
Departamenti amerikan i Shtetit tha se vlerëson partneritetin e vazhdueshëm të Serbisë “në luftimin e agresionit të Rusisë në Evropë dhe në ndihmën humanitare për popullin ukrainas”.
Në një përgjigje dërguar Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, DASH-i tha se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara me udhëheqësit serbë është i fokusuar në “forcimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, teksa Serbia ndërton të ardhme të sigurt dhe prosperuese në Evropë që është e paprekshme nga shantazhi politik dhe ekonomik i Rusisë”.
Ky institucion u pyet që të komentonte akuzat e bëra nga aktivisti rus, Andrei Pivovarov, i cili tha se zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ishte përfshirë në arrestimin e tij më 2021.
Por, nga DASH-i thanë se Vulin vazhdon të jetë në listën e sanksioneve amerikane.
“Qëndrimi ynë sa i përket Aleksandar Vulinit tashmë dihet. Ai vazhdon të jetë nën sanksione amerikane. SHBA-ja nuk ka asnjë rol në emërimin e pjesëtarëve të Qeverisë serbe”, tha DASH-i në përgjgjen dërguar REL-it.
Vulin ishte ministër i Brendshëm i Serbisë kur Pivovarov u arrestua në maj të vitit 2021.
Pas lirimit të tij, që u bë në kuadër të këmbimit më të madh të të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit më 1 gusht, aktivisti rus në një intervistë për të përjavshmen serbe, Radar, tha se ai ishte arrestuar pas informacionit për të që Vulin supozohet ai dha shërbimeve sekrete ruse.
Tre vjet më parë, pretendime të njëjta ishin bërë edhe nga gazetari dhe aktivisti rus, Vladimir Kara-Murza – po ashtu i liruar më 1 gusht – por, atëbotë Vulini kishte mohuar të gjitha akuzat.
Kur u pyet nga REL-i, BE-ja tha se “nuk jemi në pozitë” që të komentojë “për këtë rast specifik”.
“Çfarë ne mund të themi është se mbajtja e raporteve me Rusinë gjatë luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e BE-së dhe procesin e anëtarësimi në BE”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
I iken kot perpjekjet Albinit per t'i treguar SHBA-se se kush ishte Vucic.
Ketu nuk behet fjale per Albinin apo dike tjeter nga udheheqesit e mikroshteteve Ballkanike. Kjo deklarate eshte thjesht nje deklarate politike qe nuk thote asgje. Amerikanet e dine shume mire se kush eshte qeveria serbe dhe eshte budallallek te mendohet se qeveria amerikane nuk e di se Serbia eshte ne preherin e Putinit. Me kete deklarate ata kerkojne te ndihmojne ate pjese te shoqerise serbe, kryesisht inteligjencen, qe eshte ne krahun perendimor dhe kunder Rusise. Per fat te keq ka shume ne Serbi te cileve ju kane bere lavazh te trurit. Propoganda qeveritare ben te veten ne ate pjese to paedukuar te popullit serb, por ka edhe nje pjese te popollsise qe nuk ju beson lidershipit aktual ne Serbi. Djali im ishte ne Beograd kete vere per tu takuar me disa shoke qe po benin nje vizite ne Ballkan. Ne kthim, ai mori nje taksi dhe m.q.s. rruga deri ne aeroport ishte relativisht e gjate, hyri ne bisede me shoferin i cili e pyeti se ku po shkonte. Ne Tirane-i pergjigjet djali. Pse-i thote shoferi-shqiptar je ti? Po-i thote djale jam shqiptar. Shiko-vazhdoi shoferi serb-ne ballkanasit jemi budallenj qe luftojme kunder njeri tjetrit. Dhe vashdon-nese te gjithe popujt ballkanike do bashkonin tere burimet njerezore e materiale, ne do ishim nje superfuqi. Europa nuk na do te bashkuar, pasi keshtu mundet te na shfrytezoje me mire. Problemi eshte se te gjitha shtetet ballkanike kane ne krye politikane te korruptuar nga Europa. Perse ne serbet duhet te luftojme shqiptaret, qe kurre nuk na kane ngacmuar. Nuk jemi ne te popullit qe urrejme shqiptaret, por jane politikanet tane qe ju bejne propogande idjotee qe i besojne se shqiptaret jane te keqinj. Kur nje shofer, qe presupozohet te kete arsim te nivelit deri mesatar arrin qe te kuptoje situaten politike te vendit te tij dhe me gjere, cfare mundet te thuhet per inteligjencen e cdo vendi? Historia nuk ndryshohet. Serbet kane kryer krime te llahtarshme kunder popullit tone, por a ja vlen qe te merremi me te kaluaren dhe te harrojme te ardhmen? Kjo eshte pyetja qe shtrohet para popujve ballkanas ne ditet e sotme. Eksperienca gjermano-franceze duhet te na mesoje se askush nuk perfiton nga konfliktet me fqinjet. Me kete rast me vjen ne mendje nje fjalim qe i madhi Manolis Glezis mbajti nga fundi i jetes se tij ne parlamentin Grek kur po diskutoheshin marrdheniet me Shqiperine dhe Maqedonine, kur tha se: "djalin apo vajzen, bile edhe gruan mundet ta perzesh nga shtepia, por komshiun nuk e perze dot". Ai permendi edhe shprehjen italiane "una raza, una fachia" kur e pyeti ministrin e arsimit per mbiemrin e tij qe e kishte Allvaniatas. Ne kete rast ke dy zgjedhje. Te ruash marrdheniet e mira me komshiun duke e bere jeten tende me te mire, ose te shahesh e rrihesh me te duke krijuar probleme ne vete shtepine tende.
Ketu ka nje gje qe nuk shkon fare!!! E si mund ti besosh atehere kur te thone qe jemi partneret tuaj?? Si mund te behet nje deklarate e tille kur Rusia ka bazen e sipunazhit shume te strukturuar pikersisht ne Serbi,saktesisht ne Nish,dhe amerikanet jane shume te informuar per kete??!! Sinqerisht,ketu po luhet diçka e piset ne kurris te shqiptareve,dhe me vjen keq per disa qe kritikojne Kurtin vetem se ai kerkon te trajtohet me respekt,dhe mbi te gjitha,kam bindjen e plote qe kryeministri i Kosoves,ka informacione me te plota se c'diskutojme ne te gjithe poshte e perpjete neper forume mbi kercenimet reale te Kosoves,si ushtarake dhe ato dipllomatike!! Eshte e besushme kur te thote qe " une nuk dua te jem kryeministri i Kosoves qd te mbahet mend per ate qe firmosi ndarjen e Kosoves". Praktikisht te gjitha premisat jane qe po perdoret gjithçka nga nderkombetaret,per te arritur nje ndarje te dakordesuar,por me sa shofim,me koburen nen tavoline!! Ai me aq sa po e lejojne,po tregon,edhe me iniciativa,per te pergatitur opinionin publik,po edhe po i informon nderkombetaret se,nuk mund te bien ne ujdi me Serbine mbi Kosoven,pa marre parasysh interesat e Kosoves,sepse me aq mundesi qe kemi,do e shesim shume shtrenjte lekuren tone per kedo qe kerkon ta bleje badjava!! Me kujtohet se si i lane ne balte kurdet e Irakut te Veriut,praktikisht ja u dorzuan artilerise e tankeve te turqve,me pare i mbeshteten,i furnizuan,dhe i perdoren kunder ISIS,pastaj i braktisen! Uroj qe te mos jemi ne shqiptaret pabesia e radhes e cinikeve amerikane,sepse duke pare euforine e serbeve mbi ç'po ndodh,te jep pershtypjen qe ai eshte drejtimi,uroj dhe shpresoj te gabohem!!
Mire e ke ti , por Fatet e Kombeve te vegjel dalin nga tragjedite e medha" thote ai burri te Nentori i dyte
Po vella ke te drejte, kesaj mendje i ben hyzmetin dhe Albini qe i ushqen te vetet ne Kosove. Di Albini me shume thua ti, qe Albini s'po del nga vrima ku e kane degdisur aleatet per trute e boles qe ka. Amerikanet iken nga Siria, Afganistani dhe Iraku pasi u munduan t'i fusnin ne rruge te mbare trushplaret, por kur ti do me shume sherihatin se shtetin e se drejtes, atehere nuk ka cfare te te beje Amerika, vrit veten. Kete gje po ben dhe Albini, po e detyron SHBA dhe aleatet e tjere t'i kthejne krahet. Amerika nuk te ka bir te vetin, edhe pse Kosova duhet ta trajtoje si baba qe i dha shtetin qe akush nuk e kishte imagjinuar te ndodhte ne kete shekull. Per aq kohe sa ti ben te zgjuarin me te, kokefortin, sovranistin, do vije momenti te te vere gishtin. Dhe nese iken Amerika nga Kosova, vendi eshte ne rrezik te madh agresioni, se nuk shkojne cerat e VV qe shkruajne pas tastieres te luftojne me arme te verteta. Ukraina eshte 80 milion banore dhe po i ikin territoret dita dites perballe fuqise se Rusise, kur per me teper ka mbeshtetje europiane dhe amerikane. Nese ti nuk ke mbeshtetje aleatesh, serbet te kthehen pune ditesh ne Kosove. Kete duhet te shmange Albini, se hesapi i Kosoves i del me keq kur refuzohet tavolina dhe perdoret forca.
Po pse , çfarë ka për t'u çuditur këtu , me Kosovën do meren amerikanët dhe NATO ? Kosova vlen sa një pordhë e Departamentit të Shtetit . U bënë një grusht kokpalarësh islamikë , të sjellin vërdallë SHBA-në . Sërbia në Evropë e në botë , peshon një mijë herë më tepër se një krahinë e pa bindur dhe mosmirënjohëse si Kosova . Koqevarë , zhdukeni nga qeveria Kurtin , të shikoni ditë të mira nga SHBA dhe BE-ja .
Po pse c'fare duhet bejne?? Ke ndonje ide tjeter,pse te mos e shprehesh,nuk prish pune askujt ?? Te pranohet pa bere ze ç'ka eshte vendosur sepse zemrohet Serbia e na iken nga Rusi?? Po pse u vrane e sakrifikuan jeten e tyre ata mijera djem aty ne Kosove?? Ti je i bindur qe Serbia pune ditesh merr Kosoven po iken Amerikanet?per mendimin tim e ke kabim.Nuk eshte Kosova as ne pozicionin e 98-99,as ne gjendjen e asaj kohe dhe as shqiptaret e saj,jane me te forte me te sigurt e me te pergatitur se atehere, e as Shqiperia,sepse te jesh i sigurt qe nuk mund ti laje duart,eshte direkt e futur ne loje,eshte detyruar ne qofte se do te egzistoje,keshtu qe,nuk besoj se serbet nuk mendojne qe nuk munden te mos paguajne shume shtrenjt edhe ata nje konflikt te mundeshem, e qe kerkon shume kohe e shume resurse,e nuk me duket se kane ndonje çallem prej super potence ata,por edhe sepse nuk kane asnje garanci,sa kohe duhet dhe deri ku shkon zjarri,dhe ke prekin flaket apo deri ku shkojne shkendijat e atj zjarri e ç'efekte mund te kene,jo shoku jo,,duhen te piqen shume,por shume kushte ne favor te Serbise,qe te jete e pranushme per ata nje konflikt ne rajonin tone,i filluar nga ata,e nuk me duket se i kane shancet ta kene kete mundesi!! Sa per informacion: Ukrahina kurre nuk ka pas,80 milion banore,poshte gjysmes se asaj shifre po,rreth 40 mln banore para konfliktit 2014.
Pjeter, ata te vraret jane cmimi qe pagoi Kosova per te fituar shtetin e vete. Te nderohen me lavdi, te kerkohet llogari aq sa duhet, por jeta duhet te vazhdoje. Ne luften e dyte boterore u vrane 60 milione njerez, ushtare dhe civile dhe ne fund udheheqesit e Frances dhe Gjermanise apo SHBA dhe Japonia gjeten guximin dhe ia shtrin doren njeri tjetrit per te lene pas te kaluaren dhe per te pare nga e ardhmja duke u bere dhe partnere ekonomike e politike. Kush i ka mbajtur konfliktet ndezur vec ka harxhuar energji dhe pare, por shume pak kane ecur perpara.
Mua nuk me duket se Kosova po kercenon dike me lufte,qe te duken konfliktet ndezur,eshte e kunderta,Kosova do qe te aplikoje ligjet e atij shteti qe nderkombetarer kane njohur me kufijte aktuale,po kerkon te aplikoje teresine territoriale, por eshte ish ministri i Milloshit,ne pozicione te forcuara nga ngjarjet gjeopolitike boterore qe nuk do paqe,por do ne kembim territore dhe kerrcenon,madje financon grupe terrorristike ne territorin e Kosoves,e kjo madje edhe nen hunden e nderkombetareve,e megjithe keto,te del nje deklarate e tille qe i thote Gobbelsit te Milloshit ,qe edhe shume keq nuk e ke! Prandaj ajo e shtrira e dores per paqe,eshte pak me e komplikuar sot nga keto ane se çe kishin Franca e Gjermania,apo per te mos folur me Japonine qe kapitulloi pa kushte, ketu eshte pak si ndryshe,nuk them qe nuk eshte nje situate e ngaterruar,edhe per faj te injorances tone nga ana gjeopolitike,nuk kemi shume nuhatje si duket per ti paraprire situatat,gje qe nuk mund te thuash per Serbet apo greket,por, qe te mos merret parasysh Kosova ashtu sikur eshte njohur,ve ne pikepyetje e dyshim shume gjera,qe normalisht na jane paraqitur si te mireqena,dhe qe per te mbajtur Serbine te qete na duhet te sakrifikojme Kosoven apo nje pjese te saj,sepse jane me te bute !!
Bravo mo deda ti qenke i salamte tregoe emrin e vertete jo deda idiot i ndyrei krahina ta qifte nenen serbe
Keto dellaratat thone shume.Ato flasin per qendrimin konstant proserb te SHBA,per mbeshteten e saj dhe Jane vazhde e qendrimeve te ambasadori te SHBA Kristofor Hill ne Beograd.Besoj e ndoqet takimin e Vicihicit me ambasadorin Rus.Ato flasin shume per qendrimin koherent prorus te Serbise.
Amerikanët i ka nxan tmerri nga frika prej Rusisë andaj po ledhatojnë klyshinë e Saj ,Serbinë.Në fakt Serbia ka fut Rusinë në të gjitha shtetet e Ballkanit,por nga frika nuk e thon amerikanët që ua rrasin shumë popujve si vietnamezve,koreanëve, irakiane,libaneze,avganistanezve e në rend janë shqiptaret.