo próśb i interwencji władz, nie udało mi się odzyskać środków. Zwróciłem się więc do „specjalistów od odzyskiwania aktywów”, ale oni jedynie żądali niekończących się opłat bez rezultatu. W końcu trafiłem na dyskusje na temat Trustwavehackerstech (TWHT) na forum, gdzie ludzie z różnych krajów dzielili się swoimi sposobami odzyskania skradzionych pieniędzy. Choć początkowo wahałem się, skontaktowałem się z nimi za pośrednictwem Trustwavehackerstech2 @ gmail.com. Po wielu zapewnieniach i dowodach zgodziłem się na ich warunki. Ku mojej uldze, TWHT z powodzeniem odzyskał każdy stracony grosz. Byli profesjonalni, godni zaufania i pracowali sprawnie. Piszę tę recenzję, aby pomóc innym unikać oszustw i upewnić się, że istnieje realna pomoc. Podzielenie się tą historią może uratować kogoś przed finansową ruiną.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Brutally Honest

        Kosova eshte ceshtje e komplikuar. Si Shqiptare qe jane prirja ime eshte ti mbeshtes. Por nga ana e karakterit dhe formimit intelektual kane aspekte qe te besh te vesh ne dyshim aftesine shtetformuese te tyre. Mjafton ti ngacmosh pak cfare mendojne per Shqiperine dhe do kuptosh shume gjera. Palestina eshte muhabet tjeter. Jane duke u djegur per se gjalli dhe vetem 1 kafshe do ti shohe ne ate gjendje.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vezhguesi

          Problemi jot more mik eshte se pretendon te njohesh te gjithe shqiptaret e Kosoves. Ne fakt, mbase ke njohur disa qe nuk paskan opinjon te mire per Shqiperine dhe e pergjitheson me tere kosovaret. Nese shikon ne kampin tone, pra ne Shqiperi, gjerat nuk jane me ndryshe. Edhe ketu tek TEMA kemi plot qe shajne shqiptaret dhe Shqiperine. Po ketij fakti si tia veme emrin? Tani le te kthehemi tek shqiptaret e Kosoves. Historikisht, ata kane qene pararoja e patriotizmes shqiptare. Ishin pikerisht ata me Isa Boletinin ne krye qe mbrojten qeverine e re te Ismail Qemal Vlores menjehere pas shpalljes se pamvaresise ne 1912. Te pergjithesosh nje popull te tere duke marre si shembull disa karagjoze injorante, nuk eshte aspak serioze dhe nuk tregon zgjuaresi. Pakenaqesi ka ne te dy anet. Bile pakenaqesi ka edhe midis krahinave te vete Shqiperise, ku verioret quhen maloke, ose te jugut katunare. Verini gishtin kokes more djem dhe mos perhapni ndasi. Mbani ne mendje amanetin e Gjergjit te Madh te Kastrioteve per te qendruar te bashkuar si komb, kudo ku jetojme. Jemi shume pak dhe cdo individ brenda sojit tone eshte teper i rendesishem.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Brutally honest

            Faleminderit per opinionin.

            Përgjigjjuni
        2. M
          Messerschmitt

          gjakdhjeri gerrku servi arrixhinji shtet cfare pret nga keta ..........

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Ore une e di qe Kosova ka arsim te dobet por edhe kaq te trashe s besoj se jane. mendoj se ti je thjesht provokator.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kosova e Madhe

            Shpërbërja e ish-jugosllavisë nuk ka përfunduar akoma. Po shkohet drejt Kosovës së madhe me Sanxhakun pjesë të saj. Dinamikat e ndryshimit nuk varen nga vullneti i qeverisë së Spanjës apo kujdo vendi tjetër krejt të parëndësishëm në gjeopolitikën botërore, por nga lëvizjet tektonike kontinentale dhe globale.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Brutally honest

              Po mire o vella. Qe te realizosh Kosove te madhe duhet ushtri e fuqishme, ekonomi produktive dhe popullsi e madhe. Mendon ti se do ti fali njeri keto? Spanja gradualisht do ju njohi po te zgjidhni personat e duhur dhe te punoni me arsimin. Dhe ne kete kritike fus edhe Shqiperine, se dhe ne cop cop jemi nga arsimi

              Përgjigjjuni
              1. U
                Undifened

                O lum miku......nuk behesh dot i ,,,,madhe,,,,,te bejn te,,,madhe,,,,neqoftese perpuqen interesat e...agallareve te Planetit me tuat ( ne jete rast SHBA-Britania e Madhe).....sic bene Serbine apo Greqine para 200 vjetesh....loja eshte po e njejta ndryshojn vetem,,,,,lojtaret,,,,,,,

                Përgjigjjuni
            2. S
              Shqipe Free

              Spanja bene Mire qe e ngre Zerin per Palestinezet.... Nuk ka nje Zhvillim te ngjashem....le ta leme Menjane "Njohjen" e Kosoves..per Momentin....ne Gaza po Kryhet gjenocide....po Vriten dhe shkaterrohet gjithcka...kurse Kosova ka "Minishtetin" e saj Protektorat.......dhe kete nuk e dime deri kur??Sepse Politikane te Papergjegjshem si Albin Kurti dhe Grupi i tije jane ne nje Diskurs me Perendimin...gje qe nuk duhej te NDODHTE KURRE...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Spanja do njeh Kosoven

                Spanja do ta njohe Kosoven, por Kurti dhe klani i tij trullan nuk e deshiron kete, sepse po behen gati ti bashkohen Serbise.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje