Hovenier: SHBA pret që Kosova dhe Serbia ta marrin me seriozitet dialogun për normalizimin e marrëdhënieve

25 Shtator 2024, 11:46Rajoni TEMA
Hovenier: SHBA pret që Kosova dhe Serbia ta marrin me seriozitet dialogun

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara presin që Kosova dhe Serbia ta marrin seriozisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore, pasi ka pasur ngecje në vitin e fundit.

Duke folur në Samitin për Paqe dhe Demokraci në Prishtinë, Hovenier tha se të dyja palët duhet patjetër t’i zbatojnë të gjitha detyrimet e dala nga ky dialog, i cili nisi më 2011 në Bruksel.

“Njohja reciproke mbetet synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është mëse e qartë. Ne presim të dyja palët të veprojnë plotësisht në përputhje me të gjitha detyrimet e dala nga dialogu dhe presim që ato ta marrin seriozisht dialogun”, tha Hovenier.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të vitit 2023, por BE-ja ka thënë se ato nuk kanë bërë hapa për ta zbatuar atë.

Hovenier tha se ajo që nevojitet tani është “serioziteti dhe qëllimi në këtë dialog”.

“Mund ta quani rifillim nga e para, mund ta quani ripërkushtim, mund ta quani qasje e re, mund ta quani qasje më energjetike. Ne kemi nevojë për të, dhe kemi nevojë që ta bëjnë të dyja palët”, shtoi ai.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë udhëtuan në Bruksel më herët këtë muaj, por ata nuk mbajtën takim të përbashkët, për shkak të mospajtimeve rreth temave që do të duhej t’i shtjellonin.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë takuar për herë të fundit më 14 shtator të vitit 2023, për shkak të mospajtimeve të dukshme.

Kosova e akuzon palën serbe se dëshiron vetëm zbatimin e pjesshëm të Marrëveshjes Bazë, ndërsa Serbia e kritikoi palën kosovare se nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është pjesë e pajtimit.
Hovenier tha se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë për përfitime të përbashkëta nga dialogu, dhe jo të kërkojnë të jenë fituesi i vetëm.

“Ky është proces, duhet të punohet për të arritur përfitime reciproke. Shtetet e Bashkuara duan që kjo të ndodhë pas asnjë kompromis dhe kjo është thelbësore për Kosovën. Nuk do të ishte fitore për Kosovën nëse preket sovraniteti , demokracia dhe integriteti i saj, por nuk do të ishte fitore për të as nëse minoritetet nuk respektohen”, tha Hovenier.

Ai tha se habitet nga disa “sugjerime të padeklaruara” në Kosovë se ka rrugë tjetër përveç dialogut.

“Është një sugjerim se amerikanët, apo gjermanët apo njerëzit tuaj favoritë, do ta përdorin shkopin magjik dhe të bëjnë bisedat e duhura dhe këto probleme do të zgjidhen dhe Kosova do të jetë menjëherë anëtare me të drejta të plota e NATO-s dhe BE-së. Bota nuk funksionin kështu”, përfundoi ai.

Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë varet kryekëput nga zbatimi i plotë i detyrimeve që ato i kanë marrë në dialogun e Brukselit./REL

 

3 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Perfaqesuesit e Republikes se Kosoves,gjithmone kan qen serioz dhe shum te sinqert per ta zgjedhur problemin ,i cili eshte shum i vjeter.Synimet e ruseserbeve jane te qarta,ata kurr nuk kane hekur dore nga synimet e tyre djallezore.Per kete zgjidhje ,eshte angazhuar edhe vete Presidenti Joe Biden,ish Presidenti Trump ,te cilet kan qen per njohje te ndersjellte ,njohje e njri tjetrit shtet me kufijt ,me popullaten qe ndodhet ne njerin ose tjetrin shtet.Por .edhe kur deshira e presidenteve amerikan,perpjekjet smerikane,kan ren ne vesh te shurdher.Faktet e thone se : rusoserbia po ledhatohet ,asaj kur nuk e ndigjon BE per te ven masa sanksionesh ndaj putinit,i buzeqeshet i rriten ndihmat ..kur pregatit terroriste dhe i hedh per aneksim ,nuk i viren sanksione,perkundrazi ,favorizohet...me vone edhe merr dhurata nga franca nga lajcaku borelli,kina dhe irani po se po,por ja thyen edhe bindjen gjermanise per te lidhur kontrate milioneshe per mineralen fatkeq qe ndodhet ne rusoserbi.Rusoserbet ,e kane shum te veshtire qe ti binden realitetit,Republika e Kosoves eshte nje realitet i fituar me plote sakrifica me gjakun e bijve bijave me te mire ne shekuj,me luften clirimtare te UCK-ese te lavdishme ,Nato, Shba,Anglise ..dhe gjakut te derdhur nga ushtaret e ketyre shteteve aleate te perjetrshme te pooullit shqiptar.Eshte shume e dhimshme qe zgjifhja e keti kontesti te mbesi ne duart e europes,europa nuk beri asgje,prandaj duhet qe SHBA ,ANGLIA ,GJERMANIA te marrin timonin ,sepse shkopi magjik ,vetem ne duart e ketyre qendron.Per mareveshje te dhimshme ,pooulli yne nuk ka nevoje ,i eshte zvogeluar teritori i vet nga 1886 ,as me pak dhe as me shume se 75%SHBA,ANGLIA GJERMANIA ,duhet ti hedhin syte nga koha e kater Vilajeteve ,qe pos shkopit magjik,te perdorin edhe shkopin elektrik,se vucuci apo milloshevici i dyte : e thote kemi qellimet,syniemet tona.Le ti behet e qarte kolonizatorit dhe le te bindet se zerat e femive,e nenave djemve te rij,jane akoma te fresketa nga masakrat qe i kryen barbaret rusoserb.Kombi yne shpreson beson ne nje gjykim real qe ne baze te faktevd te mirret edhe Akti vendimtar ,i pranueshem qe te sherbej per paqe dhe respekt si shtete te pavarura....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pyetje

      Vertet Flamur mendon se Kurti dhe falangat e VV jane proamerikane?

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rrnofte Amerika

      Ambasadori e din ma mire se na qe Kosova e Kurtit autokrat e ka per njimend arritjen e qellimit per tu kthy nen Serbi. Amerika duhet ta zgjeron Bondstillin se i duhet sigurise Evropiane. Bonstilli i kujton cdo moment Serbise se duhet te shohe vetem nga Brukseli dhe jo Moska.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje