Aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi shqiptar është regjistruar këtë të shtunë në Kretë.
Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas aksidentit me motor të ndodhur në zonën e Alikianos në Kretë.
Mediat fqinje raportojnë se 33-vjeçari ka humbur kontrollin e motorit me të cilin po udhëtonte duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, për pasojë nga plagët e marra humbi jetën.
Shqiptari i cili banonte në zonën e Vatolakkos ka qenë duke u larguar nga një festë që po bëhej në atë zonë.
Lini një Përgjigje