I riu shqiptar infektohet me linë e majmunit

20 Korrik 2022, 10:47Rajoni TEMA

I riu shqiptar infektohet me linë e majmunit

Një 24-vjeçar shqiptar që jeton në Magnezi është rasti i parë me linë e majmunëve në rajonin e Thesalisë.

I riu kishte skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht u referua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme.

Në të njëjtën kohë u mor një mostër e lezioneve të lëkurës, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik.


24-vjeçari fillimisht u shtrua në dhomën e presionit negativ në Infektiv si rast i dyshimtë dhe dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se vuante nga lija e majmunit, shkruajnë mediet greke.

Shëndeti i tij po ecën pa probleme.

1 Komente

  1. i
    illyrian

    Unë nuk e di ku e kanë mësuar shqipen këta gazetarët tanë që 35% të shkrimit e shkruajnë në gjuhë të tjera ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje