Një emigrant 39-vjeçar ka ndërruar jetë në një incident të ndodhur pranë brigjeve të ishullit grek, Symi. Mediat greke raportojnë se ngjarja ndodhi kur një gomone me emigrantë e nisur nga brigjet e Turqisë përplasi skafin e Rojes Bregdetare helene.
Sipas njoftimit të bërë nga Roja Bregdetare, në orët e mëngjesit të sotëm, një patrullë e Gardës Bregdetare, e cila po kryente patrullim të planifikuar, ka pikasur një skaf të dyshimtë në zonën detare në veriperëndim të ishullit Symi.
Varka që transportonte emigrantë nuk iu bind udhëzimeve të Kufitarëve grekë dhe ka rritur shpejtësinë për të tentuar arratisjen.
Pas kësaj pasoi një ndjekje nga Roja Bregdetare helene, duke përdorur sinjale zanore dhe vizuale, të cilat varka me emigrantë nuk i respektoi, duke kryer vazhdimisht manovra jashtëzakonisht të rrezikshme dhe duke përplasur skafin e policisë në anën e majtë, pranë pozicionit të kapitenit.
“Për të parandaluar rrezikun e menjëhershëm për PLS dhe ekuipazhin e tij, fillimisht janë qëlluar pa efekte të shtëna paralajmëruese dhe më pas janë gjuajtur të shtëna në shënjestër në drejtim të motorit të jashtëm që synonte imobilizimin e varkës.
Pas ndalimit të varkës është kryer kontrolli nga ekuipazhi i PAS, ku është konstatuar se një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur për vdekje, ndoshta nga një top zjarri. 39-vjeçari është transportuar me një tjetër gomone patrulluese në portin e Rodos dhe është transferuar në spital, me qëllim kryerjen e një nekroskopie nga mjekët ligjor të Rodosit”.
Më tej sqarohet se në varkë ndodheshin 14 emigrantë, 5 të mitur, 8 burra dhe 1 grua, ndërsa Rojet Bregdetare arrestuan dy trafikantët.
Hajde hipokrizi hajde..'gomonia perplasi rojen bregdetare greke' ...ore cfare pini ju qe ju ben kaq te zgjuar?mendoni se njerezit han bar?jo or joo ..ju I vrisni emigrantet..pra vete shteti grek,turk,Italian,frances,angles..I vrisni emigrantet pa piken e meshires dhe genjeni sa per sy e faqe..keni shume vite qe vrisni e mbysni emigrantet fatkeq ne mes te detit dhe genjeni diten me diell..jo u shpua gomonia,jo mbaroi karburanti,jo mori flake..jo po u perplas me shkembenjte etj etj..qevertite e botes (te pakten shumicat e qeverrive)dhe mediat kontrollohen 100% nga CIA dhe CNN prandaj nuk akuzohen asnjehere qeverrite..ketu ne greqi ky eshte nje fenomen i shpeshte..greku akuzon turkun e turku ia hedh grekut ndersa emigrantet perfundojne ne fund te detit me qindra e mijera jete dhe askush nuk ndihet sepse egziston nje pakt nen ze qe nenkupton se jeta e emigrantit nuk ka asnje vlere e nuk ia vlen te diskutohet..ne shqiptaret e kemi pesuar nga roja italiane apo jo ? sa jete u humben ateher ? ne mos gaboj 270-280 vete apo jo? u denua ndokush? zero pergjegjesi..qe nga pozita gjeografike jemi shtet evropian..po per afrikanet apo aziatiket mendoni se do veri doren ne zemer ndonje politikan evropian??a e dini perse veprojne keshtu qeverrite evropiane apo perendimore? sepse njerezit apo mentaliteti njerezor eshte ne shkallen e kafsheve..nuk mendojme se neser mund te jemi vete ne ne nje gomone ne mes te detit dhe te vijne e te na mbysin si miza 'rojet bregdetare' amerikane, angleze apo gjermane..njeriu po kthehet ne robot e nuk po solidarizohet si ne vitet70-80 por secili eshte I mbyllur ne guacken e vet dhe as pershendetet me komshiun me e jo te kerkoj te drejtat e X-it apo Y-it..
Ha ha e madhe ,dhe pa ritur shpejtesine greket do ti mbysnin ,jo me ti qellonin
Dmth një gomone plastike përplas rojet bregdetare greke me mjete nga më modernet në botë. Mero që je megafon i liderit suprem e dimë, të lutem mos u be edhe i grekëve tani të lutem