
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i cili një ditë më parë doli me një video të gjatë arsyetuese duke mbrojtur ministren e Industrisë, Rozeta Hajdarin e akuzuar mediat, gjykatësit dhe prokurorët pas arrestimeve të dy zyrtarëve të MINT-it dhe një biznesmeni për dyshime për dallavere me Rezervat Shtetërore.
Hoti beson se një kryeministër normal kur përballet me një situatës si ajo që ndodhi dje kërkon nga drejtësia hetim të plotë e të shpejtë si dhe vendos veten dhe vartësit e tij në dispozicion të drejtësisë.
“Dyshimet rriten edhe për faktin se ky nuk i përgënjeshtron ato për të cilat ndodhën arrestimet, e ku përmendet edhe emri i tij, i shanë mediat, opozitën dhe organet e drejtësisë.
Duket se kjo paska qenë arsyeja e insistimit të tij me çdo kusht, edhe pas opinionit të Komisionit të Venecias, që përmes ligjit ta kontrolloj Këshillin Prokurorial.
Kjo paska qenë arsyeja pse ky nuk po i jep leje asaj ta dekretoj kryeprokurorin e ri”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social në Facebook.
Lini një Përgjigje