
Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell ka vazhduar kritikat e tij në drejtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti veçanërisht për veprimet e fundit në Veri të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, ai tha se heshtja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për ngjarjet që po ndodhin “është shqetësuese”, derisa me thirrjen “kemi nevojë për ju tani”, iu drejtua ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili momentalisht po gjykohet nga Gjykata Speciale në Hagë.
Grenell i tha Kurtit se “SHBA mbështet ata që ne besojmë se po bëjnë përparim në vlerat perëndimore”, duke e mos konsideruar Kurtin si një të tillë.
“E keni prishur lidhjen e fortë SHBA-Kosovë”, shkroi Grenell në Twitter.
Ndërkaq, ai akuzoi kreun e ekzekutivit se “jeni lideri i parë i Kosovës që dënoheni edhe nga demokratët edhe nga republikanët”.
Foreign aid is not a right, though.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 27, 2023
The U.S. supports those who we believe are making progress on Western values.
You have ruined the strong US-Kosovo bond. You are the first leader of Kosovo to be condemned by both Democrats and Republicans.@VjosaOsmaniPRKS’s silence is… https://t.co/rrBXUcL1pS
Nuk ishte ky Grenell qe festonte me Serbet ne Beograd, nuk ishte ky qe u u shkruajt se ishte lobist i serbeve ... kur u be kaq i mire me shqiptaret ky???
Grenell eshte kelysh i Putinit dhe i serbve. Mbajeni sa me larg ceshtejs se Kosoves kete burre kurve.