Serbia uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave: Keni mbështetjen tonë në rrugën drejt BE-së

19 Korrik 2022, 17:59Rajoni TEMA

Serbia uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për

Listës së vendeve që kanë uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian i është bashkuar edhe Serbia.

Në një postim në Twitter, ministria e Jashtme e Serbisë e përshkruan atë që ndodhi më 19 korrik në Bruksel si një lajm të pritur prej kohësh “për fqinjët, miqtë dhe partnerët e tanë të Open Balkans,- Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.”

MEPJ e Serbisë uron dy institucionet homologe në Shqipëri dhe RMV ndërsa shton se të dy vendet mund të mbështeten në bashkëpunimin, siç thuhet në reagim, me gjithë zemër të Serbisë “në punën për të ardhmen e përbashkët brenda familjes BE-së.

2 Komente

  1. A
    Albanian - Orthodox

    Hvala Puno Respekt per Komshinjte tane te mire si Serbia.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Goro

      Respekt per Serbine.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje