Sveçla: Aktakuza për sulmin në Banjskë s’është e plotë! Janë të përfshirë dhe zyrtarë serbë

24 Shtator 2024, 15:07Rajoni TEMA
Sveçla: Aktakuza për sulmin në Banjskë

Si sot një vit më parë, manastiri i Banjskës në veri të Kosovës u bë pre i një sulmi terrorist. Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku. Për të folur rreth kësaj ngjarje ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla.

Ai tha se nëse situata nuk do ishte përballuar që në fillim me aq shpejtësi dhe profesionalizëm e me guxim, siç e përballuan i ndjeri Afrim Bunjaku dhe policët e tjerë, situata mund të kishte çuar Kosovën në një luftë frontale me Serbinë.

“Po të mos ishte qëndresa e patrullës së parë policore. Reagimi i duhur i rreshterit Afrim Bunjakut me policët e stacionit policor të Zveçanit dhe patrulla e njësisë për ndërhyrje të shpejtë të departamentit të kufirit, deri sa nuk i janë bashkuar njësite e tjera të policisë së Kosovës.

Po të mos ishte ky guxim e gatishmëri, situata do kishte qenë plotësisht ndryshe. Ne dimë që plani i këtij grupi terrorist ka qenë invadimi i 16% të territorit të republikës së Kosovës. Kjo do të sillte një luftë të plotë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne patjetër nuk do pajtoheshim me një rezultat ku cenohej integriteti territorial i Kosovës. Reagimi i shpejtë, i duhur, profesional, i Afrim Bunjakut i shokëve të tij, e çdo pjesëtari policor që ka qenë i përfshirë në këtë aksion, ka bërë që të parandalohej një konflikt në masë të gjerë. Gjithashtu i kemi shkaktuar humbje të mëdha këtij grupi terrorist, e po ashtu ëndrrave të terroristëve që duan të sulmojnë Kosovën”,-tha Sveçla.


Ai tha se pas kësaj ngjarje Kosova ka marrë masat që në rast se veprime të tilla përsëriten, FSK do jetë në gjendje të veprojë me efikasitet. Ministri i Brendshëm i Kosovës tha gjithashtu se aktakuza e ngritur lidhur me sulmin në Banjskë, përveçse jo e plotë ka edhe shumë mungesa.

Ai tha se prokuroria ka qenë në dijeni të fakteve që zyrtarë të lartë serb kanë qenë të përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës, por ka zgjedhur të mos i përfshijë në aktakuzë.

'Është për të ardhur keq që aktakuza e ngritur nga prokuroria nuk përfshin edhe komandatin dhe zëvendës komandatin e kësaj organizate e pse jo edhe komandatin e ushtrisë së Serbisë që jo vetëm që e armatosën këtë grup terrorist, por edhe i kanë trajnuar që të sulmojnë Kosovën.

Aktakuza përveçse e vonshme nuk është e plotë. Aktakuza duhet të përfshinte të gjithë ata që morën pjesë në këtë sulm terrorist. Kemi dëshmi dhe prokuroria i ka dëshmitë se zyrtarë të lartë të Serbisë janë të përfshirë në këtë sulm terrorist”, -tha Sveçla.

 

2 Komente

  1. T
    Te gjith dijne e Koka e Bandes eshte Vucic

    Te erohet rretimi i Vucic menjiher prej Speciales(duee e testur n'se (..... ) i sherben vertete Drejtesise ne Kosove _Vetem keshtu behet Drejtesi dhe i jepet Fund , Politikes se Vuqiq ,Boles se Millosheviqit . Perndryhe Dikush nuk do t'i shikoje ne Paqe e Normalizim serbet ne Kosove duke i perdorur i Kamikace Terroistee ,me arrit perfitimet e veta nga Trazirat ne Veri te Kosove

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapi

      Svecla or derdimen. Ju, te gjithe politikane te Kosoves, vuani na madheshtia e marrise. Filloni nga Kurt Rrumpalla e deri tek pastryesi ne Kryeministri. Me rradhe e me sira or Svecla. Me rradhe e me sira. Mos kerkoni te gjitha ne nje moment. Dale e ngadale or z.Minister. Mos kopjoni Albinin qe ben kerkesa maksimale dhe fiton hicin. Ne thelb ju nuk mendoni si tja "fusni" Serbise por si te hiqeni Skenderbe i Kosoves....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje